Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Politike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ened Janina
Një detaj i harruar i ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011 është edhe djegia dhe prishja e një numri të konsiderueshëm makinash në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në zonën në krahun verior të kryeministrisë. Pothuajse të gjithë ata që kanë ndjekur protestën atë ditë, nga vetë bulevardi apo nga televizori, janë habitur me pronarët guximtarë të makinave, të cilat ishin parkuar në krah të kryeministrisë. Tymi i zi që nisi të dilte prej tyre ishte shenja e parë se protesta nuk do të mbaronte në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Shekulli” ka siguruar dosjen e policisë për këtë rast dhe aty shënohet në mënyrë të detajuar secila prej makinave të dëmtuara. Në këtë dosje thuhet se në total janë 22 makina të djegura dhe të dëmtuara dhe nga këto 21 janë makina policie. E vetmja që bën përjashtim është vetura tip “Golf 4” e një vajze që nuk kishte lidhje me ngjarjen. E pyetur nga policia, ajo ka thënë se nuk kishte arritur që të dallonte se kush ia kishte djegur makinën dhe më pas ka dorëzuar një dosje me fotografi të mjetit të shkrumbuar plotësisht.
Edhe se 12 nga makinat e policisë ishin me targa private ose të huaja, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë furisë së protestuesve. Mes këtyre makinave gjenden nga Jaguari i shtrenjtë dhe Benzi CDI tek Opel Korsa modest. E vetmja e përbashkët e tyre është se janë makina të punonjësve të policisë dhe për çudi protestuesit më 21 janar kanë sulmuar vetëm ato. Në total rezultojnë 11 makina të djegura plotësisht dhe 11 makina të dëmtuara.
Mjete të djegura plotësisht
Mjeti Tip Benz Mercedes ngjyrë e bardhë me targa të huaja RTXQ3SJ në pronësi të shtetasit Besim Tahiraj punonjës i Gardës së Republikës i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Audi ngjyrë e zezë me targa TR 1626 P në pronësi të shtetasit Teki Kastrati punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Mitsubish Pajero, ngjyrë jeshile me targa të huaja PR 0735 në pronësi të shtetasit Dashnor Murataj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Volksvagen golf 2. ngjyrë e zezë me targa të huaja italiane në pronësi të shtetasit Rasim Dogjani punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Ford Fiesta, ngjyrë e zezë me targa TR 276227 në pronësi të shtetasit Ferdi Gjokaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Volsvagen golf 4, me targa TR 9**1 F në pronësi të shtetases E.M ekonomiste në Kompaninë **** e cila është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve, por ka vënë në dispozicion disa foto të djegies së automjetit. Për këto automjete janë përpiluar vendimet e ekspertimit vlerësues të dëmit ku janë administruar aktet e ekspertimit vlerësues si dhe vendimet e ekspertimit teknik të P.M.N.Z.SH. si dhe janë administruar në dosje dhe aktet e ekspertimit teknik të P.M.N.Z.SH.H lidhur me mjetet e djegura.
Mjete të dëmtuara
Mjeti tip Fiat Punto, me targa te huaja BT 439 KR në pronësi të shtetasit Altin Cela punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1. i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Jaguar, ngjyrë e verdhë me targa të huaja V 830DBB në pronësi të shtetasit Klodian Bala punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz CDl 220, me targa të huaja CT095ZA në pronësi të shtetasit Limoz Ormenaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 4 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz 210, ngjyrë e verdhë me targa TR 468 C në pronësi të shtetasit Mersin Kamberi punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Opel Corsa, ngjyrë jeshile me targa ZAB në pronësi të shtetasit Armand Isufaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 4 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Mercedez Benz, ngjyrë e zezë me targa TR 3373 K në pronësi të shtetasit Rezart Këlleci punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz 220, ngjyrë blu me targa TR 0860 K në pronësi të shtetasit Ilir Kreci punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Prokuroria për djegien e makinave
Djegia dhe dëmtimi i makinave më 21 janar të vitit të kaluar zë një kapitull të veçantë në dosjen e policisë për demonstratën e opozitës. Prokurorët dhe policia kanë evidentuar një nga një të gjitha makinat e dëmtuara duke kontaktuar edhe me pronarët e tyre për të marrë të dhëna mbi ngjarjen. “Më datë 21.01.2011 në intervalin kohor midis orës 13.30 deri në orën 17.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, Tiranë në afërsi të Ndërtesës së Kryeministrisë gjatë një grumbullimi masiv njerëzish, persona të ndryshëm pjesëmarrës në këtë grumbullim kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave që përgjigjen për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë dhe sigurinë publike si dhe ndërtesës së Kryeministrisë duke shkaktuar dëmtime fizike midis tyre si dhe dëme materiale. Persona të ndryshëm pjesëmarrës në këtë grumbullim i kanë vënë zjarrin disa automjeteve, pronë e shtetit dhe private, duke shkaktuar dëmtimin e tyre. Në vendin e ngjarjes janë evidentuar njëmbëdhjetë automjeteve të djegura plotësisht dhe një numër tjetër automjetesh të cilët kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Të dhëna të hollësishme për automjetet e djegura dhe të dëmtuara pasqyrohen në shkresën me numër 430/49 prot datë 31.01.2011. të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë”,- thuhet mes të tjerash në dosjen e prokurorisë për këtë çështje.
