Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Kronike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 vjet Lavdërim Tufën, duke e shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur me pseudonimin Miri i Xhikes.
Akuza ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën, ndërsa trupi gjykues ka dhënë vendimin për 20 vjet burgim, duke e cilësuar autorin si bashkëpunëtor në krim.
Akuza e armëmbajtjes pa leje në ngarkim të Tufës ra për shkak të mosgjetjes së gjurmëve të tij në armën me të cilën u krye krimi.
Miri i Xhikes u vra në mars të vitit 2003, në lokalin e tij te Kartodromi.