Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Kuriozitete - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
1
Të ligut ose qymyrit
O qymyr s’të bëj dot mik,
S’kam lindur për vetmohim,
Kur je i ndezur më djeg,
Kur je i fikur më nxin!
2
E mësova të vërtetën,
E mësova të vërtetën,
Tani që më erdhën mendtë,
Sa më shumë që i njoh njerëzit,
Aq më shumë i dua qentë!
3
Pikëllimi
Me fjalë e me sy,
Mos e vrit të varfërin,
Pikëllim’i tij,
Helmon edhe gjarpërin!
4
E bardh’e sorrës
Në gjithë botën të kërkosh,
Do mundohesh ti më kot,
Në janë sorra a sorrakë,
Pikë të bardhë nuk u gjen dot!
5
Shqiponja për miza
I thoshte një mizë shqiponjës,
Plot shpezë në kthetra ti vure,
Por deri më sot asnjë mizë,
S’e zure dot që s’e zure!
Ashtu vërtet tha shqiponja,
Ty fjalën as topi s’ta luan,
Posot mësoje ta dish:
Shqiponja për miza nuk gjuan