Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Berisha duke takuar një nga minatorët e plagosur
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minierën e kromit në Bulqizë. Edhe pse shpërthimi tragjik, ku një minatorë mbeti i vdekur dhe tetë të tjerë u plagosën, ndodhi dje paradite vizita e kreu të qeverisë ka ardhur pas më shumë se 24 orësh.
Berisha vizitoi minatorët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe që po trajtohen intensivisht në një spital privat në Tiranë.
Berisha pasi u uroi atyre shërim të shpejtë, siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë të tyre.
“Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar”, tha kreu i mazhorancës.
Po sot Berisha u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi dje jetën, në minierën e Bulqizës nga shpërthimi.
* * *
Një minator ka vdekur dhe 9 të tjerë janë plagosur nga një shërthim i ndodhur në pusin numër dy në minierat e kromit në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit ka ardhur rrjedhja e gazit.
Sipas kuminaktës së policisë “në nivelin e 16-të të minerirës së kromit në Bulziqë si rezultati i rrjedhjes së gazit metan, janë helmuar dhe kanë pësuar djegie 9 punëtor të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë duke punuar në këtë nivel”.
I vdekur ka mbetur Naim Shyti ndërsa Hajri Koçi dhe Basri Toska janë në spitalin ushtarak pasi gjendja e tyre shendetesore paraqitej tepër e rënduar.
Kurse Kujtim Lami, Zaim Perkola, Astrit Çupi, Agim Perkola, Luan Gjoka, Xhelal Ruçi ndodhen në Spitalin e qytetit të Bulqizës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
METE, grup punë për të verifikuar nëse punëtorët po punon apo po kryenin riparim
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka ngritur një ekip pune, cili do të verifikojë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR, ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve. Kjo pasi disa ditë më parë METE kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve.
ACR: Shpërthimi ishte aksident
Menjëherë pas ngjarjes reagoi kompania koncensionare “ACR”. Në një deklaratë për shtyp “ACR” ka sqaruar edhe ngjarjen duke theksuar se aksidenti i rëndë ka ndodhur në pusin 2, niveli 16-të i minierës së Bulqizës gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9. Sipas ACR-së gjatë hapjes së këtij pusi, që është edhe një nga detyrimet e marrëveshjes koncesionare me METE, është hasur një vatër hidrogjeni.
Rama viziton minatorët e plagosur
Kryetari Edi Rama ka vizituar minatorët e plagosur nga shpërthimi i ndodhur në minierën e Bulqizës. Rama ngushëlloi familjen e minatorit të vrarë dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve solidarizohet edhe “një herë me Bulqizën e me të gjithë skllevërit e korrupsionit qeveritar në Bulqizë”. Rama garantoi “bulqizakët dhe mbarë qytetarët shqiptarë se me të ardhur në qeveri Aleanca për të Ardhmen do të bëjë drejtësi për të gjitha plagët e tmerrshme të korrupsionit shtetëror”.