|
“Zgjedhjet”, parandalohet nje vrasje
Publikuar me : 28.08.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një krim për hakmarrje ndërsa ka ndaluar të dyshuarin si autor të tij. Sipas policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara është marrë informacioni se mbrëmjen e sotme Gjovalin Vuksani 20 vjeç nga fshati Nënmavriq i komunës Shalë po përgatitej të kryente një vrasje ndaj një pjesëtari të fisit Tonaj , banues në Shalë. Dy familjet Tonaj e Vuksani janë në hasmëri mes tyre që gjatë fushatës për zgjedhjet vendore ku kandidonin Dedë Tonaj dhe Bal Vuksani.Konflikti. Por ndërsa zgjedhjet në komunën e Shalës përfunduan më 21 gusht dhe fitoi me 2 vota më shumë Bal Vuksani i PS, konflikti mes familjeve nuk është shuar. Sipas policisë, Gjovalin Vuksani pasi ka siguruar mjetet për kryerjen e krimit, ka dashur të vrasë një pjesëtar të familjes Tonaj. Në momentin e ndalimit nga policia atij i është gjetur një armë automatike model 56 me tre fishekë, dhe një fishek në folenë e pushkës. /Shekulli – A.Dushi/
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme.
I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë.
Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|