Pesë makina të djegura
Autoveturë Volksvagen Polo Klasik me targa POL 0365 në dispozicion të aparatit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë me përdorues punonjësin e policisë Besnik Kuçi
Fuoristradë L.Kruiser me targa POL 0301 në dispozicion të Komisariatit të Policisë nr 1 me përdorues mjeti punonjësin e policisë Agron Doçi
Mikrobuz Volksvagen me targë POL 0964 në dispozicion të Komisariatit të Policisë përdorues mjeti punonjësin e policisë Arjan Çeliku
Mikrobuz Volksvagenv me targë POL 0673 në dispozicion të Komisariatit të Policisë përdorues mjeti punonjësin e policisë Gëzim Veseli
Autoveturë Shevrolet rne targë POL 2205 në dispozicion të Komisariatit të Policisë përdorues mjeti punonjësin e policisë Valben Muçaj
Katër makina të dëmtuara
Autoveturë Volksvagen.Polo 1.6 me targa POL 1496 në dispozicion të aparatit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë me përdorues punonjësin e policisë Aldo Londo
Mikrobuz Volksvagenv me targa POL 0683 në dispozicion të Komisariatit të Policisë nr 2 me përdorues mjeti punonjësin e policisë Nazmi Axha
Mikrobuz Volksvagenv me targë POL 1266 në dispozicion të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues mjeti punonjësin e policisë Ilider Hidri
Autoveturë Shevrolet “Avea” me targë POL 2081 në dispozicion të Komisariatit të Policisë Nr.2 me përdorues mjeti punonjësin e policisë Leonard Rexha
Prokuroria kërkon në Apel burgosjen e Ndrea Prendit
Prokuroria e Tiranë ka kundërshtuar në Gjykatën e Apelit vendimin e dhënë nga shkalla e parë për të lënë në arrest shtëpie komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj më 21 janar; shoferit të tij Margarit Kume i akuzuar për fshehje dhe manipulim të provave të krimit; dhe Armando Kasa, tekniku i kryeministrisë i akuzuar për fshehje të provave. Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit dorëzoi dje pranë Gjykatës së Apelit ankimin e vendimeve të gjyqtarit Shkëlqim Mustafa. Mësohet se ishte prokurori Genc Qano, i cili përpiloi ankimin e drejtuar treshes gjykuese të Gjykatës së Apelit, duke i kërkuar atyre që të prishin vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kthimin e tre të izoluarve nga banesat e tyre, në qeli nën masën e sigurisë arrest me burg.
“Përveç ankimit të vendimit, prokuroria ka dorëzuar edhe dy vendime sekuestrimi, të cilat nuk janë përdorur në Gjykatën e Shkallës së Parë në lidhje me identifikimin e armës së komandantit Ndrea Prendi. Është ky vendim i prokurorit, me të cilën është sekuestruar arma e Prendit, ku ky i fundit shkresën e sekuestrimit të tetë pistoletave të kërkuar nga prokuroria, e ka sigluar dhe më pas ia ka kaluar shefit të armatimeve që t’ia vë në dispozicion hetimit. Në këtë shkresë, thuhet tekstualisht “kërkojmë ndër të tjera edhe armën e llojit pistoletë 9 mm të llojit “Bereta” me nr.P52796Z që figuron se është në përdorim nga komandanti Ndra Prendi…”. Këtë shkresë, e ka sigluar vetë Prendi, duke i dhënë urdhër shefit të armatimeve që t’ia vë në dispozicion organit të akuzës”,- thanë dje burimet e prokurorisë.
Në vendimin e javës së kaluar, gjyqtari Shkëlqim Mustafa hodhi dyshime mbi faktin nëse pistoleta ishte apo jo e Ndrea Prendit dhe për këtë arsye prokuroria është detyruar të dorëzojë edhe këtë provë në Apel. Bazuar në këto dokumente shkresore prokuroria do të kërkojë mbajtjen në qeli të komandantit të Gardës së Republikës dhe shoferit të tij, Margarit Kume. Seanca gjyqësore pritet që të mbahet në fund të javës ose në fillim të javës që vjen. Burime nga Gjykata e Apelit thanë se treshja gjykuese që do të shqyrtoj këtë ankim të prokurorisë, mund të jetë gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani.
Gjithashtu, mësohet se tashmë është ankimuar edhe vendimi për IT-in e kryeministrisë shtetasin Armando Kasa, nga prokurori i task-forcës Ndini Tavani, i cili ndër të tjera do të paraqesë prova shtesë, që tregojnë se i pandehuri ka dalë nga ndërtesa e kryeministrisë me datë 22 Janar 2011 rreth orës 01:30 minuta. Për tre të dyshuarit, togat e zeza dhanë vendimet e “arrestit në shtëpi” edhe pse FBI-ja identifiko se nga arma e Prendit gjeti vdekjen demonstruesi Faik Myrtaj dhe shoferi i tij Kume tentoi të prish provat, duke ndërruar tytën dhe prish gjilpërën e armës së Prendit. Ndërsa Kasa, rezultoi se përveç i ka kopjuar pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë edhe i ka fshirë ato, duke fshehur provat e prokurorisë.