Publikuar me : 26.10.2011 Ne :
Sport - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Futbolli, si sporti më popullor në botë, nuk ka lënë pa apasionuar pas vetes edhe diktatorët më të egër që ka njohur bota.
Adolf Hitler, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta se për cilin ekip ka bërë tifozllëk, mendohet se ishte dashamirës i skuadrës së Shalke 04. Kjo, pasi atij doemos duhet t’i ketë pëlqyer futbolli totalitar. Fyhreri ka një lidhje me Shalken, pasi ky ekip fitoi gjashtë tituj ndërmjet viteve 1934 – 1942. Por ekipi me bazë në Gelsenkirshen, afër Dyseldorfit, thotë se nuk ka asnjë provë që Hitleri ka qenë tifoz i tij.
Koloneli Muamar Gedafi, që u vra para pak ditësh, ishte tifoz i Livepulit. Atij iu gjet një kupë me stemën e Liverpulit me të cilin kishte pirë çaj pak orë para se të kapej i gjallë nga rebelët në Sirte.
Osma bin Laden, terroristi më i madh që ka njohur bota dhe përgjegjësi i sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, kishte për skuadër zemre Arsenalin. Ndoshta kjo është një arsye më shumë pse ai nuk ndërmori ndonjë sulm terrorist mbi Anglinë ose ndoshta ishte bërë tifoz ngaqë ky ekip thirret ndryshe “topçinjtë”. Bin Laden u “dashurua” me ekipin anglez gjatë një vizite në Seventies, të cilën e bëri kur ishte adoleshent. Sipas Adam Robinsonit, autorit të librit “Bin Laden: Pas maskës së terrorizmit”, ai vizitonte Anglinë edhe gjatë viteve ’90 duke ndjekur ndeshjet e ekipit të tij të dashur.
Benito Musolini ose, siç njihet, Duçe nuk ishte tifoz me “kohë të plotë”. Megjithatë, lideri fashist i Italisë ishte i lidhur me ekipin e qytetit të tij, Bolonjën (lindi në Dovia di Predappio, Forli).
Radovan Karaxhixh, ish-presidenti serbi Bosnjë-Hercegovinës, i cili po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Luftën në Hagë, është shumë i fiksuar pas skuadrës italiane të Interit. Karaxhixh kërkon me këmbëngulje që t’i jepeshin rezultatet e fundit të ekipit të tij të dashur.