Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
40 viktima ne Siri, TV shteteror Pas eshte Al Kaeda

Publikuar me : 23.12.2011 Ne : Rajoni - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Një atentat i dyfishtë është kryer sot në Damask ndaj dy ndërtesave të shërbimeve të sigurisë, duke shkaktuar 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Shifrat janë dhënë nga televizioni privat Duniya, pronë e disa sipërmarrësve pranë regjimit.

Ndërsa sipas televizionit shtetëror, sulmet e kryera nga dy kamikazë janë vepër e organizatës terroriste Al Kaeda.

Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar sot se njëri sulm ka ndodhur në afërsi të institucionit së Sigurisë së Shtetit (Amn al Dawla) në lagjen kryesore të Damaskut, ndërsa tjetri në lagjen Kafr Susa.

Regjimi sirian bazohet në një sistem kontrolli dhe represioni, i cili u është besuar katër agjencive kryesore: Siguria e Shtetit, Siguria Politike, Shërbimi i sigurisë Aeronautike, Shërbimet e sigurisë Ushtarake.

Sipas televizionit sirian, në njërin sulm, autobomba e drejtuar nga një kamikaz është përplasur në hyrjen e ndërtesës së Sigurisë së Shtetit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, por numri i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Ndryshe nga vendet fqinje si Iraku dhe Libani, në Siri atentatet me karakter eksploziv janë të rralla. Sulmi i dyfishtë i mëngjesit të sotëm vjen pak orë para mbërritjes në Damask të ekipit të Observatorit të Ligës Arabe, i cili është i ngarkuar të përgatisë terrenin për operacionin që nis në fund të dhjetorit.

Prej 10 muajsh, regjimi në Siri është tronditur nga protesta të përgjakura. Në disa zona, dhuna ushtarake dhe policore ka bërë të krijohen grupe rezistence, të përbëra nga ushtarë dezertorë dhe civilë, ndërsa regjimi i presidentit Asad ia atribuon terroristëve dhe ekstremistëve islamikë dhunën e nisur që prej marsit të këtij viti.

Ndërkohë, në protestat e sotme janë të paktën 4 civilë të vrarë nga forcat e regjimit në lagjen Bab Amro, çka e çon në 41 numrin e viktimave në 24 orët e fundit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel Greqia, referendum per qendrimin ne eurozone

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel  Greqia, referendum per qendrimin ne eurozoneKancelarja gjermane, Angela Merkel / Foto arkiv Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka sugjeruar që në zgjedhjet legjislative të 17 qershorit, Greqia të mbajë njëkohësisht edhe një referendum për qëndrimin ose jo të saj në zonën euro. Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit grek, e cila ka saktësuar se propozimi është formuluar nga kancelarja gjermane gjatë një telefonate me presidentin Karolos Papulias. Merkel ka evokuar idenë e një referendumi paralel me zgjedhjet,...Lexo te gjithe artikullin »


» Rusi, nje punonjes i mbrojtjes denohet per spiunazh
» BE pergatitet per daljen e Greqise nga eurozona
» Lideret e G8 diskutojne sot per fatin e Greqise
» France, qeveria ul me 30perqind pagen e presidentit dhe ministrave
» Shuhet mbreteresha e diskos
» Medvedev Shkelja e sovranitetit mund te coje ne lufte nukleare
» Francezi pagjymtyre qe synon notimin epik
» Francezi pagjymtyre qe synon te notoje ndermjet pese kontinenteve
» France, avioni i presidentit Hollande goditet nga rrufeja
» “BE dhe Merkel po luajne poker me jeten e qytetareve”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit