Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
21 Janari, vjen deshmia Kryeinspektori te Policise Bashkiake

Publikuar me : 04.02.2011 Ne : Kronike - 162 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Demonstruesit e 21 janarit u qelluan me arme zjarri nga oborri i kryeministrise, ku ishte vendosur Garda e Republikes. Keshtu mesohet se eshte shprehur nder te tjera, kryeinspektori i Policise Bashkiake z.Zyhdi Dajti, para njerit nga gjashte prokuroret qe po hetojne demonstraten 21 janarit dhe pasojat e saj.


Ka qene ora 12 00 e mesdites se djeshme, kur kryeinspektori Dajti i eshte pergjigjur flet-thirrjes se prokurorise, duke u paraqitur ne zyren e zv.drejtuesit te Prokurorise se Tiranes, prokurorit Genc Qano.


Ky i fundit, pas prezantimit dhe nje bisede te shkurter, e ka adresuar kryeinspektorin Dajti ne zyren e prokurorit Ervin Karanxha, i cili per rreth kater ore ka siguruar deshmine e njeriut qe gjithe kohes se demonstrates kerkonte te qetesohej turma e irrituar.


Diten e demonstrates, jam munduar gjate gjithe kohes te qetesoi demonstruesit e irrituar, te cilet u provokuan nga policia dhe filluan te godisnin policet dhe anasjelltas,-mesohet te kete thene kryeinspektor Dajti para prokurorit.


Sipas tij, te shtenat dhe plumbat ne drejtim te demonstruesve kane ardhur nga oborri i kryeministrise, ku ishte rreshtuar Garda e Republikes. Gjithashtu, ai ka rrefyer se me duart e tija kishte ndihmuar ne transportimin e tre te vrareve dhe disa te plagosurve qe jane derguar ne Spitalin Ushtarak.


Deshmia


Diten e demonstrates, kisha punonjesit e policise ne pune dhe nuk kisha asnje me arme, apo me uniforme qe merrnin pjese ne demonstrate. Kam qendruar thuajse gjithe kohes ne krye te turmes, duke i drejtuar dhe kerkuar demonstruesve te jene te qete. Vetem pak minuta pasi kishte kaluar ora 14 00 demonstruesit jane drejtuar drejt kryeministrise ku ishte vendosur kordoni i madh me polic.


Aty jam afruan ne krye te turmes, duke i kerkuar demonstruesve qe mos te afrohen te policia dhe mos te bien pre e provokimeve. Ne nje moment, nje i ri, qe mendoj se mund te kete qene i futur nga policia provokoi turmen, duke i share dhe fyer demonstruesit dhe u afrua tek punonjesit e policise. Ne kete kohe, disa punonjes policie, filluan te shtyjne personat qe po tentonin ta qellonin civilin qe ishte ne cep te turmes.


Ne kete kohe, demonstruesit u irrituan dhe filluan te shtyheshin me policet. Keta te fundit, pasi i shtynin demonstruesit i godisnin me mburojat dhe me pas me shkopinjte e gomes. Ne kete kohe, demonstruesit jane irrituar duke goditur edhe ata policet. Gjate kesaj kohe, kerkoja qe te qetesoheshin demonstruesit dhe kerkoja qe edhe policet mos te qellonin.


Por, situata doli nga kontrolli kur policia filloi te hedh gaz lotsjelles dhe me pas qe futen mes turmes ujehedhesin per ti shperndare turmat. Keto ishin momente irritimi per demonstruesit qe filluan te qellojne me pllakat e trotuarit, ku edhe policia i kunderpergjigjej me gure, plumba gome dhe gaz lotsjelles.


Kjo gjendje vazhdoi per disa kohe, deri ne momentin kur turma filloi te qellonte me gur drejt gardisteve, pasi policia ishte terhequr. Une kam dal para demonstruesve dhe i kerkoja mos te qellonin me gur dhe mos te afroheshin ne oborrin e kryeministrise, te largoheshin.


Garda filloi te qelloje ne ajer me arme zjarri dhe me pas disa prej tyre qelluan drejt turmes. Kam qene para deres se kryeministrise, i kthyer me shpine nga kryeministria e me duart te ngritura larte duke i kerkuar turmes te mos qellonin dhe te largoheshin.


Ne kete kohe, plumbat me kane shkuar anash trupit duke qelluar te vrarit. Me duart e mia, kam ndihmuar te vrarit dhe te plagosurit duke i nisur per ne Spital Ushtarak. Nuk kishim as makina, keshtu qe kam thirrur makinat e Policise Bashkiake qe te afroheshin dhe te merrnin te plagosurit dhe te vrarit pasi Ambulancat vonoheshin shume.


Plumbat kane ardhur nga oborri i kryeministrise ku ishte Garda e Republikes, por nuk jam ne gjendja te identifikoi ndonje person,-ka thene nder te tjera kryeinspektori Dajti qe ne shume pamje filmike eshte fokusuar me duart lart e kthyer me shpine nga kryeministria duke i bere thirrje demonstruesve te qetesoheshin.


Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes, duke pare ngercin e krijuar nga qeveria per mos dorezimin e gjashte drejtuesve te larte te Gardes se Republikes, ka vendosur mos te filloje marrjen ne pyetje te ushtareve gardist pa u zhbllokuar ngerci mes institucioneve.


Por, deri sa te behet dorezimi i gjashte gardisteve, hetuesit e ceshtjes kane nisur fletethirrjet per drejtuesit dhe organizatoret e demonstrates se 21 janarit, si dhe te personave te fiksuar nga kamerat e sigurise se institucioneve dhe mediave te ndryshme. Keshtu, grupi hetimor ka nisur fletethirrje per deputet te Partise Socialiste, si Besnik Bare, Fatmir Xhafa, Paulin Sterkaj, Tom Doshi si dhe opozitareve te tjere si Skender Gjinushi, Spartak Ngjela, Pjerin Ndreu.


Pritet qe marrja ne pyetje e tyre te filloi nga dita e hene, ku do te kerkohet qe ne orare te ndryshme te paraqiten ne prokurori per te dhene shpjegime per ngjarjen e 21 janarit. Gjithashtu, keto burime saktesojne se nuk perjashtohet edhe marrja ne pyetje e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama njeherazi kryetari i Bashkise se Tiranes, per ato qe ai ka dijeni per ngjarjen e 21 janarit.


BADIGARDET
Internohen badigardet e kryeprokurores Rama


TIRANE- Vetem pak dite pas ndryshimit te kater shoqeruesve te Prokurores se Pergjithshme znj.Ina Rama, me urdher te komandantit te Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi qe nga prokuroria eshte shpallur ne kerkim, ky i fundit ka vendosur internimin e ish-shoqeruesve te kryeprokurores.

Sipas informacioneve te siguruara prane Gardes se Republikes, mesohet se tre nga kater ish-shoqeruesit e kryeprokurores Rama edhe pse jane pjese e sektorit te ruajtjes se sigurise se personaliteteve te larta, me urdher te komandant Prendit jane derguar me detyren e rojeve prane rezidencave qeveritare ne Vlore, Pogradec dhe Dajt.


Vetem tre dite pas ndryshimit te shoqeruesve te kryeprokurores Rama, komandanti i Gardes ka firmosur urdhrin e transferimit te ish-shoqeruesve te Prokurores se Pergjithshme prane sektorit te ruajtjes se rezidencave qeveritare me arsyetimin e riorganizimit te strukturave pas demonstrates se 21 janarit. Mesohet se komandanti i grupit te shoqerimit Elidon Shehu, oficeret Spartak Tica dhe Edvin Hysolli, jane transferuar duke i derguar ne ruajtjen e rezidencave ne Vlore, Pogradec dhe Dajt.


Ndersa vetem shoferi i ish-kryeprokurores shtetasi Myslym Alla ndodhet ne pritje te nje urdhri te dyte,-thuhet nga burimet e Gardes se Republikes, duke arsyetuar levizjen si riorganizim te sektoreve. Te kater keta efektive te Gardes, mengjesin e se henes jane njoftuar se duhet te kthehen ne repart, pasi ne vend te tyre ishin caktuar persona te tjere per shoqerimin dhe ruajtjen fizike te kryeprokurores znj.Ina Rama. Kesaj te fundit vetem oficeren femer nuk ia kane ndryshuar, duke ia lene ne krah kryeprokurores edhe ne ditet ne vazhdim.


Ndersa, kater gardistet e ndryshuar prej nentorit te 2007, kohe kur kryeprokurorja Rama morri detyren e Prokurores se Pergjithshme ishin pjese e shoqerimit dhe ruajtjes fizike te saj dhe pjesetareve te ngushte te familjes. Emrat e ketyre gardisteve per shoqerues, ne nentor te 2007-es i kishte zgjedhur vete kryeprokurorja Rama, pas listes se derguar nga Garda e Republikes per personat qe kishte ne gatishmeri.


Ne te gjitha rastet Garda e Republikes, prane cdo titullari te institucioni, me marrjen e detyres nga titullari, i sjell nje liste me emrat e personave aktive te Gardes te cilet bejne pjese ne njesine e ruajtjes dhe sigurise se personaliteteve dhe nga emrat e kesaj liste titullari bene perzgjedhjen e disa prej tyre, mbi bazen e numrit qe i takon per ruajtjen dhe shoqerimin e tij,-thuhet nga burimet.


Por, ne kete rast, kjo praktike nuk eshte ndjekur nga Garda e Republikes, duke i perzgjedhur vete Komandanti dhe stafi i tij i punes personat qe do te sigurojne shoqerimin dhe ruajtjen e kryeprokurores Rama.


Zevendesimi dhe ndryshimi i shoqeruesve te kryeprokurores ngjalli nje hapi dhe ngriti shume pikepyetje ne opinion, pasi keto ndryshime u bene vetem pak dite pasi drejtuesi i prokurorise se Tiranes, prokurori Sokol Malaj qe po drejton grupin hetimor te demonstrates se 21 janarit leshoi gjashte urdher-ndalime per zinxhirin komandues te Gardes se Republikes.


Urdher-ndalime keto qe jane leshuar qe me daten 22 janar per Komandantin e Gardes Ndrea Prendi dhe pese komandantet e njesive, shtetasit Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Fatos Bushati, Altin Kollcinaku dhe Vladimir Dedaj.


Te gjashte gardistet, sipas prokurorise dyshohet se kane konsumuar veprat penale te vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal Ushtarak.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit