Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Sociale - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shqipëria i është bashkëngjitur aksionit botëror “Të pastrojmë vendin në një ditë”, një veprimtari që ka për qëllim angazhimin e qytetarëve në pastrimin e hapësirave të përbashkëta.
Iniciativa është mbështetur edhe nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila gjatë vizitës së saj në Tiranë do të mbështesë këtë projekt të lëvizjes qytetare për pastrimin e vendit brenda një dite.
Fajon e ka cilësuar këtë një si një ide shumë e mirë për Shqipërinë, duke sjellë si shembull suksesin e këtij aksioni në vendin e saj.
“Një gjë e tillë është kryer në Slloveni dhe aksioni ishte i mjaft i suksesshëm. Të gjithë qytetarët mundohen të angazhohen për të pastruar vendin qytetet, fshatrat e rrugët tona. Mendoj se është një ide shumë e mirë edhe për Shqipërinë.
Do të mundohem ta mbështes këtë ide gjatë zhvillimeve në Tiranë dhe shpresoj që qytetarët shqiptarë do të marrin përsipër mjaft përgjegjësi për të pastruar vërtet vendin e tyre në një ditë”, u shpreh Fajon.