TIRANE - Efektivet e Gardes se Republikes kane pasur me vete me 21 janar arme te tjera, jashte armatimit zyrtar. Behet fjale per te pakten disa pistoleta, te cilat jane perdorur ne demonstraten e opozites dhe qe nuk rezultojne te jene te regjistruara si armatim i Gardes. Ky dyshim eshte ngritur nga prokuroria pas analizave te shumta qe i jane bere armeve dhe gezhojave ne vendin e ngjarjes.
Misteri shtohet edhe me shume nga nje sere faktesh kontradiktore. Ne oborrin e kryeministrise, ne pjesen veriore, jane gjetur 14 gezhoja pistoletash. Ne disa video amatore duken qarte punonjesit e gardes qe qellojne me pistolete. Deshmitaret okulare kane pohuar se kane pare punonjes te gardes te qellojne me pistolete pasditen e 21 janarit.
Por ekspertiza balistike tregon se asnje nga 32 pistoletat qe kishte Garda ne perdorim ate dite, nuk ka shkrepur asnje plumb te vetem. Pas kesaj, prokuroria ka mbetur me 14 gezhoja jetime dhe asnje pistolete nga te jene shkrepur keto plumba.
***
32 pistoletat e kalibrit 9 mm qe efektivet e Njesise Speciale te Gardes se Republikes kishin ne perdorim diten e demonstrates se 21 janarit 2011, rezultojne se jane te pastra dhe pa shkrepje. Ne kete konkluzion kane arritur ekspertet e Institutit te Policise Shkencore te Ministrise se Brendshme, ne perfundim te ekspertimit balistik e krahasues te 32 pistoletave 9 mm me 14 gezhojat ende pa autor qe jane gjetur ne oborrin e Keshillit te Ministrave.
Sipas dy ekspertimeve, qe jane dorezuar tashme prane grupit hetimor te asaj qe ndodhi pasditen e 21 janarit, gardistet e Njesise Speciale diten e demonstrates nuk kane qelluar me pistoletat e tyre personale.
Prokuroria, pasi ka siguruar disa pamje filmike, ku duken qarte disa efektive te Gardes se Republikes qe ndodhen ne pjesen veriore te oborrit te Keshillit te Ministrave duke qelluar me pistoletat e tyre personale dhe nga sekuestrimi ne vendin e ngjarjes te 14 gezhojave (nga 131 ne total) te plumbave te kalibrit 9 mm, per te cilat ende nuk jane zbuluar se nga cila arme jane shkrepur, prokuroria ka bere keqyrjen e librave te sherbimit, duke identifikuar te gjithe efektivet qe kishin ne perdorim pistoleta te kalibrit 9 mm diten e demonstrates.
Pasi jane identifikuar emrat e efektiveve, prokuroria ka sekuestruar fillimisht 32 pistoleta te kalibrit 9 mm, qe kishin ne perdorim e gjithe Njesia Speciale e Gardes se Republikes. Nga ekspertimi balistik e krahasues i ketyre pistoletave me 14 gezhojat (nga 131) te gjetura ne oborrin e kryeministrise, rezulton se keta efektive nuk kane qelluar me pistoletat e tyre, - thuhet nga burimet e prokurorise, duke iu referuar akt-ekspertimeve te dorezuara tashme ne prokurori.
Sipas ketyre ekspertimeve, deri me tani rezulton se vetem kater efektive te kesaj njesie, Agim Llupo (i arrestuar), Gamzend Ahmetaj, Sadik Çelaj e Mark Nikolli, kane qelluar me armet e tyre automatik te llojit MP-5. Nga ana tjeter, ende pa perfunduar ekspertimi i 32 pistoletave te marra ne fillim te muajt mars, prokuroria ka sekuestruar ne Komanden e Gardes se Republikes edhe 36 pistoleta te tjera te kalibrit 9 mm, te cilat ishin ne perdorim te efektiveve qe kishin per detyre ruajtjen dhe sigurine e nderteses se kryeministrise.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim, te perfundojne edhe ekspertimi i ketyre pistoletave, por, sipas akuzes, ka gjasa qe te mos zbulohen pistoletat qe kane shkrepur 14 gezhojat e teperta qe jane gjetur ne oborrin e kryeministrise.
Ne pjesen veriore te nderteses se kryeministrise, ne krah te Piramides mbremjen e demonstrates se 21 janarit, prokuroria ka sekuestruar 131 gezhoja te plumbave luftarak te kalibrit 9 mm. Nga ekspertimi i armeve automatike te llojit MP-5 kane rezultuar se kater prej efektiveve te Njesise Speciale, Llupo, Ahmetaj, Çelaj dhe Nikolli, kane shkrepur 117 plumba ne drejtim te turmes dhe ne ajer.
Ndersa 14 gezhojat, te cilat per momentin kane mbetur pa autor, dyshohet se jane qelluar nga arme, te cilat jane perdorur pa i regjistruar ne librat e sherbimit, per te fshehur autoresine e pasojave te demonstrates.
Ekspertiza, kane qelluar vetem 4 arme
Ekspertet e Institutit te Policise Shkencore deri me tani me kerkese te Prokurorise kane kryer ekspertimet balistike e krahasuese te 76 armeve te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm dhe 32 pistoletat e kalibrit 9 mm qe efektivet e Gardes se Republikes kishin ne perdorim diten e demonstrates se 21 janarit 2011.
Prej ketyre, jane kthyer tashme ne komanden e Gardes rreth 66 arme automatike te llojit MP-5, ndersa 10 te tjera jane vazhdojne te sekuestruara nga Prokuroria per tu krahasuar edhe me predhen e hequr nga koka e viktimes Aleks Nika qe nderroi jete ne Turqi dhe qe pritet te vije ne Shqiperi. Gjithashtu, eshte kryer edhe ekspertimi i 32 pistoletave te kalibrit 9 mm, - thane burimet e akuzes.
Sipas ketyre te fundit, mesohet se me date 22 shkurt, prokuroria sekuestroi 51 arme te llojit MP-5, nga te cilat rezultoi se vetem kater prej tyre kane qelluar ne drejtim te turmes se demonstruesve dhe ne ajer. Ndersa te tjerat rezultuan se nuk kane shkrepur asnje plumb. Me pas, jane sekuestruar edhe 25 arme te tjera te llojit MP-5, te cilat rezultuan te pastra.
Per te vazhduar me sekuestrimin e 32 pistoletave ne fillim te muajt mars, qe rezultuan te pastra. Dhe ne mesin e muajt mars, prokuroria sekuestroi dhe dergoi per ekspertim edhe 36 pistoleta te tjera per te gjetur autoret e vrasjes se Aleks Nikes e Faik Myrtes, si dhe armen qe qelloi 14 gezhojat ende enigme te gjetur ne oborrin e kryeministrise.