Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
9 pikat e draftit ‘Bode’ per shkurtimet ne administrate

Publikuar me : 07.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 204 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shkurtimet e pritshme të vendeve të punës që administratën publike të paralajmëruara nga Ministri i Financave dy ditë më parë nuk janë një rrufe në qiell të hapur për punonjësit e aparatit shtetëror. Në fakt, kjo sipërmarrje vjen në kuadër të një reforme të qeverisë mbi rishikimin organikës së administratës publike si dhe nivelin e pagave për secilin vend punë. Prej disa muajsh, qeveria vijon me miratimin e ligjeve apo vendimeve të ndryshme, kryesisht me funksionimin e administratës apo dhe sistemit të pagave dhe shpërblimeve duke i kufizuar madje dhe këto të fundit.

Puna për reformimin e administratës publike ka nisur që në shtator të vitit të shkuar nëpërmjet ngritjes së një grupi të posaçëm punë, i cili përgjatë disa muajve me radhë mori në shqyrtim të gjitha pozicionet e punës, numrin e punonjësve për secilin institucion, funksionimin, etj. Grupi ka përfunduar tashmë punën dhe pritet që brenda pak ditëve t’i dërgojë qeverisë sugjerimet e tij për ndërhyrjet e tjera që duhen ndërmarrë, ku pjesa më e madhe duket se kanë të bëjnë me shkurtimin e shpenzimeve për pagat.

Kjo ishte dhe thelbi i fjalës së Ministrit të Financave, Ridvan Bode dy ditë më parë para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, i cili ndër të tjera paralajmëroi ndërmarrjen e masave konkrete në drejtim të uljes së shpenzimeve për paga dhe shpërblime të administratës publike. Me pak fjalë, qeveria pritet të shkurtojë të gjithë ato vende pune, pozicioni i të cilave është i dubluar apo që nuk janë në organikën e institucionit, por që janë shtuar më pas për qëllime elektorale apo nepotike. Madje, ndër ndërhyrjet më të guximshme pritet të jenë shkrirja e drejtorive apo institucioneve që kanë funksione të ngjashme në dikastere të ndryshme. Për herë të parë, qeveria ka vendosur në ligjin e buxhetit të shtetit numrin maksimal të punonjësve për institucionet e qeverisjes qendrore duke ndaluar rreptësisht rritjen e shpenzimeve për paga mbi fondin e parashikuar.

Administrata publike është përdorur vazhdimisht si vend punësimi për individë afër maxhorancave që kanë qenë në pushtet, fenomen i cili është vënë në dukje nga raporte të ndryshme të institucioneve mbikëqyrëse evropiane.

Punonjës të administratës


Por cilat kanë qenë hapat e ndërmarra nga ekzekutivi deri më tani në këtë drejtim? Fillimisht, me urdhër të posaçëm të Kryeministrit Berisha më datë 2 shtator 2010, u ngrit një grup i posaçëm pune me përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave nën udhëheqjen e zëvendësministrit Nezir Haldeda për verifikimin e organikës së institucioneve, sistemit të pagave, pozicionin e secilit punonjës si dhe politikat e ndërmarra. Në përfundim të punës tre mujore, grupi doli me sugjerime të posaçme ndaj qeverisë, ndërhyrja e parë e sugjeruar ishte ajo në sistemin e pagave dhe shpërblimeve. Menjëherë pas kësaj, qeveria miratoi një vendim të posaçëm për kontrollin e shpërblimeve për punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore si KESH, OST, Drejtoria e Hekurudhave, etj. Më parë, këto ndërmarrje përcaktonin vetë nivelin e shpërblimeve, ndërkohë që vendimi i marrë vendosi disa kufij. Madje, një ndër risitë e vendimit ishte fakti që ndërmarrjet nuk mund të bënin rritje page apo të jepnin shpërblime për punonjësit nëse bilanci vjetor i saj ishte negativ.

Reforma në sistemin e pagave dhe pozicioneve të punës në administratën publike do të vijojë edhe në sektorë të tjera siç janë pensionet apo fondet për mbështetjen sociale. Kjo për faktin se shpenzimet e për pensione dhe mbështetjen sociale përbëjnë jo pak por rreth një të tretën e buxhetit të shtetit. Një fakt i tillë është mëse i mjaftueshëm për disiplinimin e shpenzimeve në këtë sektor, në një kohë kur në ndryshimet e fundit në buxhet, qeveria ka prekur edhe investimet në rrugë, një ndër prioritetet e shpallura të saj.

 

 

 

Çfarë përmban reforma

Hartimin e një organigrame të re për administratën qendrore

Shkurtimin e pozicioneve të punës që dublojnë njeri-tjetrin

Shkrirjen e drejtorive që kanë aktivitet të ngjashëm në institucione të ndryshme

Shkurtimin e vendeve të punës për pozicione që s’kanë të bëjnë me funksionin e institucionit

Kufizimin e shpërblimeve për ndërmarrjet shtetërore dhe ndalimin e tyre nëse ndërmarrja ka bilanc negativ

Ndalimin me ligj të rritjes së fondit të pagave deri në fund të këtij viti

Përcaktimin me ligj të numrit të punonjësve për secilin institucion të qeverisjes qendrore

Verifikimin e çdo pozicioni në administratën publike

Verifikimin e performancës së institucionit

 

 

Shpenzimet për paga, njëlloj me investimet

Shpenzimet aktuale për paga janë një barrë e rendë për buxhetin e shtetit. Treguesit e tabelave të Ministrisë së Financave pasqyrojnë një rritje të tyre nga viti në vit duke bërë të domosdoshme tani, ndërmarrjen e një reforme të tillë për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të tyre. Qeveria ka ndarë një fond prej 69.5 miliardë lekë në buxhetin e këtij si zë për shpenzime personeli. Nga këto, rreth 60 miliardë lekë është fondi i pagave që marrin çdo muaj të punësuarit të sektorin publik, ndërsa pjesa tjetër janë fonde të parashikuara për t’u përdorur për pagesat e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe për rritjen e pagave.

I gjithë fondi prej 69 miliardë lekë është rreth sa një e pesta e totalit të shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e këtij viti. Kështu, nëse deri në fund të dhjetorit 2011 qeveria ka parashikuar të shpenzojë rreth 390.6 miliardë lekë, plot 69 miliardë lekë do të jepen për paga. Shpenzimet për pensione janë edhe më të mëdha. Në buxhetin e këtij viti janë ndarë rreth 114 miliardë lekë për pensione dhe pagesa të Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkaq, zëri në të cilin deri më tani janë vërejtur shpërdorimet më të mëdha është ai për ndihmën sociale. Krahasimisht më të vogla në vlerë me fondet për pagat dhe pensionet, fondi për shpenzimet sociale përllogaritet të jenë rreth 18 miliardë lekë deri në fund të vitit. Nga këto, rreth 17 miliardë lekë shkojnë për ndihmën ekonomike, ndërsa pjesa tjetër për ndihmën ekonomike. Aktualisht ekzistojnë një dyshim i thelle mbi funksionimin e skemës së ndihmës ekonomike, pasi shpesh herë janë vërejtur raste ku përfitues nuk janë ata që vërtetë janë në nevojë por të afërm të drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore. Mosfunksionimi në mënyrën e duhur të kësaj skeme është pranuar edhe nga funksionare të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, duke paralajmëruar edhe reformat në këtë drejtim. Në fakt edhe pa nisur ende reforma, qeveria ka vendosur të heqë fondin për kompensimin e energjisë elektrike, e cila deri më tani përllogaritej në plot 500 milionë lekë.

Në total, fondi i pagave, pensioneve dhe ai për mbështetjen sociale përllogaritet të jetë mbi 200 miliardë lekë, ose më shumë se gjysma e shpenzimeve totale të parashikuara nga qeveria për vitin 2011, ndërkohë që shpenzimet për investime nuk shkojnë më shumë se 73 miliardë lekë.

 

18

Miilardë lekë është fondi i parashikuar në buxhetin e këtij viti për politikat e mbështetjes sociale. Nga këto, rreth 17 miliardë lekë janë përllogaritur për ndihmën ekonomike, kurse pjesa tjetër për pagesë papunësie

 

Total 150.5 mld lekë

18 (69 mld lekë) perqind shpenzime personeli

82 (390.6 mld lekë) perqind shpenzimet e tjera

Fondi i pagave, pensioneve dhe ai për politikat e mbështetjes sociale përllogaritet të jetë rreth 200 miliardë lekë, ose sa trefishi i fondeve të parashikuara për investime nga qeveria deri në fund të këtij viti

 

Shpenzime personeli ndër vite

2008       68.7 mld lekë

2009       65.1 mld lekë

2010       66.8 mld lekë

2011       69 mld lekë

Gjatë vitit të fundit vërehet një rritje e ndjeshme e fondeve për personelin ku pjesa më e madhe përbëhet nga fondi për pagat. Në buxhetet e viteve 2009, 2010 qeveria ka ndërmarrë një shkurtim të tyre pas shpenzimeve të mëdha të vitit 2008, por duket se edhe këtë vit ekzekutivi e ka liruar dorën në këtë drejtim edhe pse vazhdimisht është folur për një qeverisje në “dietë”

 

Më tej

Grupi i punës dorëzon në qeveri propozimet në lidhje me reformën që do të kryhet si dhe masat që duhen ndërmarrë për secilin sektor brenda këtij muaji

Pas marrjes në dorëzim, qeveria do të shqyrtojë propozimet e grupit të posaçëm të punës duke planifikuar më pas formën se si do të aplikohen ato në terren (shkurtime vendesh pune, shkrirje drejtorish, etj)

 

 

Berisha

 

Për vitin 2011 nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit me përjashtim të institucioneve të reja, të krijuara me ligj

 

Bode

Jemi duke parë një lehtësim të mëtejshëm të administratës publike. Do të verifikohen të gjitha ministritë

 

 

Emirjon Senja

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit