Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
120 kg hashash te kapura ne Tirane vinin nga Lazarati

Publikuar me : 31.10.2011 Ne : Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka bllokuar 120 kilogramë hashash në një operacion të koduar me emrin “Hallouin”. Droga vinte nga Lazarati dhe do shitej në Tiranë ndërsa tëarrestuarit janë Shkëlzen Kol Hajdari, 32 vjeç, Aleksander Zef Kola (Dedukaj), 32 vjeç, Eqerem Kapllan Hoxha, 56 vjeç dhe Maliq Xhemal Memo, 54 vjeç.

Arrestimi i tyre është kryer teksa po hynin në kryeqytet nga rruga e vjetër Tiranë- Durrës. Policia e Tiranës kishte marrë informacione në rrugë operative për mundësinë e transportimit të një sasie të madhe hashashi. Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se hashashi është blerë në Lazarat nga Shkëlzen Hajdari dhe Aleksandër Kola. Ajo është vendosur në makinën e shtetasit Maliq Memo dhe përpara tre ose katër ditësh është nisur drejt Durrësit ku është fshehur në banesën e shtetasit Eqerem Hoxha.

Policia kishte dijeni se Maliq Memo merrej me shpërndarje lënde narkotike dhe e kishte në ruajtje. Pasditen se së shtunës, katër të arrestuarit janë nisur nga Durrësi për në Tiranë me dy makina. Memo dhe Hoxha ndodheshin në një veturë ndërsa Hajdari dhe Kola me një fuoristradë. Policia i kishte ndjekur nga pas me makina private ndërsa në hyrje të Tiranës ishte ngritur një postbllok në një vend disi të fshehur. Në afërsi të fshatit Pezë Helmës policia ka dalë përpara makinave dhe i ka kërkuar që të ndalojë. Vetura e vogël ka devijuar nga rruga edhe është nisur drejt lapidarit të Pezë, pranë të cilit është bllokuar nga policia. Makina e dytë, tip Mitsubishi Pajero është bllokuar në vend. Në të ndodheshin 120 kilogramë hashash.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative të Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit u arrit kapja e tyre në afërsi të fshatit Pezë Helmës në Tiranë, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip Mitsubishi Pajero. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 120 kg. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me nje karikator dhe 9 fishekë”,- thanë dje burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Sipas tyre, droga ishte blerë në Lazarat për rreth 50 mijë euro dhe pas shitjes në Tiranë të arrestuarit do të fitonin rreth 100 mijë euro.

Hetuesit shpjeguan se organizatorë të këtij trafiku dyshohet se janë Shkëlzen Hajdari dhe Aleksandër Kola. Të dy këta persona kanë qenë të dënuar në Greqi për trafik lëndësh narkotike dhe pasi kanë vuajtur dënimet janë rikthyer në Shqipëri. Burimet pohuan se ka edhe persona të tjerë në hetim, por emrat e tyre nuk mund të bëhen ende publikë.

 

 

Të sekuestruara

Sasia e bimës se dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshës 120 kg

Një pistoletë (Zastava), me një karikator dhe nëntë fishekë, model 54

Dy automjete

Një shumë parash të cilat janë përfituar nga kjo veprimtari

 

Shkelzen Kol Hajdari, 32 vjec, banues në Qafzotaj Durrës, i dënuar në shtetin Grek për trafik lëndësh narkotike,

Aleksander Zef Kola (Dedukaj), 32 vjec, banues në Dushnez Tropojë, i dënuar më parë në shtetin Grek për trafik lëndesh narkotike,

Eqerem Kapllan Hoxha, 56 vjec, banues në Qafzotaj Durrës,

Maliq Xhemal Memo, 54 vjec, banues në Shijak Durrës,

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit