|
4 engjejt qe na shkulen shpirtin...
Publikuar me : 12.11.2010 Ne :
Politike - 119 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Engjej te vegjel qe iket kaq nxitimthi nga kjo jete. Kaq te vegjel e kaq te forte sa te na shkulni shpirtin. Deri dje, ne se dinim qe ju ishit. Qe luanit vetem me veten tuaj, qe rriteshit nga dita ne dite. Ne se dinim cbluanin ato mendjet tuaja te vogla, kur nata binte dhe mblidheshit rreth njeri-tjetrit, per te duruar te ftohtin, por edhe per te qeshur me capkenlleqe pafund. Ne nuk e dinim, nese kishit apo jo per te ngrene mjaftueshem. Nuk e dinim, nese sakrificat e nenes suaj kane mundur tju sjellin gjera aq te mira sa cprovojne femijet tane. Nese kishit qene ndonjehere ne nje kend lodrash... Ne nuk e dinim qe ishit mbi kete bote. E qe jetonit kaq prane nesh. E kaq ndryshem nga ne. Por sot na keni thyer e perkulur sa smbajme dot me peshen e ikjes suaj. Ne skemi ditur gje per ju.
Por e ka ditur Zoti. Dhe Ai eshte ne cdo femije te kesaj bote. Dhe ndoshta vet Ai e di cka jetuar bashke me ju, ne ate kasollen e vogel qe mediat e ben sot aq te madhe. Ai na shikon te gjitheve. Dhe ndoshta ska mundur dot te duroje tju shoh tek beheshit te rritur. Pa qene me pare femije. Ska mundur dot ndoshta te duroje as ato mungesat e jetes suaj te mjere. Ishit kaq te vegjel. Te brishte. E mendja juaj, si e cdo femije te kesaj bote njeh vetem te bukuren, te miren, e nuk ngrihej dot me lart. Ne ato lartesite qe mundet truri i nje te rrituri. Per te kuptuar se mund te kishte dhe per ju nje jete ndryshe. Plot gjera te embla, qe ndoshta ju nuk e dinit se ekzistonin e qe jane aq normale per femijet tane. Ju ishit aq te vegjel e te pamundur. Per te kuptuar se ishit te ndryshem ne mundesite e jetes.
Por, mesa duket, e ka ditur dikush tjeter qe eshte mbi ju. E mbi ne. E ka ditur Zoti. I cili na sheh te gjitheve. E ndoshta ska duruar dot. Tek ju ka pare ashtu, cdo dite, cdo nate te jetes suaj. Ashtu te zbehte, nen driten e nje qiriu te mallkuar, ne kete nate te ftohte dimri, si te gjithe dimrat e neteve tuaja. Ashtu te katert, tek ngroheshit me njeri - tjetrin, ne ate kasolle te ngushte, te harruar nga ne te gjithe. Ate kasolle, aq te vogel per shpirtrat tuaj. Dhe i ka dhembur. I ka therur.
Me shume akoma, me siguri, po te kete menduar se kaq prane tyre, ngrihet nje qytet i madh e me drita, ku ka njerez te pushtetshem te gatshem te shfrytezojne cdo shkak per te festuar dhe prishur miliona. Ato miliona qe aq te ndryshme do ta kishin bere jeten tuaj. Qyteti ku njerezit e mire jane mbledhur e bere kruspull dje nga historia juaj e skane me as ze e as zemer per te kundershtuar kete ikje... Qe te shkul shpirtin.
E ndoshta ska duruar dot. Tek ka pare nga lart, aq lart sa qendron Ai, nje grumbull njerezish teksa ngrinin ne qiell skelat e koncertit te ardhshem, te zhurmshem e te madh. Pak kilometra me tej, kater zemra te vogla te vetmuara nga gjithcka. Dhe nje qiri.
E i ka thirrur. I ka marre me vete, ne ate vendin e mrekullueshem per ti pasur prane e kujdesur per ta. E ka ndjere, e ka kuptuar sdo tju mberrinte kurre nje ndihme nga ne.
Na late pas nje dhimbje qe ssherohet. Jo vetem ne zemren e nenes, por ne zemrat e te gjithe prinderve te ketij vendi. Te te gjithe njerezve te urte te ketij vendi, qe prej nga smbahet mend, vazhdojne te kerkojne nje jete me te mire e me te denje. Ne nje heshtje te padenje. E te padrejte. Per te kerkuar nje te drejte, qe vete zoti ua dha.
Ne jemi tokesore. Ne nuk mund te gjykojme veprimet e Tij. Arsyet e tyre. E ndoshta skemi per ti kuptuar asnjehere. Te pakten, per sa kohe do te jemi mbi kete toke. Por arsyet tokesore i kuptojme ama. E vazhdojme te heshtim. Edhe kur Roberti, Vilsoni, Kasandra e Nertila, na perkulin nga dhimbja, tek ikin nga kjo jete per shkak se ne kasollen e tyre, si ne mijera te tilla te Republikes, nuk ka mberritur vemendja jone. Duke harruar dhimbshem keshtu se, Zoti eshte ne cdo femije, ne cdo njeri.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 45 here.
Bamir Topi / Foto arkiv
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni.
“Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|