Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendoret socialiste Te terhiqen ndryshimet ne ligjin per taksat

Publikuar me : 07.11.2010 Ne : Politike - 134 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Drejtuesit e 100 bashkive dhe komunave socialiste kundershtojne projektligjin e fundit te qeverise per ndryshime ne taksat vendore


Kryetari i shoqates Ndryshimet ne ligji synojne tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale



POGRADEC -
Shoqata per Autonomine Vendore kundershton projektligjin e qeverise per rimbursimin e kasave fiskale ndaj bizneseve te vogla permes buxhetit te Bashkise. Kryetari i kesaj shoqate, Artan Shkembi, theksoi dje se projektligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore, i cili po shqyrtohet aktualisht ne Kuvendin e Shqiperise, synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale. Shoqata per Autonomine Vendore, ne emer te 100 bashkive te medha dhe komunave qe perfaqeson, denoncon sulmin me te fundit te qeverise Berisha kunder qeverive vendore, nje sulm qe dhunon kushtetuten dhe autonomine vendore ne Shqiperi dhe synon ti coje ne falimentim bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita, deklaroi Shkembi.


Perfaqesuesi i 100 bashkive dhe komunave qe drejtohen nga Partia Socialiste ben te ditur se njohin te drejten e bizneseve qe ti blejne kasat me nje cmim te perballueshem per ta dhe se bashkite jane dakord me kompensimin nga buxheti i shtetit. Sipas Shkembit, nese miratohet ky projektligj, do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave, duke ju shkaktuar atyre rreth 90perqind humbje ne te ardhurat e veta. Ai nenvizoi se ne disa bashki humbjet ne buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140perqind. Per bashkite socialiste, ky projektligj eshte nje tjeter shprehje e dhunshme e Berishes per te deformuar marredheniet mes biznesit dhe bashkive duke bere korrupsion edhe ne kurriz te biznesit edhe ne dem te bashkive.


Nga njera ane, ai u imponon bizneseve kasa fiskale me cmimet e larta te caktuara nga kompanite qe qeveria qendrore ka licencuar arbitrarisht, dhe, nga ana tjeter, i detyron bashkite dhe komunat te paguajne faturen per keto kasa, duke treguar hapur lidhjen korruptive me biznesin e kasave. Pra, bashkite e komunat do te blejne kasat per biznesin e vogel tek klientet e qeverise Berisha, akuzoi Artan Shkembi. Sipas tij, ky eshte nje rast flagrant ku korrupsioni qe ka mberthyer pushtetin aktual, prek drejtpersedrejti sherbimet qe pushteti vendor u ofron qytetareve. Drejtuesit vendore socialiste e cilesojne kete projektligj si te propozuar per nje pershkallezim te sulmeve te kesaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave te opozites ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit 2011.


Me tej, shoqata per Autonomi Vendore i beri thirrje kryeministrit Berisha qe te mos e shpreh deshtimin me sulme ndaj autonomise vendore dhe te mos pengoje punen e tyre ne sherbim te qytetareve. Me konkretisht, Shoqata per Autonomi Vendore i kerkon qeverise qendrore qe Te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore; Te mundesoje brenda te enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011, apeloi Artan Shkembi. Nese keto kerkesa nuk plotesohen, Shoqata per Autonomi Vendore paralajmeron pershkallezimin e aksionit te protestes ne mbrojtje te se drejtes dhe detyrimit te tyre per ti sherbyer qytetareve.



Kerkesat

Shoqata per Autonomi Vendore i kerkon qeverise qendrore qe
* Te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore
* Te mundesoje brenda te enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit