Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.

Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.

Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do të vijë nga ulja e kërkesave të brendshme dhe rënia e remitancave.

Vetëm një ditë më parë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së foli për “mrekulli” në ekonominë shqiptare. Madje ai theksoi se qeveria e tij u ka paraprirë masave që Evropa duhet të marrë për daljen nga kriza.

Në një kohë kur e gjithë Evropa dhe më gjerë ka folur për “krizë”, Berisha ka folur për një rast të përjashtuar të Shqipërisë, që sipas tij nuk ka ndier krizë.

Kreu i FMN-së në fjalën e saj është shprehur se “nuk ka vende imune ndaj krizës aktuale”. “Nuk është vetëm një krizën e eurozonës. Është një krizë që do të ketë efekte kolateral dhe tkurrje në të gjithë botë”, është shprehur Christine Lagarde, në “World Economic Forum”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit