Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Rajoni
Acarohen raportet mes liderėve serbė

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 601 here.

Fushata parazgjedhore e subjekteve politike serbe, pjesemarrese ne zgjedhjet lokale te Kosoves, po tensionohet. Ato akuzojne njera-tjetren per, siç thuhet, korruptim te zgjedhesve dhe blerje te votave.
Fushata parazgjedhore, e cila po zhvillohet nga subjektet politike serbe, pjesemarrese ne zgjedhjet lokale te Kosoves, tashme ka filluar te nxjerre ne pah tensionet e para. Akuzat fillestare ndermjet Levizjes Serbe te Rezistences ne njeren ane dhe Partise se Pavarur Liberale ne anen tjeter, per, siç thone, loje te ndyre ne kuader te fushates, tashme jane shnderruar ne akuza per korruptim te zgjedhesve dhe blerje te votave.
Momçillo Trajkoviq, kryetar i Levizjes Serbe te Rezistences, thote se tashme kane argumente per nje numer rastesh, ku Partia e Pavarur Liberale po ndikon te zgjedhesit permes, siç thote si, dhenies se parave, dhurimit te lavatriçeve, druve per djegie e te tjera. "Kete eshte duke e bere Partia e Pavarur Liberale. Ne kemi argumente. Kemi deklarata te njerezve, argumente ne leter dhe video-regjistrime. Kjo ka te beje me menyren me perfide te blerjes se njerezve dhe votave te tyre", tha ai.
"Kjo eshte e ndaluar edhe me Kushtetuten e Kosoves, edhe me te gjitha ligjet e te gjitha shteteve normale", thote Trajkoviq, duke shtuar se e gjithe kjo nuk ka te beje me ndonje forme te lobimit, por, siç shprehet ai, me korruptimin e njerezve te varfer te bashkesise serbe dhe te asaj rome.
Ne anen tjeter, Petar Milletiq, sekretar i Partise se Pavarur Liberale, kundershton akuzat e Trajkoviq, duke i hedhur poshte ato si te pabaza dhe dashakeqe. "Kjo, thjesht, nuk eshte e sakte. Une mund ta kuptoj zotin Trajkoviq, per shkak se ai eshte i deshperuar, sepse, me sa duket, ai po i humb zgjedhjet. Une, tash e njezet vjet, i percjell proceset zgjedhore dhe e di qe gjithmone ata qe i humbin zgjedhjet, i akuzojne kunderkandidatet e tyre se i kane blere votat me para. Para se gjithash, nje gje e tille nuk shpaguhet", thote Milletiq, duke shtuar se partia e tij nuk ka aq para sa per te blere vota. Ai porosit drejtuesit e Levizjes Serbe te Rezistences qe nese posedojne argumente per akuzat e tyre, ato t‘i deponojne ne organet e drejtesise.
"Nese kane argumente, une i trimeroj ata qe t‘i deponojne ato ne prokurori. Nderkaq, fakti qe Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Ministria e Kthimit po e bejne punen e tyre, kjo kurrsesi nuk do te thote se ne kete menyre Partia e Pavarur Liberale po i blen votat", thote Milletiq.

 



 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.1/10 (7 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit