3 miliarde euro borxh! Kjo qeveri po i mbahet pa kompleks teoremes perverse se sa me i madh eshte skandali aq me pak shanse ka ai te na shokoje. Por, sado injorante qe te jene nje pjese e bashkekombesve tane ne ekonomi, shpresa tek e cila mbahet qeveria, nje borxh e tille nuk kaperdihet kaq kollaj. 28 faqe ishte fjalimi i Ministrit te Financave, Bode, dje para parlamentit per te paraqitur buxhetin e rishikuar te Shqiperise. Por ai u mjaftua me vetem 28 fjale - te pakuptueshme edhe per ajken e ekonomisteve - per te justifikuar borxhin me te madh te jashtem ne historine e shqiptareve.
Sipas Bodes «qeveria ka programuar, dhe, tashme, ka ne faze perfundimtare... qe ne periudhen 2011-2013, te financoje ne investimet publike te buxhetit dhe te ndermarrjeve publike te vendit rreth 3 miliarde euro... me borxh nga bankat e zhvillimit».
Nese ka nje informacion te vlefshem ne gjithe fjalimin e Bodes per shqiptaret dhe femijet e tyre eshte ky dhe vetem ky. E pikerisht kjo shume tre miliardshe ne euro qe ky udheheqes e ka programuar tashme ta marre borxh ne emer te shqiptareve sikur te ishin tre miliard ne qindarka leku, meritojne per ministrin tone me pak sqarime se cjep ai ne fjalimin e tij mbi ekonomine e Kroacise!
3 miliard euro eshte buxheti vjetor i shtetit shqiptar. Eshte njesoj sikur Italia te merrte borxh me tre fjali para parlamentit te ministrit te saj te Financave, shumen ekuivalente te buxhetit vjetor te Italise, ose...800 miliard euro! Dhe kjo pa asnje lloj debati publik! Por dhe sikur te duash te angazhosh nje debat te hapur e demokratik me ministrin tone, cfare hapesire te lejon ai kur e mbyll debatin me nje pellembe te dores na duhen tre miliarde euro borxh per investime publike dhe per ndermarrjet publike!
Ndodhemi perballe nje skizofrenie te mirefillte makroekonomike nga njera ane kjo qeveri «nikoqire» po i fut sharren shpenzimeve dhe investimeve ne sektorin me vital te vendit qe eshte bujqesia, nga ana tjeter zoti Bode projekton te marre 3 miliarde euro borxh per nje investim publik gjetiu, me sa duket top sekret qe vetem ai dhe kryeministri duhet ta dine. Nga njera ane kjo qeveri me ideologji liberale mburret se ka privatizuar thuajse gjithcka dhe se mbetet dhe nje vale e fundit ndermarrjesh publike qe do ti privatizoje se shpejti per 200 milione euro, nga ana tjeter zoti Bode na informon me dore ne zemer se i duhen tre miliarde euro borxh per te shpetuar ndermarrjet publike te Shqiperise!
Ka vetem nje shpjegim ne kete katrahure, fjalimi qe ka mbajtur ministri yne i Financave ne Parlament, me siguri ka qene i shkruar ne anglisht dhe ai eshte viktime e nje perkthimi te percarte ne shqip. Por per shqiptaret kjo perkthehet realisht me 3 miliarde euro me shume ne borxhin e tyre publik tashme mjaft te renduar. Eshte nje ngarkese gati 30perqind me teper ne borxhin e pergjithshem qe ka Shqiperia.
Nje borxh qe vete perfaqeson tashme 60perqind te prodhimit te brendshem bruto te vendit. Me superkredine e re 3 miliardeshe, Shqiperia do ta kete keshtu borxhin total te saj gati sa prodhimin vjetor total te saj, nje katastrofe makroekonomike qe e fut Shqiperine ne listen e zeze te rrezikut te falimentimit si shtet, si Argjentina, dje apo si Greqia sot. Sigurisht, Bode mburret apo ngushellohet se nje pjese e mire e ketij borxhi eshte ne leke. Çfare do te thote kjo, qe i mjafton qeverise ta zhvleresoje nje dite mire e mire lekun qe ta hane ata shqiptare qe kane besuar tek bonot e thesarit te vendit? Nuk e dime nese eshte per tu mburrur apo per te qare.
Atehere, pesimiste dhe ogurzinj analistet? Faji jone i vetem eshte se nuk e nxime edhe me shume realitetin kur e paraqisnim ate tashme mjaft te trishte para disa muajsh. Asaj kohe, u binim kambanave te alarmit per vetem 300 milione euro borxh ne eurobonde. Po sot qe qeveria po na ngre para hundes nje Everest prej 3 miliard eurosh borxh per projekte donkishoteske si ai i investimit ne ndermarrjet publike, cduhet te bejme?
Qe gjerat te jene te qarta analistet duhet te vazhdojne te denoncojne dhe te sensibilizojne opinionin e gjere per gjene e mire te perbashket qe latinet e therrisnin la Res Publica.
Por nuk i takon me pak opozites qe te propozoje rrugedalje. Per te bere tellallin se gjerat po shkojne keq e me rende, shqiptareve u mjafton shtypi i lire. Ata e dine fare mire hallin ne te cilin ndodhen borxhi te merr frymen. Atyre u duhet treguar tani shpresa sesi mund te dilet nga ky qorrsokak ekonomik. Nuk eshte e ndaluar qe shtypi ta veshe kete rol nese nevojitet, por atij i mungon legjitimiteti qe te jep vota, nje monopol qe vetem partite politike e kane. Ka ardhur ora qe ato te justifikojne besimin qe u kane dhene shqiptaret. Nje kambane e tmerrshme ka rene. Shqiptareve u nevojiten 3 miliarde euro borxh, me siguri per te arnuar buxhetin sesa per investime strategjike qe qeveria refuzon ti sqaroje. Por Qeveria e ka dhene opsionin e saj, nje kombinim borxhi me nderhyrje kirurgjikale ne shpenzimet publike. Jemi keshtu te sigurt qe kjo nuk eshte nje perralle, pasi qeveria do te ishte e para per te na e fshehur kete mynxyre. A ia vlen me te vazhdohet te fundoset kjo qeveri nen nje ortek kritikash, sic nuk do te vonoje ta beje opozita?
Nuk qellohet mbi nje ambulance thote nje proverbe frenge. Atehere konkretisht, cfare alternative sugjeron krahu tjeter politik? Çfare sugjerojne deputetet? Jane ata qe paguhen per te reflektuar, propozuar e debatuar per plane shpetimi per hir te interesave te larta te kombit dhe jo shtypit e aq me pak sehirxhinjve ne kafenera apo eksperteve te huaj qe paguhen ne perqindje te huave qe na propozojne.
Nje shkrim i djeshem ne Shekulli i deputetes socialiste R. Seseri te le ne kete kendveshtrim te frustruar apo te pangopur per ta thene ne nje shqipe te shkoqur. Ai shkrim i ngjan me shume nje raporti staticieni te Instati sesa nje busulle per e ardhmen qe duhet te karakterizoje fjalen e opozites.
«Keqmenaxhimi dhe mungesa e theksuar e profesionalizmit karakterizuan serish procesin e shkurtimit te shpenzimeve», denoncon Seseri masat e fundit te qeverise. Por, shton ajo, «per modele bashkekohore llogaritjeje, te bazuara ne metoda ekonometrike e kritere efeciente, as qe mund te mendohet». Nese roli i nje opozite te pergjegjshme kufizohet ne denoncimin e shterpesise mendore dhe profesionale te rivalit politik spiralja e zhvillimit te vendit do te marre dekada per tu kristalizuar. A smund te mendohet si ne te gjitha parlamentet e botes demokratike qe edhe ne Shqiperi, opozita te propozoje ngritjen e nje komisioni parlamentar per rrokjen e fenomenit ekonomik qe na ka trokitur ne dere dhe per te hartuar propozime qe qeveria me pas i adopton apo jo, por qe perbejne berthamen e programit te daljes nga kriza nese opozita fiton zgjedhjet e ardhshme?
Jane me dhjetera komisionet e tilla te ngritura anekend Europes qe nga fillimi i krizes ekonomike para dy vjetesh. Per vetem 30 miliarde euro borxh, Franca me nje ekonomi qe prodhon mbi 2000 miliarde euro ne vit nuk nguroi te krijoje nje komision dypartiak te kryesuar nga dy ish-kryeministra, Zhype i djathte e Rokard i majte, qe te orientonin qeverine pse duhen marre borxh dhe ku duhen investuar.
Fjalimi 3 miliardash i Bodes ende nuk duket se po provokon nje vale shoku tek radhet e deputeteve te opozites. Por, mbase eshte ende heret.
Nje gje po behet e qarte, sa me shume po zhytemi ne krize, ne Shqiperi kutite e votimit nuk duhet te monopolizojne gjithe aktivitetin parlamentar te opozites demokratike. Kur fshati digjet, vjen nje moment qe ajo duhet ti adaptohet me mire situates. Nje opozite alternative eshte antidota me e mire ndaj nje Bode teper afirmativ.