Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
20 vjet me pare, eksodi i gushtit 1991

Publikuar me : 02.08.2011 Ne : Sociale - 100 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një ditë të nxehtë gushti, 20 vjet më parë, Bari pa ankorimin në brigjet e veta të një anijeje nga Durrësi të quajtur VLORA. Në këtë gusht të largët të 1991-shit anija shqiptare solli në një nga pikat më të afërta të Italisë me Shqipërinë rreth 20 mijë emigrantë nga e gjithë Shqipëria në atë që, në shikim të parë, ngjante me një pushtim që ishte i vështirë për t’u kontrolluar. Megjithatë administrata e asokohe e qytetit, e kryesuar nga kryetari i atëhershëm Enrico Dalfino, arriti të japë një shembull të qartë të shpresës, integrimit dhe solidaritetit për të gjithë Italinë duke ia dalë të akomodonin shumicën e atyre emigrantëve, pavarësisht izolimit nga ana e ish-presidentit italian Cossiga, i cili e përkufizoi si ‘budalla’ kryetarin e Barit.

Njëzet vjet pas ardhjes së Vlorës, këshilli i Barit do të festojë ngjarjen me një javë të tërë eventesh artistike, kulturore, argëtuese e sportive, në emër të integrimit në mes të popullit italian dhe atij shqiptar. Nga një deri tetë në gusht, në fakt, qyteti i Barit do të jetë skena e “Misionit Vlora”, një nismë e nxitur nga Italia në bashkëpunim me agjencinë e komunikimit Raffaello D’Accolti dhe me mbështetjen e BNL-BNP Paribas, si dhe, siguriosht mbështetjen e Komunës së Barit. Kjo ngjarje simbolike përfaqëson një sinjal pozitiv për të ndryshuar mentalitetin e atyre që shohin tek zbarkimet e sotme të emigrantëve nga Tunizia vetëm situata emergjente e kërkojnë bllokim të kufinjve.

Ngjarjet që pritet të ndodhin në këtë javë zënë një gamë të larmishme dhe ndjellëse duke nisur me një ekspozitë në sallën Murat, për të vazhduar me takimet me personalitete të shquara të skenës publike shqiptare si shkrimtari dhe ish-trajneri i kombëtares së atletikës Lutfi Guri, balerini Kledi Kadiu (që ka zbarkuar vetë me anijen Vlora në vitin ’91) poeti Visar Zhiti, muzikanti Zhani Ciko, dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi; më tej një përkujtimore maratonë që do të ndjekë rrugën që ka bërë anija Vlora, për të vazhduar me mbylljen ceremoniale të eventeve në datën 8 gusht në Palazzo di Città ku kryetari i bashkisë Emiliano dhe zyrtarë të tjerë të qytetit do të përkujtojnë figurën e ish-kryetarit të asaj kohe, Enrico Dalfino, me një portret të tij të porositur enkas për këtë event e që do të zbulohet për publikun në atë ditë. Një ngjarje, me pak fjalë, e përbërë nga momente të ndryshme por plotësuese, për të na përcjellë një koncept themelor të natyrës së qytetit të Barit që zë fill nga ai gusht i vitit 1991: integrimi.

Michele Emiliano, kryetari aktual i Bashkisë së Barit komentoi javën përkujtimore: “Jam i bindur se përkujtimi i kësaj ngjarjeje është shumë i rëndësishëm për tërë zonën e Puglias,  e në veçanti për Barin, e mbi të gjitha paraqet për shqiptarët një pikë kujtese kolektive për atë që ka ndodhur njëzet vjet më parë. Është e qartë se “Misionit Vlora” nuk i ka humbur vlera, edhe pse kanë kaluar njëzet vjet që nga ajo ngjarje, sepse ne kemi mundësi për të mbledhur tani së bashku emocione të shumta, që e kanë bërë Barin që atëherë, një qytet multikulturor. Njëzet vjet më parë, sekreti i qytetit tonë ka qenë vetëm një: të hapë dyert për atë që është ‘ndryshe’ e të lërë jashtë paragjykimet dhe stereotipet që gjenden shpesh edhe sot. Prandaj dëshiroj tia kushtoj këtë event si popullit shqiptar, ashtu edhe ish-kryetarit të Bashkisë, Enrico Dalfino, që në atë kohë, u shndrrua në një pikë reference për gjithë qytetin edhe përkundrejt mendimit mosbesues të pjesës tjetër të kombit. ”

 

Francesco Maisano

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E bindur per fundin e botes, i jep fund jetes

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 94 here.
E bindur per fundin e botes, i jep fund jetesIsabel Taylor / Foto Daily Mail Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pas përballjes me skenarët e mundshëm të fundit të botës në internet. 16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës. 16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do t’i vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një...Lexo te gjithe artikullin »


» Gelltit diamantin me vlere 20 mije dollare, policia i ben roje
» Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Holanda Shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Gjeorgji, parada gay, dhjetera te plagosur
» Fillimisht ndertesa, me pas katet nentokesore… Kjo ndodh ne Kine
» “Festat e Berluskonit ishin nje tubim prostitutash”
» Vajza balerine, me kembe proteze, sfidon konkurrentet e saj
» Propozim nen ujevare
» Vajza me gjysme trupi merr pjese ne olimpiaden e notit
» Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjecar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit