Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
6 partite parlamentare nisin reformen zgjedhore

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Politike - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjashtë partitë parlamentare kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë të Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje vjen dy javë pas votimit me konsensus të plotë në Kuvend të vendimit për ngritjen e këtij komisioni.

Në këtë mbledhje është rënë dakord për ngritjen e grupit të ekspertëve të cilët do të diskutojnë propozimet e mundshme për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Të dy partitë e mëdha kanë folur për një “reformë gjithëpërfshirëse” ndërkohë që ende partitë e vogla nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre.

“Çështjet konkrete do të diskutohen në ditët në vijim. Presim edhe propozimin e partive të vogla”, tha deputeti i PS-së Damina Gjiknuri.

“Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për çdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në prove”, tha Topalli.

Nisjen e reformës zgjedhore e përshëndeti dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. “Presim rezultate në fillim të vitit të ardhshëm. Ky është fillim i mirë për një zhvillim që shpresojmë të jetë i mirë. Orientimet më të rëndësishme janë vendosur nga raportet e OSBE/ODIHR-it, kështu që orientimet janë aty”, tha Volfart në përfundim të takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Nisjen e kësaj reforme e përshënderi dhe Presidenti Bamir Topi. Ai tha se shpresonte që ndryshe nga herët e tjera, ky komision do të arrijë të përfundojë në kohë reformën e kërkuar. “Nëse kjo reformë përfundon në kohën e duhur, të dyja palët do ta kenë më të qartë dhe do të njihen më mirë me platformën zgjedhore”, tha Topi.

 

* * *

Pas konsensusit të arritur në seancën plenare për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, PD dhe PS do të ulen sot në tryezë për të rënë dakord mbi ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin zgjedhor. Mbledhja do të drejtohet nga bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i PS dhe Ilir Rusmali i PD, të cilët do të përcaktojnë dhe axhendën që do të ndjekë puna e komisionit. Burime nga të dy partitë pohuan se në seancën e sotme do të vendoset ngritja e një grupi ekspertësh që do të punojnë sëbashku me anëtarët e këtij komisioni. Këto ekspertë do të zgjidhen me konsensus nga të dyja palët. Krahas përfshirjes së personave të specializuar në fushën e zgjedhjeve, komisioni parlamentar do të garantojë dhe përfaqësimin e aleatëve, por pa të drejtë vote. Do të ketë një konsultim të partive më të mëdha, si nga mazhoranca apo opozita me aleatët e tyre dhe më pas qëndrimi i tyre do të shtrohet në tryezë ose do të bëhet e ditur nga vetë ekspertët e partive të vogla.

Një tjetër angazhim i dy partive më të madhe politike në mbledhjen e parë të këtij komisioni do të jetë dhe përcaktimi i axhendës së punës. Partia Socialiste ka kërkuar publikisht që puna e këtij komisioni të mbyllet brenda pranverës së ardhshme, në mënyrë që të gjitha korrigjimet në Kodin Zgjedhor apo në sistem të jenë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PD nuk ka shprehur asnjë kundërshtim me këtë axhendë. Ndaj demokratët dhe socialistët do të hartojnë përmes një drafti të gjitha angazhimet që do të ndërmerren për të përmirësuar Kodin Zgjedhor, në bazë edhe të rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Grupi i punës i ngritur në selinë rozë për të përcaktuar problematikat që ndodhen në Kodin aktual Zgjedhor sipas tematikave të veçantë do t’i propozojë anëtarëve demokratë të komisionit disa pika ku duhet të ndërhyhet. Do të jetë mazhoranca ajo që do të japë ose jo miratimin për ndryshimeve specifike. Deri më tani, përpara nisjes së mbledhjes së parë të komisionit, demokratët janë shprehur të hapur për të diskutuar ndryshimet që iu propozohen.

Ndryshimi ose jo i sistemit zgjedhor pritet të jetë një prej diskutimeve më të rëndësishme të dy partive më të mëdha politike. Partia Socialiste ka shprehur hapur dëshirën që sistemi zgjedhor të ndryshohet nga proporcional rajon, në një sistem proporcional me korrektim kombëtar. Këtë ide e kanë mbështetur edhe partitë e vogla të të dyja krahëve. Por fjala e fundit do t’i takojë Partisë Demokratike pasi vendimet në komision nuk merren me shumicë të thjeshtë, por fillimisht duke marrë konsensusin PD-PS.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit