Sipas nendrejtorit Celo, data 3 dhjetor eshte afati i fundit i dorezimit te dokumentave, per tu kompensuar nga fondi 500 mln leke
TIRANE – Agjencia per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave pritet te kompensoje rreth 600 ish-pronare, me fondin 500 mln leke te percaktuar nga qeveria. Sipas nendrejtorit te AKKP-se, Genc Celo, data 3 dhjetor eshte afati i fundit i subjekteve te shpronesuar, per te dorezuar dokumentacionin prane zyrave rajonale te AKKP. Celo ben me dije per *Shekullin* se shperndarja e fondit pritet te realizohet ne fund te muajit janar, ndaj dhe AKKP u ben thirrje te gjithe ish-pronareve te dorezojne dokumentacionin brenda te merkures se javes se ardhshme. Pas mbylljes se pranimit te dokumentacionit, me daten 3 dhjetor, hapi qe do te ndiqet do te jete verifikimi i kerkesave te depozituara nga ish-pronaret. Nga te gjitha zyrat rajonale te AKKP – se do te behet nje verifikim i plote, ku do te shqyrtohen te gjitha kerkesat, vendimet dhe gjithcka qe do te permbajne dosjet e tyre.
***
Pas shqyrtimit te dosjeve nga Zyrat Rajonale, keto te fundit pritet te hartojne nje relacion i cili do ti paraqitet Zyres Qendrore ne Tirane. *Nje grup juristesh do te japin verdiktin perfundimtar te subjekteve fituese, te cilet do te perfitojne nga fondi 500 milione leke*,-ben me dije nendrejtori i AKKP-se.Kriteret per tu shpallur fitues nuk ndryshojne shume nga viti paraardhes. Te gjithe ata qytetare, prona e te cileve u eshte njohur e gjitha per kompensim dhe qe nuk kane perfituar me pare do te jene ne liste per te perfituar.Kompensimi do te behet sipas radhes kronologjike, te percaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve. Mesohet se vendimi me i vjeter, pra nga korriku i vitit 1993, do te jete ne krye te listes per te perfituar, ndersa vendimet me te vona ne kohe do te kene me pak shanse. Kompensimi do te behet vetem per 200 m2 te siperfaqes se caktuar per kompensim, ne baze te cmimit te percaktuar ne harten e vleres se miratuar dhe sipas vendndodhjes se prones, qe kompensohet. Ndersa ne lidhje me buxhetin e kompensimit per vitin 2008, ai eshte parashikuar te kape shifren 500 milione lekeve.
***
Zyrtaret e AKKP-se bejne me dije se nga ky buxhet pritet qe te perfitojne rreth 600 ish-pronare te shpronesuar. Nje shifer e tille nuk eshte perfundimtare, sepse procesi i kompensimit do te llogaritet sipas rendit kronologjik, fakt ky qe tregon se lista e perfituesve do te arrije deri ne ezaurimin perfundimtar te fondit te parashikuara gjate ketij viti. Sipas nendrejtorit Cela, gjate ketij viti gjithashtu do te kete raste qe nje pjese e qytetareve me dokumentacion te rregullt nuk do te shpallen fitues. Kjo shpjegohet me pamundesine e buxhetit te parashikuar per te perballuar nje fluks te tille kerkesash. Keta te fundit qe nuk do te perfitojne do te kene shansin per te aplikuar perseri vitin e ardhshem. Procesi i shperndarjes se fondeve per subjektet fituese pritet qe te filloje ne fund te janarit, megjithese pritej qe fondi prej 500 milione lekesh te ndahej brenda ketij viti.Kjo pasi mund te zgjasin procedurat e verifikimit te dosjeve te ish-pronareve.
VERIFIKIMI
Perjashtohen ish-pronaret
qe perfituan nga ligji 7501
TIRANE- Nje shtojce e re qe eshte parashikuar gjate vitit 2008 per kompensimin eshte ajo e Zyres se Administrimit dhe Menaxhimit te Trojeve (ZAMT), e cila duhet te dergoje prane AKKP -se verifikimin, nese subjekte te caktuara kane perfituar toke bujqesore sipas ligjit 7501 *Per Token*. Shtimi i kesaj procedure do te ndikoje ne vonesat qe mund te hasen per shperndarjen perfundimtare te fondeve. Ambientet e AKKP-se ne Tirane ishin te mbushura dje me ish-pronare, te cilet gjate diteve te fundit po depozitojne dokumentacionin e nevojshem per te perfituar nga Ligji i Kompensimeve. Nje numer i madh qytetaresh kane ardhur ne Tirane nga rrethet,te cilet ankohen prane Zyrave Qendrore per mosnjohjen e dokumentacionit apo per plotesim dokumentash shtese, te cilat sipas tyre nuk parashikohen ne kerkesat qe u jane paraqitur ne fillim. Dokumentacioni i nevojshem per te aplikuar per fondin e kompensimit eshte kerkesa dhe pranimi i kritereve per kompensim, formulari qe plotesohet prane zyrave te AKKP – se, gjate aplikimit, vendimi i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Gjithashtu eshte e domosdoshme edhe deshmia e trashegimise, bashke me prokuren e posacme te nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e ligjshem. G.Cobo
Pas dates 3 dhjetor..
Verifikim i te gjitha dosjeve te depozituara nga qytetaret, nga ana e Zyrave Rajonale te AKKP-se
Zyrat Rajonale do te hartojne nje relacion per Zyren Qendrore te AKKP -se, ne lidhje me keto dosje
Zyra Qendrore do te ngreje nje grup juristesh qe do te vleresojne relacionin dhe do te shpallin fituesit
Kriteret per te perfituar Kompensim
Te gjithe ata, prona e te cileve i eshte njohur e gjitha per kompensim
Te gjithe ata qe nuk kane perfituar nga kompensimet e meparshme apo nga ligji 7501
Dokumentacioni i nevojshem per
te aplikuar deri me daten 3 dhjetor
1.Kerkesa per kompensim financiar, sipas formularit tip 1 (Plotesohet ne zyre gjate aplikimit)
2.Deklarata per pranimin e kritereve per kompensim, sipas formularit tip 2 (Plotesohet ne zyre gjate aplikimit)
3.Vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ose te AKKP per njohjen dhe kompensimin e prones (se bashku, jo te ndara) me planvendosjen perkatese (Fotokopje e Noterizuar). Prona duhet te jete e gjitha e njohur dhe vetem kompensim pa asnje meter kthim.
4.Deshmite e trashegimise (Vendim i gjykates, me vule te njome)
5.Prokuren e posacme te nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e ligjshem, ku si tager i nevojshem te jete dhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te subjektit te shpronesuar.
6.Fotokopjen e noterizuar te dokumentit te identifikimit (leternjoftim, pasaporte ose certifikaten e lindjes se personit) qe ka prokuren e perfaqesimit.
7.Mandat-pagesa (Per subjektet qe kane aplikuar me pare, fotokopje e mandatit te pageses)