Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Politike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit ka dëshmuar sot në Prokurori, ndërsa ka thënë se dhuna nuk u shkaktua nga turma e njerëzve, por nga ata që duhet të mbronin qytetarët dhe institucionet.
Deputeti opozitar vuri në dukje gatishmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj për hetimet, ndërsa akuzoi autoritetet për mungesë vullneti për zbardhjen e ngjarjes.
“Ajo që është për t’u theksuar është nga njëra anë gatishmëria jonë për të ndihmuar hetimet në lidhje me 21 janarin dhe nga ana tjetër, mungesa totale e gatishmërisë së atyre që urdhëruan vrasjet e 21 janarit jo vetëm për të ndihmuar hetimet, por për të lejuar drejtësinë të bëjë drejtësi”, deklaroi Tahiri.