Voskopoja i ka te gjitha, myshkun, freskine, pishat, ajrin, kishat, bagetine, livadhet, malin, qiellin, vajzat, ka magjine e nje vendi qe smund te jete askund tjeter i tille.
Teksa vera e nxehte perveluese nuk mund te perballohet, freskia dhe ajri i paster i pishave voskopojare jane gjithcka qe do deshironim, per te kaluar nje tjeter gjendje mes ca diteve qofte dhe te pakta pushimesh.
Nese te bie rasti te ndodhesh ne Korce ne skajin juglindor te vendit te shqiptareve, nuk ke si si ta kuptosh kete qytet pa vizituar qofte dhe disa caste Voskopojen, vendin qe i ka dhene kryeqendres se juglindjes themeluesit e tij, ndersa vete jeton mes te shkuares se bazilikave dhe kishave magjepese, por dhe nje klime te rralle qe do ta deshironte cdokush.
Korcen e kane themeluar voskopojaret, ndersa mbiemrat e medhenj te ketyre familjeve jane simboli i kambanave te cdo kishe ne kete vendbanim qe ka ndryshuar strukturen e tij nga nje qytet dikur i populluar, ne nje fshat nese mund te shprehemi keshtu, tejet te cuditshem.
Themi fshat pasi zyrtarisht nga qeveria shqiptare sot emertohet si i tille pavaresisht se rrenimi qe i ka dhene koha, nuk mund te zbehe realitetin e dikurshem te madheshtise.
Voskopoja, nje identitet i forte kombetar ka se cfare te rrefeje, ndonese pak nga pak eshte duke marre fytyren e nje qendre te vertete te turizmit malor, por dhe atij kulturor padyshim.
Sic thote nje shkrimtar i njohur anetar i parlamentit te vendit Voskopoja i ka te gjitha, myshkun, freskine, pishat, ajrin, kishat, bagetine, livadhet, malin, qiellin, vajzat, ka magjine e nje vendi qe smund te jete askund tjeter i tille.
Teksa vera e nxehte perveluese nuk mund te perballohet, freskia dhe ajri i paster i pishave voskopojare jane gjithcka qe do deshironim, per te kaluar nje tjeter gjendje mes ca diteve qofte dhe te pakta pushimesh.
Sezoni turistik ne kete vend qe ka nje histori prej disa shekujsh, nuk ka vetem nje stine. Vera mbetet e preferuar per vizitoret vendas dhe te huaj, por te kater stinet ne kete zone jane thjesht magjike. Per te mos iu ndare veres ne Voskopoje ka filluar te ndihet gjalleria e mysafireve te shumte ne te.
Kryetari i komunes, Nexhip Bacelli, thote se ne kete stine Voskopoja popullohet me rreth 1 mije banore, ndersa fundjava duket se eshte dhe me e begata pasi me shume se 300 shtreter te hoteleve dhe familjeve zihen nga pushuesit e shumte qe adhurojne turizmin malor.
Investimet gjate ketij viti kane qene te shumta, ndersa perfundimi i punimeve te rruges Korce-Voskopoje ka shtuar numrin e atyre qe nuk mund ti qendrojne larg kesaj zone. Pas te gjitha masave te marra, i jane hapur dyert pushuesve per te shijuar freskine, ajrin e paster, pa harruar dhe ushqimet tradicionale sigurisht krejtesisht natyrale.
Autoritetet lokale kujdesen per ambientin dhe rregullin e nje pastertie te deshirueshme nga te gjithe, por duke u treguar tejet te kujdesshem ne ndertimet qe jane te vrullshme ne kete vend, sidomos ne dy vitet e fundit.
Rruge dhe emra...
Voskopoja eshte e pafundme ne surprizat e saj. Fshati dikur nje qender e rendesishme e Shqiperise, sot vjen ndryshe me rruget e tij karakteristike te cilat mbajne emertimet e vendosura. Nje nisme e vecante kjo nga komuna, per te mos lene pas edhe 8 nga 26 kishat e dikurshme.
Te habit fakti se jane me shume se 14 rruge qe kane emertime te figurave te njohura te kujteses voskopojare. Rruga e vellezerve Zografi, rruga e David Selenices, Teodor Kavaljoti etj. Jane shume por te shoqeruara me sinjalistiken bashkekohore behen edhe me intriguese.
Ne kete vend mes sfides se historise dhe rikthimit te nje qendre te rendesishme si shekuj me pare, nuk mund te humbasesh. Rruget jane ato qe te cojne padyshim ne zemer te tij. Por nese ato shoqerohen me emertesa qe vijne nga e shkuara e ndritur, cdo ecje ne keto kalldreme te hijshme behet gati gati e paharrueshme.
Histori dhe jo vetem...
Voskopoja rreth 21 kilometra larg Korces ka pasur lulezimin e saj ne fillimim te shekullit te 18-te kohe ne te cilen u ndertua Akademia e re, biblioteka, shtypshkronja, nje spital, nje azil per te varfrit etj.
Madheshtia e kesaj qendre te rendesishme kulturore dhe turistike nuk mund te zvenitet kurrsesi nga koha dhe aq me pak nga njerezit te cilet nuk mund ta harrojne nese vijne qofte dhe disa caste te vetme ne te.
Voskopoja eshte nje nga pikat e rendesishme turistike dhe kulturore te rajonit te Korces. Pozicioni i favorshem gjeografik, peizazhi perhere mbreselenes ne te gjitha stinet nuk mund te marrin kuptim pa historine gati legjendare te ketij qyteti te dikurshem. Voskopoja mendohet te jete themeluar rreth shekullit te XIV.
Kulmin e lulezimit te saj e arriti ne shekullin XVIII periudhe qe pati dhe zhvillimin me te madh tregtar dhe kulturor. Gjate kesaj kohe ajo renditet si qyteti i dyte me i madh i Perandorise Otomane pas Stambollit, tregojne dokumentet e kohes.
Pikerisht ne kete periudhe ne te numeroheshin rreth 50 mije banore, ndersa numeroheshin 26 kisha nga te cilat sot kane mbetur vetem 8. Qyteti ishte formatuar me rruge me kalldreme, trotuare dhe kanalizime. Tregtaret voskopolite, sic thirreshin asokohe, frekuentonin tregjet e qendrave kryesore te Ballkanit dhe Evropes.
Teodor Kavaljoti, Sevasti Leontiadhi, Mihal Gora, Grigor Moskopoliti jane disa nga personalitetet e shquara te Voskopojes te shekullit XVIII. Fundi i shkelqimit te saj erdhi se bashku me shkaterrimin total te qytetit gjate viteve 1769, 1772 e 1789. Por goditjen perfundimtare Voskopoja e mori ne vitin 1916 gjate Luftes se Pare Boterore. Qe atehere ajo pesoi nje transformin te dhimbshem duke u kthyer ne nje fshat me pak rendesi nga ana ekonomike.
Ne vend te nje pershendetjeje, nje foto...
Ti largohesh Voskopojes duket e veshtire, por ca kujtime ne celuloid do te ishin pak per ti mbajtur brenda vetes ne kujtese. Askush smund te largohet e te mos kthehet pas ne kete vend perrallash, por me pare nje foto ne kishat e Voskopojes apo ne natyren e saj do te ishin gjeja me e bukur per ti rrefyer si objekte te cmuara te veres 2010...