Qysh se u nderrua pushteti ne Shqiperi me 1991-1992, degjuam se tani filloi tranzicioni. Te gjithe e perfytyruam kete tranzicionin pak a shume si nje rruge, qofte dhe e gjate, qe
niset nga diku dhe perfundon diku ose si nje anije qe can detet e prapambetjes per te ardhur te bregu i mireqenies dhe i shtetit juridik. Nga Shqiperia socialiste shkojme ne Shqiperine kapitaliste, jo, shume e zhveshur keshtu, shkojme ne Shqiperine europiane.
Tranzicioni - nje metamorfoze qe ndryshon fytyren dhe gjithe qenien e nje shteti.Kane kaluar nderkaq 20 vjet dhe jo qe vetem qe nuk kemi mberritur diku, por as nuk kemi pershtypjen se ndodhemi ne nje rruge qe mberrin ne nje vend, per me teper kemi shume zhvillime deshperuese si bie fjala shkaterrimin e mjedisit, ose shkermoqjen e trashegimise kulturore, ose eksodin e rinise dhe elitave te vendit, ose korrupsionin e thelle te politikes dhe administrates shteterore, qe shume vete i bejne te mendojne se sistemi i kaluar kishte disa epersi mbi te sotmin. Eshte e sigurt qe vendi ndryshon, pjese te caktuara te tij, sikurse kryeqyteti dhe disa qendra te tjera te medha, madje ne menyre marramendese, por e gjitha mbetet serish pa kuptimin e rruges, te shnderrimit shpetues, te pikemberritjes.
Nje numer i madh levizjesh dhe ndryshimesh jane kunderthenese, te paplanifikuara dhe te padeshiruara, sikurse betonizimi i vijes bregdetare ose braktisja e fshatrave ose rritja kaotike e qyteteve. Ne thelbin e vet koncepti i tranzicionit, se paku ne rastin e Shqiperise, ka dicka iluzive, genjeshtare, te ngjashme me teorine finite ose eskatologjine e komunizmit qe do te lindte Boten e Re pas ndertimit te bazave te socializmit. Shumica e popullsise shqiptare ne vitin 1991 ishte fshatare. Po cndodhi me kete fshataresi, cili ishte tranzicioni i saj? Nje pjese e madhe versheu drejt qyteteve, u ngul ne periferite e Tiranes, Durresit, Vlores etj., ose shkoi ne emigracion drejt Greqise dhe Italise.
Fshataret i braktisen kooperativat socialiste dhe nuk krijuan kooperativa te reja, nje pjese e vogel merren sot me bujqesi dhe fare pak syresh kane siguruar mireqenien nepermjet asaj qe kultivojne, pasi tregu shqiptar eshte pergjithesisht i mbushur me produkte te importit. Pra krahet e punes qe mund te kishin zhvilluar bujqesine shqiptare sot merren me ndertim ose biznese me te vogla ose rrine pa pune ne qytetet e medha. Shume fshatra te Veriut e te Jugut ngjajne sot si te ngrira ne kohe, disa pleq te kafeneja e fshatit e disa plaka qe mbajne dru rruges ose punojne nje cope are na kujtojne se ketu ka ende jete.
Eshte ky tranzicioni qe do te deshironte fshati shqiptar? Po ajo qe quhej klase punetore e ndermarrjeve te medha e te mesme industriale socialiste ctranzicion pesoi? Shqiperia sot nuk ka industri, uzinat, fabrikat, minierat e dikurshme u shperbene gati te tera, shume pak prej tyre arriten, pasi u holluan tej mase, te mbijetojne ne kushtet e kapitalizmit. Ndermarrje me njefare suksesi sot jane vetem ato te voglat qe pergjithesisht prodhojne per firma te huaja. Ku shkoi gjithe ai krah punetor? Ne emigracion edhe ai, ose ne ndertim e biznese te vogla ose i papune ne kafene, sikurse ish-fshataresia punonjese. Gjithashtu, nje tranzicion i papritur dhe i padeshiruar. E keshtu mund te vazhdonim me tranzicionin e te moshuarve, veteraneve e pensionisteve, me tranzicionin e ish te perndjekurve politike, tranzicionin e rinise... vetem se do te vinim ne tablo gjithmone e me absurde.
Jeta e njerezve ka ndryshuar, shpeshhere ne menyre dramatike, shume here ne menyre eksituese, me endje e kenaqesi qe dikur as mund te perfytyroheshin, me njemije gezime, mundesi, zhgenjime qe i solli liria e re. Vecse askush nuk mund te thote se u nis nga kendej dhe do te mberrije atje. Per fat te keq, ndryshe nga disa vende te tjera te Lindjes ishsocialiste si p.sh., Gjermania lindore qe perms nje tranzicioni te pershpejtuar qofte dhe te sforcuar sot pak dallon nga pjesa tjeter e vendit qe e thithi dhe e thuri ate ne zhvillimet e veta, Shqiperia nuk e tregon fort qarte se ku shkon - po te mos llogarisim propaganden rraskapitese qeveritare me integrim euro-atlantik. Te pakte jane njerezit qe bejne plane te sigurta per te ardhmen, inekzistuese jane ato qe quhen masterplane ose strategji kombetare.
Qarkullon ne vend fjala qe, aq sa zgjati regjimi komunist, pra 45 vjet, po kaq do te zgjasin mundimet tona derisa Shqiperia te behet nje vend normal europian dhe te kapercehet teresisht trauma e asaj epoke. E ngjashme me prognozen qe thuhet se beri diktatori Enver Hoxha para se te vdiste me 1985 5 vjet do te me qani, 5 vjet do te me shani, gjithe jeten do te me kujtoni. Keto te lene te nenkuptosh se Shqiperia po ndiqte nje zhvillim normal europian deri me 1944, kur
pllakosi fatkeqesia e komunizmit qe e shqiti vendin me perdhune nga ai qe do te kishte qene zhvillimi i natyrshem ne perputhje me vokacionin perendimor te tij (perendimor sikurse gjuha gjysme-latine, sikurse aleancat e Skenderbeut me papet dhe Venedikun kunder pushtimit osman). Mirepo edhe ne kete konceptim ka disa gabime, ne te cilat vlen te ndalesh shkurt.
Pjeset e ndryshme te shtetit te ri te krijuar ne vigjilje te Luftes se pare Boterore, ishin mjaft te pabarabarta mes tyre. Disa qendra tregtare te Jugut si Korca, Gjirokastra, Berati kishin krijuar nje pasuri dhe tradite qytetase qe nuk i dallonte shume nga qytetet ne Veri te Greqise. Elbasani ne Shqiperi te mesme e sidomos Shkodra ne Veri, te pasuruara edhe keto nga tregtia, kishin kultivuar qendra arsimore-kulturore me rendesi te vecante ne ngritjen e vetedijes kombetare. Nderkaq provincaishte tejet e prapambetur, orientale dhe anadollake, bujqesia arkaike. Lidhja e ngushte e kryeministrit, me pas mbretit Zog me Italine fashiste ne vitet 20 e 30 pruri njefare zhvillimi te kryeqytetit dhe disa akseve rrugore, ne prag te pushtimit te vendit nga Musolini me 1939 mund te thuhej se shteti i vogel shqiptar kishte marre njefare fizionomie.
Nderkaq Veriu i vendit ngjante sikur vinte nga mesjeta e thelle, ketu sundonte ende Kanuni i Maleve, me nje legjislacion e vetegjyqesi kolektive qe nuk e pranonte autoritetin shteteror. Shume gjate eshte spekulluar me tezen se crruge do te kishte ndjekur Shqiperia sikur ne konferencen e te medhenjve ne Jalte vendi ti ishte lene ashtu si Greqia kampit perendimor. Jugu padyshim qe nuk do te dallonte shume nga fqinji jugor. Por ska kuptim te shtyhemi me tej ne spekullime, sidomos ne qofte se historine nuk e shohim si grumbullim rastesish por zhvillim pasojash logjike. Nuk ishte rastesi qe komunizmi dhe levizja partizane zuri aq fort rrenje gjate Luftes se Dyte Boterore, duke fituar shume shpejt epersi ndaj fronteve nacionaliste ose monarkiste. Popullata e nje vendi aq te prapambetur, me strukture primitive organizimi, u entuziazmua shpejt nga propaganda komuniste per mireqenien dhe boten e re, ndersa elitat e vjetra skishin cte ofronin.
Me marrjen e pushtetit regjimi komunist i shperberi marredheniet e vjetra te pronesise, shtetezoi gjithcka, ngriti nje bujqesi kolektiviste e industri te sforcuar qe shkeputi perfundimisht cdo lidhje me te kaluaren. Kurse ndalimi i fese dhe izolimi i thelle i vendit ne vitet 60, 70, 80 plotesuan ate qe ndihet edhe sot si traume me pasoja te sterzgjatura. Ne fund te tyre njerezit nuk ndjene ringjalljen e shpresave per nje bote me te mire, por deshperim dhe humbje te orientimit. Reagimi i tyre ishte sulmi ndaj anijeve dhe kufijve, nje eksod me permasa biblike. Vertet, per ku shkon sot Shqiperia? Ajo ka drejtuar bashin per nga Veri-Perendimi dhe eshte e vendosur te mberrije Europe. Eshte nje vendosmeri me permasa te medha, aq te medha sa ke dhe frike se mos pesoje fatin e Titanikut, thyhet me dysh dhe mbetet diku rruges.
Mirepo vendosmeria eshte e derdhur ne beton-arme, nje mase gri larg ngjyrave dhe trajtave mesdhetare, e cila pasi ka shtruar gjire te tera si te Durresit ose Sarandes, pasi ka marre edhe premtimin e qeverise per tete fabrika cimentoje midis Fushe Krujes dhe Shkodres, e ka veshur krejt vendin me trajtat e nje anijeje simbolike qe he per he eshte hedhur diku midis Fierit dhe Beratit, prane nje qyteze te vogel, por qe duke thyer ligjet e ferkimeve dhe rezistencave mekanike, do caje nje dite gjithe rrethet vicioze historike, gjithe frenimet orientale-komuniste, gjithe paragjykimet e fqinjeve dhe te komisioneve ne Bruksel, per te mberritur mu ne zemer te kontinentit. Nuk do te ndjeke me udhet detare se ato jane te gjata dhe te kujtojne eksodet poshteruese te viteve 1991-1997, por do ta marre rrugen me toke, lug me lug e breg me breg neper trajektoren me te shkurter.
Kjo anije, ende e pambaruar ne kantierin e Roskovecit, u fotografua ne nje dite te qershorit 2010 nga Jutta Benzenberg. Ajo ka dhoma te shumta, kafene e restorante, salla per bilardo dhe lojera fati, brenda do ulen jo me nje delegacion qeveritar ose parlamentar me kryetarin e shtetit dhe sekretaret e hijshme rrotull tij, por perfaqesues nga te gjitha shtresat punetore dhe jopunetore te vendit. Nuk do te jete nevoja ta terheqin me litare 100 a 1000 vete permbi male e lugina sikurse bene dikur peruanet e gjore nen urdhrat e baronit te marre Fitzcarraldo dhe regjisorit Werner Herzog; jo, me marazin 550-vjecar te mbledhur ne gji qe nga koha e lufterave te Skenderbeut, kur na shkeputen me perdhune nga Europa, ajo do te ece vetvetiu me tere fuqine e motorit kohe-kapes e kur ta shohin anijen prej betoni shqiptare, kete enderr industriale te viteve 60 qe u be realitet vetem ne shekullin 21, popujt dhe qeverite e integruara europiane do te hapin rrugen me respekt.
Ne fotografi po buzeqesh nje plake me anijen ne sfond. Eshte pronarja, nena e zbatuesit rastesor te asaj ideje, qe u ngjiz shume me thelle nder shekuj e qe sot gjen shprehje te shumta ne kete vend, te kapur disi ne veshtiresi me vetveten dhe jo shume te qarte per rruget dhe mjetet udhetuese qe duhet te zgjedhe. Se bie fjala, tridhjete kilometra me ne veri, ne qytetin e Kavajes, dikush e ktheu oxhakun e fabrikes se gozhde-bulonave ne minare xhamie, me ballkonin dhe altoparlantin e myezinit te kthyer nga Lindja.