Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
UT, jo financimit te privateve nga shteti

Publikuar me : 16.07.2010 Ne : Sociale - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Universitetet Publike, kunder propozimit te MASH per financimin e universiteteve private nga buxheti i shtetit


Rektoret Modeli Kilian eshte i deshtuar. Favorizon sistemin privat dhe ngritjen pa kriter te instituteve te arsimit te larte


Rektoret e Universiteteve publike kane kundershtuar njezeri propozimin e pak diteve me pare te ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, per financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit te shtetit.


Ne mbledhjen e dites se djeshme te Konferences se Rektoreve eshte diskutuar drafti, i cili permban nje liste te gjate propozimesh dhe argumentesh per menyren e funksionimit te ketij modeli, si dhe pasojat qe do te sillte nese do te aplikohej ne sistemin arsimor shqiptar.


Per kete draft ka punuar nje grup ekspertesh te UT-se, te cilet kane analizuar shtate modelet e aplikuara ne Britanine e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kili, Lituani, Poloni, Gjermani, France, duke paraqitur avantazhet dhe disavantazhet perkatese. Ne deklaraten e pak diteve me pare, Ministri Tafaj u shpreh se modeli i ri i financimit te universiteteve ne vendin tone do te bazohej mbi nje model te suksesshem, ate kilian.


Por, sipas specialisteve te Universitetit te Tiranes, modeli Kilian jo vetem qe nuk eshte i suksesshem, por ai eshte ndertuar ne rrethana dhe ne kushte te caktuara, qe nuk kane ndonje lidhje me sistemin shqiptar te arsimit.


Sipas analizes se UT-se, duke qene se asnje prej vendeve te rajonit, e as ato sisteme akademike me pervoje nuk financojne ne mase universitetet private, vlen te shihen pasojat qe ka sjelle ky sistem ne vendin ku u aplikua, ne Kilin e diktatorit Pinocet. Sistemi kilian i arsimit te larte synon regjistrimin ne universitete te studenteve qe vijne nga shtresat ne nevoje.


Skema e financimit per studente, qe u vendos nga regjimi ushtarak, favorizon sistemin privat dhe ngritjen pa kriter te instituteve te arsimit te larte. Pasojat e tij jane renie e cilesise se arsimit te larte ne pergjithesi, ulje te ndjeshme te pagave te stafit akademik, largim te stafit te kualifikuar drejt sistemeve te tjera, duke u njohur si deshtim edhe nga vete shteti kilian, thuhet ne draft, i cili vlereson se sistemi i arsimit te larte shqiptar ka kushte pabarazie.


Konkretisht universitetet private kane mundesi ti perdorin te ardhurat dhe fondet sipas deshires se tyre, nderkohe qe universiteteve publike iu mohohen edhe te ardhurat e vete institucionit.


Fondi i arsimit te larte perbehet kryesisht nga fondi per pagat e pedagogeve, e si pasoje universitetet do te duhet te paguajne vete pagat e punonjesve, qe do te thote se ne rastin e pare te veshtiresive buxhetore do te cenohen pedagoget, qofte duke shkurtuar organiken, ose pagat, e qe ne te dyja rastet cenon cilesine e universiteteve. Nga ana tjeter, te ardhurat e universiteteve private do te rriten artificialisht, ndersa te ardhurat e atyre publike do te ulen ne menyre drastike.


Ndersa, financimi i universiteteve private do te behet edhe nga te ardhurat dytesore te universiteteve publike, te cilat padrejtesisht nuk i jane kthyer universiteteve pergjate gjithe ketyre viteve.


Sipas eksperteve te UT-se, perpara se te shkohet ne debatin per financimin e institucioneve te arsimit te larte privat nga buxheti i shtetit duhet te rishikojme pozicionin e ketyre institucioneve ne sistemin arsimor shqiptar.


Elementet thelbesore qe garantojne cilesine e arsimit te larte jane staf akademik i kualifikuar, niveli i studenteve dhe mundesia financiare e programeve arsimore dhe kerkimore. Ne konkluzionet e ketij drafti thuhet se marrja e shembujve te shteteve te huaja dhe modeleve arsimore qe ato aplikojne nuk gjejne zbatim ne Shqiperi sepse cdo sistem i zbatuar dhe aplikuar duhet ti pershtatet kushteve shoqerore, historike dhe traditave te ndjekura.


Nga vende te ndryshme mund te marrim thjesht ide, por per te ndertuar sisteme dhe politika arsimore ato duhet ti gjejme vete, duke perdorur me eficence maksimale potencialet intelektuale te brendshme, te cilat jane ne gjendje te bejne cdo lloj reforme, duke e pershtatur ne menyren me te mire te mundshme me kushtet historike, kulturore, shoqerore dhe tradicionale te vendit. Kjo, aq me teper kur diskutohet implementimi i sistemit kilian, thuhet ne draft.


Modeli kilian i financimit te institucioneve te arsimit te larte favorizon sistemin privat dhe ngritjen pa kriter te universiteteve, theksohet ne draftin e pergatitur nga Universiteti i Tiranes (UT) mbi reformen e financimit, te cilen brenda pak diteve do ta hedhin ne diskutim me aktoret e tjere te perfshire ne sistemin e arsimit te larte.

Nuk ka kritere per percaktimin e studenteve qe do te perfitojne nga fatura

Sistemi me fature i jep te drejten studentit te zgjedhe Universitetin qe deshiron. Kjo do te thote qe sasia e fondeve publike qe do te marre nje institucion do varet nga aftesia e institucionit per te terhequr studente.


Disa programe jo terheqes nuk do te marrin dot mjaftueshem mbajtes Faturash (studente), te cilet te mund ti sjellin te ardhura (deget inxhinierike, miniera, etj).


Kjo e vendos nje student ne pozicionin e nje bleresi, nderkohe qe ai nuk po blen me parte e tij, por me parate e qeverise, pra me parate e taksave. Specialistet e UT-se argumentojne se nje veprim i tille do te conte ne kerkese me te ulet per disa programe deri dhe ne mbylljen e tyre dhe pse mund te jene programe te mira.


Nje tjeter problem te sistemit me fature qe ata evidentojne eshte se cili student do te arrije te fitoje kete te drejte dhe cili jo? Deri ne cfare niveli keto do te jene te bazuara ne merita apo dhe nevoja?


Ketu vlen te theksohet se financimi mbi baza meritash, nuk ve dot ne dukje ndryshimin e niveleve me te hershme te arsimimit. Metoda me fatura per student e financimit te arsimit te larte sjell dhe jo qendrueshmeri ne investimet e institucioneve, fakt ky qe ve shume ne diskutim cilesine e arsimimit ndermjet viteve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E bindur per fundin e botes, i jep fund jetes

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 94 here.
E bindur per fundin e botes, i jep fund jetesIsabel Taylor / Foto Daily Mail Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pas përballjes me skenarët e mundshëm të fundit të botës në internet. 16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës. 16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do t’i vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një...Lexo te gjithe artikullin »


» Gelltit diamantin me vlere 20 mije dollare, policia i ben roje
» Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Holanda Shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Gjeorgji, parada gay, dhjetera te plagosur
» Fillimisht ndertesa, me pas katet nentokesore… Kjo ndodh ne Kine
» “Festat e Berluskonit ishin nje tubim prostitutash”
» Vajza balerine, me kembe proteze, sfidon konkurrentet e saj
» Propozim nen ujevare
» Vajza me gjysme trupi merr pjese ne olimpiaden e notit
» Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjecar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit