TROPOJE- Pothuajse cdo vit banoret e fshatrave Dojan, Cerrnice, Tpla, Fushe-Lumi, Bujan e tjere te Tropojes ankohen ne fillimin e sezonit te ujitjes per mosfunksionimin e kanaleve vaditese, duke u thare te mbjellat.
Shume fermere nga Fushe-Lumi vitin e kaluar e mbollen token dhe e korren pas 2 muajsh, duke u thare e gjithe bima e misrit. Keshtu kane vepruar edhe fermeret e tjere te fshatrave te lartpermendur. Ekziston nje Bord Kullimi qe padrejtesisht ka vartesi ne prefekturen e qarkut, thone drejtues te ketij bordi per Tropojen.
Çdo investim kryhet pas miratimit nga Bordi i Kullimit te rajonit, madje edhe pagat dhe punetoret sezonale miratohen ne Kukes. Perqendrimi i institucioneve ne prefekturen e qarkut nuk presupozon qe pasojat te jene negative ne dem te komunitetit.
Banoret e fshatit Cerrnice ka disa vite qe ankohen deri ne Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit per furnizimin me pompa nga lumi Valbona, por asnje mase nuk eshte marre, thote per Shekullin kryeplaku i fshatit, Zef Kolndreu. Sivjet, - thote ai, - kemi siguruar nje elektropompe privatisht, pasi komuna nuk eshte interesuar per zgjidhjen e ankesave tona.
Ka vite qe ne Tropoje nuk vaditet e tokat e mbjella me prodhime bujqesore te Tplanit, Cerrnices, Dojanit, Fushe-Lumit zhuriten nga thatesira, nderkohe edhe perimet tashme nuk mbillen nga fermeret. Per rrjedhoje, perimet e stines kane nje kosto shume te larte, duke u blere nga tregtaret ne Kosove, Shkoder e Tirane, me cmimin pothuajse dyfishin e prodhimit vendas.
Ndonese eshte folur dhe jane dhene fonde per kanalet vaditese, situata nuk ka ndryshuar as kete vit. Kemi hyre ne sezonin e vaditjes se prodhimeve bujqesore, e ne temperaturat e larta te qershorit toka zhuritet per uje ne rrethin e Tropojes, e ndodhur ne mes maleve dhe ujerave te bollshme. Kjo eshte sa paradoksale aq e vertete.