Me 1968, regjisori anglez percaktonte te Hapesira boshe diagnozen qe ha teatrin, pak e nga pak. Kolana e te mesuarit qe sjell Teatri i Metropolit perurohet me mendimin teorik, estetik dhe praktik te artistit qe jetoi ndermjet dy shekujsh
Keq a mire, karvani kolosal i kultures shkon perpara duke i shpene gjurmet e cdo artisti ne majen e nje mali gjithnje e me te larte plehrash.
Peter Brook, Hapesira boshe, 1968
Si ti shpetojne regjisoret, aktoret, kritiket, publiku teatri vdekatar? I tille eshte ai teater qe i perngjan gjolit me uje te ndenjur qe thith dramaturget e verber, regjisoret pa ide, aktoret e vetekenaqur.
Ne librin Hapesira boshe (Empty Space, 1968) regjisori anglez Peter Brook ben diagnozen e kesaj gangrene qe ha teatrin, pak e nga pak, pa u ndjere. Eshte i pari botim i serise Kolana e te mesuarit, iniciuar nga Teatri i Metropolit dhe drejtori Kico Londo.
Kolana vihet ne sherbim te studenteve, pedagogeve, artisteve shqiptare per te prezantuar nje larmi te madhe pergjigjesh te mundshme teorike, estetike dhe praktike te ceshtjeve te Artit te Teatrit.
Le te shpresojme, qe ne keto kushte te literatures se varfer ne shqip per teatrin, keto botime do tu japin pak drite ideve te te rinjve mbi teatrin dhe do ti bejne disi te hapur akademiket dhe artistet shqiptare ndaj kerkimeve te reja ne fushen e teatrit.
Gjuha e kulluar dhe e pasur e shqiperimit dhe fusha e gjere njohese e teatrit e perkthyeses Sesilia Plasari, e shtrojne rrugen per te konceptet e Brookut.
Plasari i vjen ne ndihme lexuesit me shpjegime te domosdoshme rreth historikut te teatrove neper bote, emrave qe i kane themeluar dhe u kane dhene jete skenave boshe dhe teorive (shek. XX) qe i kane bere te funksionojne sic duhet.
Qysh ne fillim, ne shpjegimin e termit teatri vdekatar, Plasari na prezanton nje pune te kujdesshme perkthimore. Pas shume alternativave teater i dekompozuar, ne agoni, qe heq shpirt, i sklerozuar, borgjez (sic eshte perkthyer per shembull ne frengjisht), zgjodha termin vdekatar, duke qene e vetedijshme se eshte i diskutueshem.
Eshte nje nga kater llojet e teatrit qe Brook trajton te Hapesira Boshe, krahas teatrit te shenjte, bruto, imediat.
Ky shkrim kufizohet te teatri vdekatar pasi simptomat te cilat vuan ai, jane te ngjashme me shenjat qe shfaq prej kohesh teatrin shqiptar, i shtrire ne lengate qe na ben te shtrojme me ngut dhe shqetesim pyetjen a ka sherim?
Mbi bazen e pervojes se tij 60-vjecare dhe para tij te pervojes boterore per teatrin qe ne fillimet e shek. XX, Peter Brook analizon si duhet te funksionoje dhe mos te vuaje nga agonia nje teater, nje regjisor, nje aktor, nje skenograf, nje kritik, nje publik.
Ai eshte i vetedijshem qe nuk po u jep bashkekohesve nje formule si te bejne teater, ngaqe nuk mund te dalesh ne perfundime per kete lloj arti gjithmone nje art vete-shkaterrimtar, dhe gjithmone eshte shkruar mbi ere, mbi fryme.
Perse ekziston teatri?
Qysh ne krye te heres, Brook thote se teatri e ka humbur magjine e dikurshme.
Teatrin shpesh e kane quajtur lavire, duke nenkuptuar se arti i tij eshte i papaster por sot kjo eshte e vertete ne tjeter kuptim, kjo lavire ju merr parate por nuk ju jep kenaqesi kundrejt pageses. Peter Brook thote se tani teatri nuk ka nje qellim te percaktuar ne shoqeri, ai ekziston ne forme fragmentesh.
Diku per qellime materiale, diku tjeter per lavdine, per emocionin, angazhimin politik, zbavitjen. Por, me fatkeq eshte ai teater qe ecen kuturu dhe nuk ndjek rrjedhen e kohes. Synimin e nje teatri e kuptojme nga politika e repertorit te tij.
Po cmund te thuhet per nje Teater si ai Kombetar ne Tirane, qe e ka zhdukur konceptin e repertorit dhe shfaqjet rrijne vetem tri jave dhe humbasin sikur te kishin ardhur nga hici. Perse ekziston atehere?
Dramaturgu i verber
Per modelin e dramaturgut te mire, e gjen shekuj me pare, ne Teatrin Elizabetian, qe eshte ushqyer nga veprat e Shekspirit. Katerqind vjet me pare ishte e mundshme per nje dramaturg te paraqese ne te njejten ngjarje konfliktuale si modelin e botes se jashtme ashtu edhe boten e brendshme te njeriut te nderlikuar, te marre si individ, me tensionin e pamase te frikerave dhe aspiratave te tij.
Dramaturgu i Brooku-t duhet me doemos te beje nje pakt te vere re se nuk eshte thelluar kurre sa duhet ne mjaft aspekte te jetes, as nuk eshte thelluar sa duhet ne mjaft aspekte te teatrit dhe te kuptoje se vetmia e tij e nevojshme eshte gjithashtu burgu i tij. Duke e pranuar kete, nga vepra ne veper ai do te jete me syhapet ndaj asaj cka ndodh ne boten e jashtme dhe jeta qe perpelitet brenda tij.
Po sa merakosen dramaturget shqiptare, qe me motive gjoja mbareshqiptare (shembuj jane veprat me teme te shkuaren nen komunizem), qe u vijne doresh, shpesh pa shkak, per te dale nga qerthulli i vetvetes?
Regjisori medioker
Kur degjoj nje venes ne skene te thote plot gjalleri se sherben autorin, se e le pjesen te flase vete, me lindin dyshime, sepse, nga te gjitha sipermarrjet, kjo eshte me e veshtira. Nese e le pjesen te flase vete, ka shume mundesi te mos degjohet gje prej gjeje. Nese doni qe pjesa te degjohet, atehere duhet te dini ta beje te kendoje.
Per Peter Brokun, ne castin e fillimit te vepres, regjisori vuan te njejtat pasiguri si aktoret qe ai drejton, por gjate procesit te provave gjithcka vjen duke dale ne drite dhe venesi ne skene kridhet ne nje proces krijimi te vazhdueshem, qe nuk perfundon as pas mbarimit te ngjarjes se madhe, premiera.
Si duhet te mendojme per ata regjisore, fatkeqesisht te shumte ne ambientin e teatrit shqiptar, qe ia lene gjithmone gjithcka ne dore vepres? A eshte kjo nje modesti pa asnje vlere, qe ngre ne qiell autorin, apo regjisori nuk e ka ndertuar shfaqjen mbi nje koncept te trajtuar sakte?
Aktori i plotesuar
Ne pasazhet e shumta ku rrefehet per aktorin te Hapesira boshe, kupton se eshte i mjere ai aktor qe ndihet i plotesuar dhe ndjen suksesin rrotull vetes. Ai nuk ka cte beje me ne teater.
Çfare duhet te beje per te mos lejuar plakjen artistike? Te mos reshte se perparuari si aktor - qe do te thote te mos reshte se perparuari si njeri. Brook na pershkuan nje aktor ne perpelitje te vazhdueshme dhe qe vuan shqetesime te medha brenda vetes.
Nuk mjafton vetem instinkti, vetedija, inteligjenca, vullneti, perqendrimi, por te gjitha keto bashke me kohen e duhur te provave duhet te lindin brenda tij, te zhvillohen dhe te zbrazen ne naten e shfaqjes. Ja si e kujton Brook aktoren franceze Ludmilla Pitoeff Hynte ne skene me zemren qe i rrihte aq shpejt sa qe normalisht mund te kishte vdekur cdo nate.
Skenografi brenda kohes
Amatoret e artit nuk e kuptojne se pse te gjitha dekoret e teatrit nuk duhet te behen nga piktore dhe skulptore te medhenj. Ketu Peter Brook shpjegon se ky lloj artisti e sheh mbarimin e nje skenografie si mbarimin e nje vepre arti. Skenografi, sipas tij duhet te jete i pranishem gjate gjithe procesit te krijimit te shfaqjes.
Nje skenograf i vertete teatri i mendon projektet e tij sikur te ishin gjithe kohes ne levizje, ne veprim, ne lidhje me ate qe aktori sjell ne skene gjate kohes qe ajo po zhvillohet.
Ndodh shpesh qe nje shfaqje deshton nga kostumet, aktori nuk ndihet rehat me te dhe demton interpretimin, spektatori nuk gjen asnje lidhje as me kohen kur eshte shkruar vepra dhe as me kohen qe ajo po shfaqet.
Kritiku denoncues
Peter Brook nuk e ndan qellimin e kritikut mbi teatrin nga ai i artistit dhe ai e fton te fute duart ne pune, ta provoje ate vete.
Nje nga sherbimet e pacmuara qe kritiku i ben teatrit eshte denoncimi i mungeses se kompetences. Nese per shkak te mosnjohjes ose te kompromiseve, kritiku hesht, ai ndihmon ne lojen vdekjeprurese. Brook i njeh nga afer veshtiresite ne punen e kritikut, barrierat qe duhet te shembe per te vazhduar perpara. Si mund ti flase ai nje njeriu te cilit sapo i ka hedhur balte?
Mund te krijohet nje siklet kalimtar, por eshte qesharake te mendosh se eshte krejtesisht kjo qe i privon disa kritike nga kontakti jetesor me punen ne te cilen marrin pjese.