Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Politike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali, festimit të ditës së flamurit dhe festës së pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u nisën sot për në Torino.
Vizita e presidentit po mbahet me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino.
Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.