TIRANE- Vetem gjate gjysmes se pare te ketij viti, administrata qendrore dhe ajo lokale i kane shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem total prej rreth 1.2 miliarde leke. Nga 78 kontrolle te kryera gjate kesaj periudhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit, abuzimet me te medha jane hasur ne tatime, dogana, shitje apo dhenie me qira te pasurive shteterore, prokurime publike, etj.
Ne totalin prej 1.2 miliarde leke, rreth 360 milione leke dem jane hasur ne sektorin e taksave dhe tatimeve, ku ne vend te pare qendron Drejtoria e Rajonale Tatimore e Shkodres me 187.2 milione, me pas vjen ajo e Dibres me 67 milione, Gjirokastra me 61 milione, Kukesi me 7.5 milione, etj.
Ne raportin per gjashte mujorin e dyte te ketij viti, KLSH-se ben me dije se demet ne Drejtorite Rajonale Tatimore te mesiperme jane shkaktuar per shkak te mos mbledhjes se detyrimeve tatimore, te penaliteteve per tatimfitimin dhe TVSH-ne si dhe per shkak te mos aplikimit te gjobave per dorezim jashte afatit te bilanceve financiare.
Per sa i perket demeve ne tatime dhe taksave per pushtetin vendor, KLSH rendit bashkine e Lezhes ne vend te pare me 11.7 milione leke. Nga keto, rreth nje milion jane per mos ndalesen e tatimit ne burim ndersa pjesa tjeter per mospagesen e takses se ndikimit ne infrastrukture.
Shkelje gjithashtu me te njejten natyre jane hasur edhe ne bashkite, Korce 2.3 milione leke, Shijak 881 mije leke, Delvine 805 mije leke, Tepelene 725 mije leke, Gjirokaster 502 mije leke. Pjese e kontrolleve kane qene edhe Komunat Kashar dhe Otllak ne te cilat eshte hasur nje dem respektivisht me 3.6 dhe 2.4 milione leke.
Doganat renditen te dytat ne sektoret ku jane hasur me shume shkelje, me nje total prej 327.6 milione leke. Dogana e Durresit eshte ajo ne te cilen jane kapur me shume deme, rreth 306.6 milione leke.
Nderkohe, shkeljet ne doganen e Shkodres vleresohen ne rreth 11.5 milione leke ndersa ne ate te Fierit 9.4 milione leke. Per tu theksuar eshte fakti se pjesa me e madhe e demit eshte shkaktuar nga mospagesat e detyrimeve doganore per zhdoganimin e autoveturave.
Me rreth 152 milione leke vleresohet te jete demi total qe i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit ne sektorin e shitjes dhe dhenies me qira te prones shteterore. I gjithe demi ne fjale buron nga mos vjelja e tarifave te perdorimit te siperfaqeve pyjore, karrierave dhe siperfaqeve te tjera ne perdorim nga ana e subjekteve private.
Pjesen me te madhe te demit ne kete sektor e ka shkaktuar Ministria e Mbrojtjes, Bashkia Himare dhe Komuna Kashar, te cilat ne total nuk kane mundur te mbledhin rreth 23 milione leke detyrime nga subjektet private.
Demet e shkaktuara ne prokurime publike gjate gjashte mujorit te pare te ketij viti, te cilat jane llogaritur si nje ze i vecante nga KLSH paraqiten ne rreth 113 milione leke.
Nga keto, rreth 28 milione leke jane shkaktuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave, Durres dhe 24.3 milione leke nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Per te gjitha shkeljet e hasura nga kontrolle te kryera ne institucione qendrore dhe lokale, KLSH ka kerkuar demshperblimin e tyre ne masen 100 per qind duke bere madje edhe kallezimet penale per ata te cilet konsiderohen pergjegjes.
U shperdoruan 10.8 mln leke per paga dhe shperblime
TIRANE- Nje pjese e institucioneve te kontrolluara kane paguar milione leke paga ne kundershtim te plote me ligjin. Sipas KLSH, gjate gjysmes se pare te ketij viti, jane shpenzuar rreth 10.1 milione leke per paga dhe shperblime, ku pjesen me te madhe e ze projekti Ndertimi Rruges Levan-Vlore me rreth 6.8 milione leke.
E dyta paraqitet bashkia e Gjirokastres me nje dem prej 1.4 milione leke, ndersa me pas renditen bashkia Himare me nje dem prej 621 mije leke, bashkia Lezhe 170 mije leke, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor 244 mije leke, Ujesjelles-Kanalizime Vlore me 307 mije leke dhe Gjykata e Apelit me 85 mije leke. Sipas KLSH-se, te gjitha pagesat ne institucionet e mesiperme jane bere ne shkelje te hapur te ligjit.
Nje dem prej 731 mije lekesh eshte shkaktuar edhe nga shperblimet e padrejta. Ne kontrollin e kryer, KLSH ka kapur nje dem prej 458 mije leke ne bashkine Himare dhe 204 mije leke ne Komunen Novosele te Vlores.
Projektet me probleme, demi 228 mln leke
TIRANE- Nisja dhe lenia ne gjysme e projekteve apo me keq akoma deshtimi i tyre si dhe pagesat ndaj kompanive ne kundershtim me ligjin kane shkaktuar nje dem prej 228 milione lekesh brenda nje periudhe kohore prej gjashte muajsh.
Vetem projekti Menaxhimi i integruar i ujerave dhe ekosistemit ne Drejtorine e Pergjithshme te Ujesjelles-Kanalizimeve mesohet te kete shkaktuar nje dem te kesaj natyre prej 113 milione lekesh.
Nga keto, rreth 63 milione leke cilesohen nga KLSH si pagese e padrejte per sherbime, ne kundershtim me kushtet e kontrates dhe rreth 49.7 milione leke si pagesa te kryera per punime qe nuk jane realizuar ndonjehere.
Nje dem prej 37.7 milione leke mesohet te kete shkaktuar edhe Projekti Rehabilitimi i Infrastruktures se Ujit Vlore, ndersa rreth 5.5 milione leke shkelje te tjera jane kapur ne projektin per rehabilitimin dhe pajisjen e pese poliklinikave.
Nderkohe, vetem ne nje projekt, i cili rezulton te mos jete realizuar, Ministria e Arsimit ka shkaktuar nje dem prej 50.4 milione lekesh. Behet fjale per nje projekt per blerjen dhe pajisjen me kompjutera te disa shkollave te arsimit baze ne vend.