Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
4 te burgosur tentojne arratisjen nga Fushe Kruja

Publikuar me : 21.09.2011 Ne : Kronike - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mark Brunga

Katër shkodranë të dënuar për krime të rënda kanë tentuar dje arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë, por janë pikasur nga roja e shërbimit, i cili ka dhënë alarmin. Të burgosurit Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Prel Vucaj ishin të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burg. Ata e kishin planifikuar arratisjen shumë kohë më parë dhe kishin mundur të prisnin hekurat e qelisë me sharrë.

Në të gdhirë të ditës së djeshme është dhënë alarmi në burgun e sigurisë së lartë Fushë Krujë pasi roja e shërbimit ka pikasur një grup të burgosurish jashtë qelisë së tyre. Roja nuk ka shquar fillimisht identitetin e tyre dhe pas kapjes është verifikuar se bëhet fjalë për shkodranët: Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Prel Vucaj, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe Altin Kodra, i dënuar me 22 vjet burg. Mësohet se Fran Marashi, ish-anëtar i bandës së Urës Vajgurore, i dënuar për masakrën e vitit 1997 në këtë qytet, ishte arratisur edhe më përpara nga burgu. Në vitin 2008, ai kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel së bashku me një të dënuar tjetër, por ishte kapur brenda ditës nga policia.

Hetimi ka zbuluar se katër të dënuarit kanë pasur një sharrë në qeli dhe përmes saj kanë prerë hekurat duke dalë nga dritarja. Pas daljes nga qelia ata janë ngjitur në tarracë, duke tentuar të largoheshin nga vendi i vuajtjes dënimit nëpërmjet kapërcimit të murit rrethues rreth shtatë metra të lartë.

Sipas policisë, të dënuarit dyshohet se kishin shume ditë që kishin sharruar hekurat e dritareve, por kanë pritur rastin me të mirë për të realizuar arratisjen në kushtet e natës së errët dhe me shira të dendura. Sipas dëshmisë së betë të dënuarve, ata kanë kaluar në oborrin e ndërtesë dhe janë futur sërish në një korridor duke gjetur një skarë që të nxirret në tarracën e objektit. Por aty janë kapur nga policia. Pasi është bërë edhe kontrolli i qelisë janë gjendur edhe mjetet prerëse sharra të vogla metalike, të cilat janë futur me ushqimet dhe rrobat.

Të dënuarit nuk kanë pranuar të tregojnë se kush i ka dhënë sharrën, por kanë pranuar se kanë nisur prerjen e hekurave një javë më parë. Hetuesit e prokurorisë së Krujës kanë marrë në pyetje të dënuarit si edhe policët e shërbimit, por pa mundur që të gjejnë një lidhje mes tyre. Po hetohet edhe bashkëpunimi me jashtë pasi është gjetur në afërsi të burgut një shtyllë elektrike e prerë, e cila mund të zëvendësonte shkallën e zbritjes nga muri rrethues. Shtylla është prerë në kopshtin e një fshatari në fshatin Arameras.

 

 

Kush janë të burgosurit

Altin Tahir Kodra, 36 vjeç nga Shkodra, i dënuar me 22 vjet burg për veprat e parashikuara nga nenet 76, 278/2, të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës, pasi në vitin 2006, akuzohej se ka vrarë biznesmenin Zamir Bilali, ngjarje e ndodhur në qytetin e Shkodrës pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Gëzim Gjergj Guri, 34 vjeç nga Shkodra, i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79, 140 të të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Guri është akuzuar për vjedhje me armë dhe vrasje të kryer në qytetin e Shkodrës.

Fran Pal Marashi, 33 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/c, 11/2, 323, 333, 334 të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Ai është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi, është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit, bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore. Të dy ata u kapën nga policia pak orë pas arratisë duke shijuar vetëm pak orë nga liria e tyre.

Prel Mark Vucaj, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 141, 278/2 të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Ai është dënuar si i dyshuar si pjesëmarrës në një grabitje me pasojë vdekjen e një personi.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit