Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trajneri i volejbollit Nuk e di kush ma futi kokainen

Publikuar me : 16.11.2010 Ne : Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Arjan Korca i arrestuar me 290 gr kokaine ne stomak pretendoi dje ne gjykate se ai skishte kaperdire kokainen


Fjeta dy nete tek disa djem durrsake ne Paris, kur nisa te ndiej dhimbje ne stomak, e me pas me hodhen ne rruge


TIRANE- Ish-volejbollisti i Kombetares shqiptare, Arjan Korca, tashme trajner ne nje ekip te volejbollit ne Rumani, mohoi dje ne Gjykaten per Krime te Renda akuzen e trafikut te droges, ndersa pretendoi se nuk kishte dijeni se kush e cfare i kishin futur ne stomak.


Para gjyqtarit te gatshem, Idriz Mulkurti, Korca, i arrestuar kater dite me pare ne urgjencen e spitalit Nene Tereza, i perlotur tregoi versionin e tij per sasine prej 290 gram kokaine te gjetura ne stomakun e tij te ndara ne 44 qese.


Kete e argumentoi edhe avokatja e tij Jalldeze Kastrati qe kerkoi nje mase me te bute sigurie. Keto pretendime prokurorja e ceshtjes, Elizabeta Imeraj, i kundershtoi duke renditur kronologjine e ngjarjes dhe menyren e nxjerrjes se kokaines nga stomaku i 44- vjecarit Korca.


Ne fund prokurorja Imeraj i kerkoi gjyqtarit qe ndaj te akuzuarit, trajnerit Arjan Korca, te akuzuar per trafik droge ti caktohej masa e sigurise arrest me burg deri ne fund te hetimit. Kjo kerkese u miratua nga gjyqtari Mulkurti, qe e vleresoi te ligjshem arrestin ne flagrance dhe i caktoi masen e sigurise arrest me burg.


Avokatja Kastrati shprehu pakenaqesine e saj, pasi Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dergoi 44- vjecarin Korca ne paraburgimin Jordan Misja, duke mos e mbajtur ne Spitalin e Burgjeve, ndonese ai ndodhej ne gjendje jo te mire shendetesore.

Rrefimi


Prej kohesh jetoj e punoj ne Rumani me nje ekip te rinjsh volejbolli. Duke punuar dhe jetuar kam siguruar edhe shtetesine rumune. Kete shtetesi me hyrjen e Rumanise ne Bashkimin Evropian, e kam perdorur per te levizur per pune ne vende te ndryshme perendimore.


Edhe ne kete rast, rreth kater jave me pare kam shkuar ne Paris te Frances dhe aty rastesisht jam njohur me dy djem qe nga theksi i komunikimit ishin nga rrethi i Durresit. Duke pare se nuk kisha ku te rrija, ata me ofruan banesen e tyre per ca dite. Pas dy ditesh qendrimi aty u ndjeva keq dhe me dhimbje barku. Mendova se ato me vinin nga heqja e 1/3 se stomakut, qe e kam operuar prej kohesh.


Nuk mbaj mend se cfare ndodhi me mua pasi kam humbur ndjenjat per dy dite. Me pas jam zgjuar dhe dy djemte me lane ne rruge te madhe duke me kerkuar qe te largohesha.


Me pas, rreth tri jave me pare, u ktheva ne Shqiperi. Erdha ketu e serish nisa te kem dhimbje barku. Edhe ne kete rast mendova se vinte nga operimi i kryer kohe me pare. Per kete shkak mora mjekime por dhimbja nuk ndalej.


U vizitova te mjeku i cili me dha disa ilace qe nuk me bene derman. Duke pare dhimbjet e forta qe kisha kerkova ndihme ne urgjencen e QSUT-se, ku pasi me eshte bere nje eko-grafi mjeku me tha se kisha sende te huaja ne stomak. U habita dhe i kerkova ti nxjerrin nese munden. Aty iu nenshtrova nje nderhyrjeje mekanike per nxjerrjen e sendeve te huaja.


Ato rezultuan se ishin qese te mbushura me kokaine. Nuk e di kush dhe si kane hyre ne stomakun tim, pasi vete nuk do rrezikoja jeten dhe ti fusja,- tha i akuzuari Korca ndersa lotet i pershkonin faqet, para gjykates dhe prokurorise.


Ne fund te deklarimit te tij, mesohet se trajneri i arrestuar Arjan Korca u shpreh se nese do ti kisha futur vete ne stomak, nuk do vija ne spital te kerkoja te mi hiqnin, do ti nxirrja ne nje klinike private kundrejt nje pagese qe mund te jepja- pretendoi ai para prokurores dhe gjyqtarit te mases se sigurise.


Trajneri i volejbollit u arrestua ne urgjence


Arjan Korca, u arrestua mbremjen e 12 nentorit 2010 ne ambientet e salles kirurgjikale te urgjences qe ndodhet ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne kryeqytet, pasi mjeket i nxoren 290 gram kokaine te fshehur ne 44 kapsula.


Sipas prokurorise, Korca kishte disa dite qe kishte ardhur ne Shqiperi pasi kishte qene ne nje vizite disa ditore ne France, por mendohet se para se te vinte ne France ka qene ne shtetet e Amerikes se Jugut, ne Argjentine.


Pritet qe ne ditet ne vazhdim, Prokuroria per Krime te Renda te verifikoje ne sistemin TIMS qe nese 44- vjecari Korca udhetonte shpesh jashte territorit shqiptar dhe ku kishte destinacionin.

Eko-ja zbuloi kapsulat e kokaines


Trajneri i ekipit te para te rinjve te Volejbollit ne Rumani, 44- vjecari Arjan Korca, pasditen e dates 12 nentor ka kekuar ndihme ne QSUT per dhimbje barku. Pas ekzaminimit me ECHO mjeket kane konstatuar sende te huaja ne stomak. Pas ketij konstatimi, mjeket kane vendosur qe me ndihmen e instrumenteve mjekesore te nderhyjne per ti nxjerre kapsulat qe ndodheshin ne stomak.


Pasi i kane dhene anestezi te pergjithshme 44 vjecarit, mjeket kane filluar me mjete mekanike ti nxjerrin qeset e mbushura me kokaine nga zorra e trashe. Ku mbremjen e 12 nentorit jane nxjerr 30 kapsula dhe mengjesin e dates 13 nentor i kane nxjerre edhe 14 kapsula te tjera nga stomaku i Korces.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit