Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
A jemi ne shoqeri ne depresion?

Publikuar me : 17.07.2010 Ne : Kuriozitete - 169 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nuk guxoj te pyes me ze te larte a jam i lumtur sepse nje i djathte do me thote qe jam i lumtur, ndersa nje i majte qe jam i palumtur. Çfare deshet te pyesni ju? A na do Europa? Pozita thote qe po, opozita thote qe jo. Apo mos deshet te pyesni nese George Clooney eshte gej? Opozita sigurisht do thote jo, ndersa maxhoranca jep garanci qe eshte gej e shkuar geut. Kjo ndodh per cdo gje. E verteta, na shfaqet me 2 fytyra krejt te kunderta ne kete vend. Fytyren e atyre qe jane mbi pushtet, dhe fytyren e atyre qe jane nen pushtet.
Them mbi e nen, se smund ta them ne pushtet, meqe pushteti kohet e fundit nuk eshte asgje pervecse vija qe ndan ata qe kane gurin dhe arren ne dore, nga ata qe e kishin dhe qe po vdesin qe ta kene prape gurin dhe arren ne dore.
Si perhere, nuk behet fjale qe te bien dakort, te mbaje njeri arren e tjetri gurin.
Po, per te mos u larguar nga tema, A jemi ne te lumtur?


GJITHÇKA SHITET

Qe mos duket si dialog telenovelash, po e bej pyetjen ndryshe. A jemi ne shoqeri ne depresion? Njerezit me simpatira/bindje/interesa te njerit krah do konfirmonin po! Ata me simpatira/bindje/interesa te krahut tjeter politik, do ngulnin kembe sigurisht qe jo!
Per ta analizuar nese shoqeria jone i ngjan apo jo shtepiakeve te deshperuara, kam zgjedhur dy elemente jeta dhe prona - vetevrasjet dhe gazeten Çelesi.
Lexoj nganjehere Çelesin, sa per te pare cfare shesin njerezit. Po shesin gjithcka, qe nga qenushet e deri tek brisqet e rrojes. Shitet nje biciklete shume e perdorur, nje parafange benzi e para 12 viteve, nje karrige shume e perdorur berberi, shitet nje harte Shqiperie (e ce duam harten, kaq shpejt sa po e shesin kete vend ajo Harte pak vite jete ka), shitet tharese flokesh (i thajme ne diell), shitet nje liber, shitet kornize, shitet cdo gje qe mund te sjelle lek. Shiten linja te tera prodhimi shenje qe dikush u nis te bente nje biznes, investoi, e pastaj hoqi dore. Qerate jane shume te uleta, ndryshe askush sdo merrte shtepi me qera. Ka vetem kerkesa per pune, e pothuaj aspak oferta per pune. Kerkojne pune inxhiniere, mesuese, administratore, ekonomiste, te tere me shkolle te larte. Madje, dhe nje bodigard me shkolle te larte.
Shiten shume qen. Sakrifica fillon nga fundi i zinxhirit. Dhe nuk ka deshperim me te madh se kur je i detyruar te shesesh qenin tend.


FLUTURIMI NGA KATI I 5-TE

Nga ana tjeter, gati cdo dite vret veten nje person, nganjehere dhe dy. Pata menduar qe me ardhjen e veres, ky numer do te pakesohej, ca ngaqe vera sikur te kendell e te jep ca shprese, e ca duke menduar qe ata nuk do donin qe te bejme figure te keqe para turisteve.
Por jo. Njerezit me te cilet ndajme kete vend, vrasin veten perdite, kush me arme, kush me fluturim nga kati 5, kush me helm, kush me varje. Sipas medias, ne shumicen e rasteve vetvrasja eshte per shkak te varferise.
Te mbytur nuk kemi, sepse, Tirana nuk ka lume. Nuk ua kemi dhene shansin qe te hidhen nga ura. Por ama, shteti, i njejti qe i le ne meshiren e fatit, ua jep nje shans tjeter. I ka furnizuar me arme; me kulla te larta prej nga te mund te hidhen pa pasur frike se shpetojne gjalle, qofte dhe rastesisht; i furnizon rregullisht me helm per minj...
Vete shteti i vret qente rrugace, ndersa per minjte ta le helmin ty.
Ka kohe qe nuk lexoj per vetevrasje nga dashuria. Njerez qe kur te thone vdeksha per ty e kane seriozisht.
Kohet depresive do te kene marre fund dhe ne do te jemi nje komb i lumtur vetem kur te lexojme qe njerezit po vrasin veten nga dashuria e jo nga varferia.

VDEKJA E FUTBOLLIT

Ekziston dhe kategoria e atyre qe vrasin veten pasi kane lene gjithcka ne baste. Keta, vdesin nga dashuria per sportin qe mund ti kish bere te pasur. Nuk kam shume per ti shtuar asaj qe ka shkruar Besnik Dizdari e Fatos Lubonja, apo etiketes se Johan Krujf per Kampionatin Boteror si anti-futboll. Personalisht, mendoj qe ishte nje kampionat i shemtuar, ku e vetmja ndeshje e bukur, Gjermani - Uruguai, ishte ndeshje jashte konkurimi, tradicionalisht e krijuar vetem per marketingun e FIFA-s.
Tifoze qe brohorasin jo per futbollin po per leket qe kane vene ne lloto; Hollanda qe luan si Interi; tifoze qe behen me Portugaline se K.Ronaldo eshte cun seksi.
E gjitha kjo, ka kohe qe po e vret futbollin.
Ky kampionat i shemtuar, megjithate, e ka bere FIFA-n akoma me te pasur. Prandaj e urrej futbollin me shume se currej Bankat.


FUTBOLLI SI URREJTJE

Ju kujtohet Gjermani - Spanje? Kishte tifoze te cmendur per Gjermanine dhe tifoze te cmendur kunder Gjermanise. Thuajse asnje tifoz i Spanjes. Po keshtu kur luante Italia apo Brazili. Kam pare njerez te hidheshin perpjete per golin e Korese se Veriut si tu kish lindur djale. Dhe nuk kishin vene as bast. Tipike e jona. Ne nuk jemi pro ketij, po jemi kunder atij tjetrit. Ne bejme tifo qe Tjetri te mos gezoje.
Neve, edhe me sportin, na lidh urrejtja.
Jo urrejtja per gjermanet. Urrejtja per shqiptaret. Urrejtja per shqiptaret tifoze me Gjermanine. Me Italine. Me Brazilin. Urrejtja per ty, per mua, per fqinjin tone qe eshte tifoz i tyre. Ne e kemi hale ne sy gezimin e tjetrit.
Nga ana tjeter, festa e tij - festa jone - ne rast fitoreje eshte e dhunshme. Fqinji, po fitoi do na shqetesoje me gezimin e tij. Sepse, edhe kur festojme, festojme si per inat te tjetrit. Gezimi jone ka brenda urrejtjen per ate qe u mund. Pa folur qe gezimet tona jane me te thyera stolash, me shkrepje armesh, me britma e me te shara.
Gezim i ekzagjeruar per dicka qe ne te vertete, nuk na perket. Eshte i njejti emocion negativ qe ndjejme kur militantet festojne para kohe fitoren e Partise se tyre me buri makinash e flamuj neper rruge. Me varfanjaket gezojne qe pasaniket po behen deputete!
Dhe ne futboll, kombi i fundit i mbetur jashte Evropes ben tifo si i cmendur per Italine, Angline ose Gjermanine, madje gezon me fort se vete ata.


VDEKJA ME VJEN PREJ SYVE TE TILLE

Ka vdekur futbolli, ka vdekur Arqile Boti, dhe, te tjeret hidhen perdite nga ballkoni.
Arqile Botin nuk di me se do mund ta zevendesojme. Mbase me Elton Deden, qe eshte kthyer per pak dite nga mergimi.
Por, per futbollin dicka mund te bejme. Futbolli nuk besoj se sherohet nese ndalohen kompanite e basteve. As nese Murinjo internohet sepse ndertoi nje Inter qe e ruan porten si dere burgu. As nese Bekam ndahet nga Viktoria.
Futbolli rilind, kur ne te refuzojme te shkojme ne stadium per kampionatin tone me rezultate te shitura apo per te pare seancen stervitore te Real Madridit me Gramozin.
Futbolli rilind, kur ne te refuzojme te ndjekim edhe ne TV kampionatet e anti-futbollit, apo te bejme tifo per ekipet qe bejne rezultat por jo loje.
Futbolli rilind, kur ne te dalim te fushat e rrjepura e te ndjekim ekipin qe vertete na perket, ate te lagjes.
Dal nganjehere te fusha e sportit prane pallatit tim dhe shoh ekipet e 14 vjecareve qe luajne futboll, me atlete gabi e me fanella te sajuara si kane mundur. Por, luajne futboll te vertete. Futboll per pasion e jo per tu bere miliardere e cuna kopertinash. Futbolli qe luhej para 100 vjetesh te Shallvaret.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit