Kriza/Shkurtohen pagesat per oret e punes shtese. Anulohen trajnimet dhe udhetimet jashte shtetit
Qeveria merr masa drastike per uljen e shpenzimeve. Preken edhe shperblimet per punonjesit
Qeveria merr masa te forta per shkurtimin e shpenzimeve operative te administrates publike. Vendimi i djeshem, ndalon ne menyre kategorike punesimet e reja ne administrate pervec rasteve kur kemi te bejme me ngritjen e nje institucioni te ri. Shkurtimet kane prekur dietat e punonjesve por edhe trajnimet e tyre jashte vendit.
Per sa i perket udhetimeve, Ministria e Financave kerkon qe ato te shkurtohen sa me shume dhe te kryhen vetem ne raste shume te nevojshme. Edhe ne keto raste, eshte e domosdoshme qe ato te miratohen nga titullari i institucionit.
Per tu theksuar eshte fakti qe te pakten deri ne fund te ketij viti nuk do te punesohet asnje i ri ne administraten publike, ndersa per sa i perket dietave dhe shperblimeve, ne rastet kur vertetohet se ato jane dhene gabimisht behet i detyrueshem kthimi i tyre. Keshtu, referuar vendimiT te qeverise, asnje institucion nuk do te jape shperblime per punonjesit e tyre nga fondi i vecante.
Ato qe preken me shume jane shperblimet per rezultate te mira ne pune. Ne vendim nuk ka asnje pike qe te ndaloje edhe dhenien e shperblimeve per fund viti si dhe nje sere mbeshtetjesh financiare te tjera qe parashikohen ne nje vendim te meparshem te qeverise qe ka te beje me perdorimin e fondit te vecante nga institucionet.
Ne rastet kur verehet se shperblimi eshte marre ne kundershtim me percaktimet e vendimit te qeverise, punonjesi eshte i detyruar qe ta ktheje shumen e marre ne arken e institucionit nga e ka terhequr ate. Ne listen e shkurtimeve jane futur edhe shpenzimet qe jane percaktuar per personelin apo veprimtari social-kulturore.
Ne kuader te uljes se shpenzimeve, qeveria parashikon te bllokoje te gjithe fondet buxhetore qe nuk jane prokuruar deri me date 1 gusht. Ne kete menyre ndalohet zhvillimi i te gjithe tendereve publik pas dates 1 gusht 2010.
Ulja e shpenzimeve operative prek edhe pagesat e oreve shtese te punonjesve. Nese deri me tani nje punonjes paguhej me bonos per oret shtese ne pune, duket se tashme qeveria ka parashikuar te tregohet me dore shtrenguar.
Referuar udhezimit nr.19 date 10.07.2008 Per vendosjen e disa standardeve ne planifikimin e shpenzimeve per personelin mbi te cilin eshte marre edhe vendimi i djeshem i qeverise per oret shtese, pagesat per pune jashte orarit do te marrin vetem ata punonjes te cilet punojne ne nje vend qe permban sistemin 24 oresh.
Ketu perfshihet edhe sistemi arsimor. Ne raste kur kerkon te paguaje per oret e punes shtese nje punonjes, drejtuesi duhet te marre leje direkt nga Ministri i linjes nga i cili varet edhe institucioni.
Nderkohe, sipas vendimit, pagesat per nepunesit civile, qe jane ne liste pritjeje do te jepen vetem pas konfirmimit zyrtar te Departamentit te Administrates Publike dhe perfshijne pagesen per nivelin e pages per funksion, pages per diplome dhe pages per vjetersi ne pune.
Kjo eshte nje mase drastike qe ndermerr ekzekutivi per shkurtimin e shpenzimeve, ne kuader te ndryshimeve ne buxhetin e ketij viti. Fillimisht u miratuan shkurtime ne zerin e investimeve publike, me rreth 39 miliarde leke. Pas kesaj radha i erdhi shkurtimeve te shpenzimeve operative nga ana e institucioneve publike.
V E N D I M
PER
DISIPLINIMIN E PERDORIMIT TE FONDEVE BUXHETORE
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te neneve 16 e 40, te ligjit nr.9936, date 26.6.2008, Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise, dhe te nenit 10, te ligjit nr.10 190, date 26.11.2009, Per buxhetin e vitit 2010, me propozimin e ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave
V E N D O S I
1. Shpenzimet e personelit, te miratuara ne ligjin nr.10 190, date 26.11.2009, Per buxhetin e vitit 2010, per cdo njesi te qeverisjes se pergjithshme, perbejne kufirin maksimal, te lejuar per tu perdorur, per cdo njesi shpenzuese, per punonjesit e miratuar me aktet perkatese ligjore dhe nenligjore. Per disiplinimin e ketyre shpenzimeve, vetem per vitin 2010, te respektohen keto masa
a) Shpenzimet e personelit, te dhena me hollesi, ne nivel mujor dhe te depozituara ne Drejtorine e Pergjithshme te Thesarit, ne Ministrine e Financave, nuk avancohen.
b) Fondi i vecante i planifikuar ne shpenzimet e personelit te mos perdoret per shperblime e per veprimtari social-kulturore, deri me date 1 dhjetor 2010. Çdo shperblim, i dhene ne kundershtim me vendimin nr.1151, date 25.11.2009, te Keshillit te Ministrave, perjashtuar piken 5 te tij, te kthehet ne buxhetin e njesise shpenzuese.
c) Shpenzimet e personelit, per ore pune, mbi kohen normale te punes, te perdorura ne kundershtim me udhezimin nr.19, date 10.7.2008, te ministrit te Financave, Per vendosjen e disa standardeve ne planifikimin e shpenzimeve per personelin, te kthehen ne buxhetin e njesise shpenzuese.
c) Te mos ndermerren ndryshime ne strukturat ekzistuese, qe shoqerohen me efekte financiare shtese. Perjashtohet nga ky kufizim krijimi i institucioneve te reja.
d) Pagesat per nepunesit civile, qe jane ne liste pritjeje, jepen vetem pas konfirmimit zyrtar te Departamentit te Administrates Publike dhe perfshijne pagesen per nivelin e pages per funksion, pages per diplome dhe pages per vjetersi ne pune.
dh) Te gjitha fondet buxhetore, qe i nenshtrohen procedurave te prokurimit publik, te cilat deri me date 1 gusht 2010 rezultojne te paprokuruara, te bllokohen. Ne kuptim te ketij vendimi, fonde te paprokuruara do te vleresohen ato fonde, per te cilat, deri me 1 gusht, nuk eshte lidhur kontrate.
e) Trajnimet jashte vendit per nepunesit e njesive te qeverisjes se pergjithshme, te parashikuara per tu mbuluar me fondet e miratuara per vitin 2010, bllokohen.
e) Shpenzimet per udhetime e dieta per njesite e qeverisjes se pergjithshme te reduktohen, duke perfshire vetem udhetime te rendesise se vecante e vetem per nje numer te kufizuar punonjesish. Ne cdo rast, per kryerjen e ketyre udhetimeve, te merret miratimi i ministrit/titullarit te institucionit qendror.