Organizata e njohur nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Amensty International (AI), ka kerkuar te henen nga misioni EULEX ne Kosove qe te sqarohet fati i me shume se tre mije personave te rrembyer e te zhdukur si dhe qe kriminelet qe kane kryer ato vepra te sillen para drejtesise.
"Apelojme qe sa me shpejt te ndermerren masat qe te zgjidhen ceshtjet e krimeve te luftes dhe shkeljes se te drejtave njerezore. Dhjete vjet pas perfundimit te luftes ne Kosove, misioni qe udhehiqet nga BE duhet te siguroje qe farefisit te me shume se tre mije te zhdukurve tu kumtohet e verteta per te afermit e tyre*, citohet te kete thene drejtori i programit te AI per Evrope, Nicola Duckworth. /rtk/telegrafi/