Evropa i eshte pershtatur prej kohesh, jo pa dhembje, rolit te zhdukur te saj ne ceshtjet boterore. Pas Kanalit te Suezit per britaniket, dhe Algjerise per francezet, u avulluan edhe iluzionet me kokeforta te pas Luftes se Dyte Boterore. Stafeta i kaloi Amerikes. Ndoshta lufterat ne Irak dhe Afganistan nuk paraqesin per Shtetet e Bashkuara ate qe konflikti i Suezit dhe i Algjerise paraqiste per Britanine dhe Francen. Por, te paperfunduara dhe te keqmenaxhuara, ato i kane vene kufij fuqise se Shteteve te Bashkuara. Presidenti Obama eshte fokusuar ne reduktimin e pritjeve te amerikaneve per nje epoke pa ceremoni te dorezimit. Keshtu, ai e perkufizoi epoken ne fjalimin me rastin e 7-vjetorit te luftes ne Irak. Ishte nje fjalim i rralle i Obames, i zgjuar, por jo nxites, i vendosur dhe i kthellet, por jo solemn. Obama e shpjegoi situaten si vijon Njeri mesim nga perpjekjet tona ne Irak eshte se ndikimi i Amerikes ne bote nuk eshte vetem ne funksion te forces ushtarake.
Ne duhet ti perdorim te gjitha elementet e fuqise sone, perfshire diplomacine tone, fuqine tone ekonomike dhe fuqine e shembullit te Amerikes, qe ti sigurojme interest tona dhe te qendrojme prane aleateve. Ne doktrinen Obama, fuqia nuk eshte te fitosh brenda nje dite, apo ta zhdukesh armikun. Qellimi i saj eshte me modest tI ndjekesh interesat e Amerikes dhe te miqve te saj. Obama eshte realist ne shembelltyren e shtetarit britanik te shekullit XIX, Lord Palmerston, i cili nje here deklaroi Ne nuk kemi armiq te perjetshem dhe armiq te perhershem. Interesat tona jane te perjetshme dhe te perhershme, dhe eshte detyra jone qe ti ndjekim keto interesa. Ajo qe mbizoteron tek Obama eshte bindja se Shtetet e Bashkuara ende jane fuqia me e madhe, por jo fuqia vendimtare, thote Xhonatan Ejall, analist politik nga Britania e Madhe.
Obama, me butesi, por me kembengulje, po e zbret ne toke idene se Amerika eshte e jashtezakonshme dhe kete po e ben ne emer te interesit te ndersjelle dhe respektit te ndersjelle. Ai po i minimizon ambiciet e Amerikes ne emer te rindertimit te Amerikes. Logjika eshte ne anen e tij. Sic verejti vete BANDEROLA NE QENDER TE TIRANES Obama, me shume se nje mije miliarde dollare jane shpenzuar ne lufte qe nga 11 shtatori 2001. Kjo eshte njera arsye perse ekonomia e Shteteve te Bashkuara eshte ne krize. Terheqja dhe rikonsolidimi, jane disa nga parakushtet per ringjalljen, te cilen Amerika eshte ne gjendje ta beje. Por, logjika nuk i fiton zgjedhjet.
Fitorja heroike e Obames ne vitin 2008 ishte e qarte, por u konsumua. Amerika nuk eshte ne poziten e Britanise kur nga nje perandori kolonialiste, u shnderrua ne bashkesi te Komonuelthit. Dilema politike e tij mund te reduktohet ne nje fjali si te shpejtohet pulsi kur Amerika po vazhdon te terhiqet nga lufterat, e te mos zhytesh ne nje lufte tjeter katastrofike, per shembull ne Iran?!