Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
21 janari, Rama Nuk jemi vetem ne kerkim te drejtesise

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Politike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



“Nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë për 21 janarin”. Me këto fjalë iu drejta familjarëve të viktimave kreu i opozitës, Edi Rama, gjatë ceremonisë përkujtimore.

I përlotur nga fjalët e familjarëve të viktimave, Rama u shpreh se drejtësinë për ta po e kërkon përditë e më fort edhe bota demokratike.

“Ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Atë e kërkon Shqipëria, por edhe bota demokratike përditë e më fort. Më të mëdhenjtë, miqtë tanë amerikanë, të cilët nuk janë mjaftuar me fjalë, por kanë angazhuar agjencinë më të madhe investigative, FBI, për të hedhur dritë mbi vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

Jam i bindur se 21 janari i ardhshëm nuk do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar për shkak të mungesës së drejtësisë sepse do të hidhet dritë mbi ngjarjen. Mirënjohje për SHBA-të. Ato po u tregojnë shqiptarëve se rruga drejt demokracisë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm kështu mund të arrihet”, tha Rama.

Duke analizuar ngjarjet e një viti më parë, Rama u ndal në atë elementët që e dallojnë pushtetin në Shqipëri nga demokracitë perëndimore.

“Në këtë vend  qeveria të merr ç’të dojë: ëndrrat, shpresat, dinjitetin, lekët, shpirtin. Të merr dhe jetën kur e lodh me pakënaqësinë tënde. Nëse larg qoftë në kushtet e vetëmbrojtjes reale, një polic evropian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet e i merr jetën një të riu evropian, atëherë dorëhiqet ministri i Brendshëm, prefekti.

Por në Shqipëri, qeveria jo vetëm nuk e bën këtë, por fyen e ofendon të vrarët, duke i vrarë për së dyti. Qeveria ia quajti djalin shtatlartë dhe krenar bandit dhe kokëpalarë familjes Nika”, tha ai.

Rama e mbylli fjalën e tij me një mesazh shpresëdhënës.  “Të dashur familjarë të viktimave dhe të plagosur nga plumbat e shtetit, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e mundimshme për t’u bashkuar me vendet e Europës. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për ato vlera dhe parime. Shqipëria pas zbardhjes së vrasjeve të 21 janarit do të jetë një atdhe më i mirë për të gjithë shqiptarët, kur këta fëmijë që shkruajnë vjersha për humbjen e njerëzve të dashur të shkruajnë për të ardhmen e tyre”, përfundoi Rama.

* * *

Familjarët e viktimave: Shpirti i tyre nuk do të gjejë paqe pa u bërë drejtësi

Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes së një viti më parë dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjeve.

Në një aktivitet përkujtimor të mbajtur në Akademinë e Arteve me titullin “Drejtësi për 21 janarin”, familjarët e Aleks Nikës, Hekuran Dedajt, Ziver Veizit e Faik Myrtajt kanë kujtuar humbjen e njërzve të dashur dhe dhimbjen që pasoi.

“Kam dëgjuar kryeministrin të tregojë me gisht të vrarët dhe jo vrasësit. Cilin ligj shkeli Aleksi? Cilin popull dhunoi Aleksi? Nuk kemi akoma një përgjigje nga drejtësia. Ne do të kërkojmë sa të kemi frymë shpagim në drejtësi”, tha bashkëshortja e Aleks Nikës.

“Më 21 janar jeta ime mori fund. Sali Berisha më vrau burrin, më vrau për së dyti kur fliste në televizor për të dhe 3 të tjerët. Më vrau djalin që nuk e pranoi dot humbjen e të atit. Gardistët që hapën zjarr mbi njerëzit e pafajshëm janë të lirë, kur unë dhe familja ime jetojmë në mes të skamjes dhe të dhimbjes. Unë nuk kam mundësi as fuqi, ndaj kërkoj të vihet drejtësia në vend për të 5 dëshmorët e demokracisë”, tha mes lotësh bashkëshortja e Faik Myrtajt.

“Edhe pse ka kaluar një vit, ende nuk kam dëgjuar të jenë arrestuar ata që vranë Ziver Veizin me duar në xhepa. Ai ishte një burrë hallexhi, baba i dy fëmijëve. Dikush dha urdhër që gardisti të vriste njerëz të pafajshëm. Ai njeri duhet të dënohet. I kërkoj drejtësisë të gjejë fajtorët, pasi shpirti i Ziver Veizit dhe katër të tjerëve nuk do të gjejë kurrë paqe pa u bërë drejtësi”, tha një mik i Ziver Veizit.

* * *

Opozita kujton sot 4 viktimat e 21 janarit të një viti më parë përmes një ceremonie-homazh që do të nisë në orën 11:00. Familjarë të Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Hekuran Dedës, deputetë të opozitës dhe qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit kanë nisur ecjen e heshtur nga selia e Partisë Socialiste.

Me fotot e katër të vrarëve dhe lule në duar, ata po përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e kombit”, duke ndaluar në vendet ku një vit më parë u vranë katër protestuesit e pafajshëm.

Rreth orës 12:00, në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar të mbahen fjalimet në kujtim të 21 janarit dhe viktimave të tij.

Ceremonia-homazh e ditës së sotme, përveç nderimit të 4 viktimave, ka për qëllim edhe nxitjen e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Ndërkohë, pak orë para nisjes së protestës-homazh, lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ndiejnë nevojën për drejtësi t’i bashkohen asaj

“Në 11:00 homazhe për dëshmorët e 21 janarit. Kush prej jush është në Tiranë dhe ndjen nevojën për drejtësi, le të vijë me një lule në bulevard”, shkruan Rama në Tuiter. / Gazmira Ndoja

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit