Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
57perqind e shqiptareve Serbia, vend mik. 86perqind e serbeve Vend armik

Publikuar me : 24.11.2010 Ne : Politike - 129 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sondazhi i Gallup pasqyron miqesite dhe armiqesite midis vendeve te Ballkanit. Shqiptaret, me liberal edhe per martesat e perziera




Maqedonia dhe Serbia konsiderohen si vende me miqesi me te ngushte, ben te ditur nje sondazh-hulumtim i realizuar nga Instituti Nderkombetar Gallup. Sipas anketes, ne Serbi 51,5 per qind e qytetareve vend me mik konsiderojne Maqedonine, 40,7 per qind konsiderojne vendin me mik Bosnje-Hercegovinen dhe 63 per qind konsiderojne vendin me mik, Malin e Zi.


Ndersa nga serbet si vende me pak mike konsiderohen shtetet shqiptare si Shqiperia, per te cilen jane shprehur vetem 13,3 per qind dhe per Kosoven vetem 6,4 per qind. Po ashtu edhe Kroacine vetem 13,3 per qind e serbeve e konsiderojne si vend mik.
Anketa, gjithashtu, shpreh edhe disponimin e qytetareve te Kosoves, Shqiperise dhe vendeve tjera ne raport me Serbine. Sipas anketes, 77 per qind e kosovareve e konsiderojne Serbine si vend armik, 45,5 per qind e kroateve gjithashtu kane mendim te njejte, por vetem 42,8 per qind e qytetareve ne Shqiperi e konsiderojne Serbine si vend armik.


Shumica e banoreve te rajonit te Ballkanit i japin rendesi nevojes se zgjidhjes se kontesteve dhe problemeve fqinjesore. Sa i perket besimit midis vendeve fqinje, me se shumti, besim kane shprehur qytetaret e Bosnje-Hercegovines ndaj fqinjeve te tyre. Ne masen 83,9 per qind e te anketuarve, boshnjaket jane shprehur se kane besim tek vendet fqinje. Nje shifer e larte eshte edhe per Malin e Zi.
Plot 82,5 per qind e qytetareve malazeze jane shprehur se kane besim ndaj vendeve fqinje. Me pak besim ndaj fqinjeve kane shprehur qytetaret e Maqedonise, vetem 36 per qind e tyre kane theksuar se kane disi besim ndaj fqinjeve te vet, perfshi Shqiperine.
Gjithashtu anketa e Gallup ben te ditur se nje pjese e madhe e qytetareve te Ballkanit Perendimor nuk i perkrahin martesat e perziera, pra martesat mes tyre, psh. Shqiptar me serbe, malazeze, me maqedonas, kosovare me malazeze, etj.
Ne Maqedoni 81 per qind e te anketuarve jane kunder ketyre martesave te perziera. Ne Kosove kunder ketyre lloj martesave jane 78,9 per qind e qytetareve. Kurse ne Serbi kunder ketyre martesave jane 65 per qind e qytetareve.


Edhe ne Shqiperi ka perqindje te larte kunder martesave te perziera, por gjithsesi, perqindja eshte shume me e ulet se te tjeret. Anketa thote se 58,5 per qind e qytetareve ne Shqiperi jane kunder martesave te perziera. Ne Kroaci 60 per qind e qytetareve jane kunder ketyre martesave dhe 58 per qind jane kunder ne Mal te Zi.
Anketa, gjithashtu, shpalos edhe realitetin se shumica e qytetareve te Ballkanit Perendimor me se shumti identifikohen me shtetet e tyre se sa me Ballkanin si rajon.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit