Vendimi numer 80 i dhene me 12 shkurt 2010, nga gjyqtarja e Gjykates se Shkalles se Pare te rrethit gjyqesor te Fierit, Irena Maneku, ishte per njerin prej pese ish-komisionereve te qendres se votimit numer 3052 ne fshatin Ruzhdie ne Fier, Pellumb Myrtaj.
Ashtu si per te tjeret, gjykata vendosi te caktoje si mase sigurimi personal, "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore". Sipas gjyqtares, ashtu si per kater te tjeret, masa e Prokurorise ishte e bazuar ne ligj e prova e duhej pranuar sepse, prokuroria kishte filluar procedimin penal nr.410 date 29.06.2009 per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit te me shume se nje here, te parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008. Myrtaj dhe te tjere ishin denoncuar nga anetaret socialiste te komisionit te qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, pasi ai dhe te tjere po kryenin veprime ne kundershtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi behej familjarisht si dhe nje person votonte dhe per persona qe nuk ishin te pranishem, pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit.
Sipas vendimit Nr.19 date 30.05.2009 te KZAZ-se Nr.19 Qarku Fier, Pellumb Myrtaj ishte emeruar anetar i Komisionit te Qendres se Votimit 3052, bashke me shtetasit Qazim Aliaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj, Shezai Kararaj, ndersa Ervin Myftaraj sekretar, Bujar Kararaj Kryetar dhe Pellumb Ferzaj Zv.Kryetar. Per shkak te konfliktit te ndodhur midis anetareve te ketij komisioni perfaqesues te Partise Socialiste me anetaret e tjere, ku si shkak ka qene vulosja e fleteve te votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, personave qe votonin ne menyre te hapur dhe per persona te tjere, anetaret e Partise Socialiste u larguan dhe kerkuan zevendesimin e sekretarit Ervin Myftaraj me nje anetar tjeter te komisionit.
KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emeroi si anetar te komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 date 28.06.2009, KZAZ Nr.19, liroi nga detyra e zv.kryetarit te komisionit Pellumb Ferzaj dhe emeroi zv.Kryetar te ketij kominioni Qazim Ferzaj. Perfaqesuesit e Partise Socialiste shkuan me pas ne qendren e votimit per vazhdimin e votimit por nuk u pranuan prej anetareve te tjere te komisionit e si rrjedhoje perfaqesuesit e PS-se u larguan dhe dorezuan vulen e sekretarit prane KZAZ-se nr.19.
Me pas Pellumb Myrtaj, komisioner I PD-se dhe kater te tjeret do te vendosnin per menyren dhe rezultatin e votimit ne qendren e votimit 3052, ku ishin listuar 592 zgjedhes.
Si anetar komisioni Pellumb Myrtaj bashke me Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, firmosi procesverbalin model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, te mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009.
Sipas hetimeve aty jane jane shkelur procedurat ligjore te votimit, ne kundershtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar me shume se njehere, duke shperdoruar detyren, si dhe duke falsifikuar listen e zgjedhesve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njekohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesine e votimit fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik Nr.829 date 27.01.2010, i ekspertimit te listes se zgjedhesve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie. Vec ketyre 80 banore te fshatit me te drejte vote, nga 111 qe ishin jashte shtetit, kishin "votuar" sepse u ishin falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit.
Nga teresia e veprime hetimore te mesiperme, rezulton se anetari Myrtaj dhe te tjere, anetare te komisionit te qendres se votimit 3052 te pranishem deri ne fund te votimit, kane kryer shkelje te dispozitave te kodit zgjedhor, me pasoje kunderligjshmerie sipas dispozitave qe parashikon Kodi Zgjedhor dhe Kodi penal. Kunderligjshmeria kishte filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit si dhe kane votuar dhe ne emer te zgjedhesve te tjere, pavaresisht faktit nese ishin apo jo te aferm te tyre; falsifikimin e listes se zgjedhesve, duke shenuar ne kete liste perbri emrave te zgjedhesve, numra serie te dokumentave te identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit te falsifikuara; hedhjen ne kutine e votimit te votave per personat qe u ishin falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumentave te identifikimit.
Nga ana e shtetasit Pellumb Myrtaj dhe te anetareve te tjere te komisonit te qendres se votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ1 19 Qarku Fier, ishin shkelur me dashje procedurat e votimit, ku ata vete dhe me dashje kryen veprime te drejtperdrejta, per falsifikimin e rezultatit te votimit. Nga shqyrtimi i listes se zgjedhesve dhe provave te grumbulluara rezultoi se, ne qendren e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ Nr.19 Qarku Fier per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28.06.2009, u listuan 592 zgjedhes, nuk votuan pa u bere shenimet 67 zgjedhes, dhe prej atyre qe u bene shenime rezultoi se u falsifikuan firma, numrat serie, te kartave te identitetit dhe pasaportave te 376 zgjedhesve.
Mbi bazen e fakteve te mesiperme prokurori kerkoi per Myrtajn dhe te tjeret, te njejten mase sigurie "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore te parashikuar nga nenet 232.1 germa "b" dhe 234 te K.Pr.Penale, per te pandehurit, te dyshuar per vepren penale te Shperdorimit te detyres ne bashkpunim, falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Duke lexuar vendimin numer 80 per ish-komisionerin Myrtaj, ashtu si dhe per te tjeret, gjykata shprehej se duhej caktuar masa e sigurimit personal, me detyrim paraqitjeje dy here ne muaj, sepse ekzistonte dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se ishin kryer veprat penale te Shperdorimit te detyres ne bashkepunim, Falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, Votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe Shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Sipas gjykates per veprat penale te Shperdorimit te detyres dhe Falsifikimit te dokumentave zgjedhore, ligji parashikon denim me burgim deri ne shtate vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke per vepren penale te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Dje ish komisioneri i PD-se Myrtaj ka dhunuar nje banor te Ruzhdijes, votues i PS-se, Isuf Kamberaj. "Me doli perpara dhe me tha, pse je prononcuar te nje televizion dhe ke thene te hapen kutite"- ka thene Kamberaj gjate denoncimit ne polici, duke treguar me tej edhe per "Shekullin" incidentin e ndodhur.
_______________
Ruzhdia, gjykata: Vjedhja e votave, pasi u larguan perfaqesuesit e PS-se
Me 12 shkurt 2010, gjyqtarja e Gjykates se Shkalles se Pare te rrethit gjyqesor te Fierit, Irena Maneku, merr disa vendime radhazi per caktimin e mases se sigurimit personal ndaj pese ish-komisionereve te qendres se votimit numer 3052 ne fshatin Ruzhdie ne Fier, Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrtaj.
Pas kerkesave te prokurorit Çlirim Sino, gjykata vendosi te pranoje kerkesat e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor Fier dhe te caktoje masat si sigurim personal, shtrengues ndaj te pandehurve, ish-komisionere ne Ruzhdie me "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore". Sipas gjyqtares Maneku, kerkimi i mases se Prokurorise ishte i bazuar ne ligj e prova e duhej pranuar sepse, nga shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes rezultoi e provuar se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier per pese komisioneret e Ruzhdies kishte filluar procedimin penal nr.410 date 29.06.2009 per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit te me shume se nje here, te parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008.
Procedimi penal, ishte rregjistruar mbi bazen e kallezimit penal, te bere nga anetaret e komisionit te qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, perfaqesues te Partise Socialiste, pasi prej anetareve te tjere te komisionit te qendres se votimit 3052 Komuna Ruzhdie, po kryeshin veprime ne kundershtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi behej familjarisht si dhe nje person votonte dhe per persona qe nuk ishin te pranishem, pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit.
Pas fillimit te regjistrimit te procedimit penal dhe kryerjes se veprimeve hetimore ne vazhdimesi, u sekuestrua kutia e materialeve zgjedhore per qendren e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ nr.19 Qarku Fier, prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Tirane. Nga verifikimi dhe kqyrja e ketyre materiale te zgjedhjeve per qendren e votimit 3052, rezulton se me vendimin Nr.19 date 30.05.2009 te KZAZ-se Nr.19 Qarku Fier, ishin emeruar ne detyren e anetareve te Komisionit te Qendres se Votimit 3052, shtetasit Bujar Kararaj Kryetar, Pellumb Ferzaj Zv.Kryetar, Pellumb Myrtaj, anetar, Qazim Aliaj anetar, Robert Myftaraj anetar, Veledin Myftaraj anetar, Shezai Kararaj anetar dhe Ervin Myftaraj sekretar.
Per shkak te konfliktit te ndodhur midis anetareve te ketij komisioni perfaqesues te Partise Socialiste me anetaret e tjere, ku si shkak ka qene vulosja e fleteve te votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, personave qe votonin ne menyre te hapur dhe per persona te tjere, anetaret e Partise Socialiste jane larguar dhe kane kerkuar zevendesimin e sekretarit Ervin Myftaraj me nje anetar tjeter te komisionit pasi Ervini ishte banor i fshatit dhe kishte njohje me zgjedhesit dhe anetaret e komisionit.
Me vendimin Nr.24 date 28.06.2009, KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emeroi si anetar te komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 date 28.06.2009, KZAZ Nr.19, liroi nga detyra e zv.kryetarit te komisionit Pellumb Ferzaj dhe emeroi zv.Kryetar te ketij kominioni Qazim Ferzaj. Perfaqesuesit e Partise Socialiste me ndryshimet e pozitave ne perberjen e komisionit te qendres se votimit 3052, shkuan ne qendren e votimit per vazhdimin e votimit por, keta nuk u pranuan prej anetareve te tjere te komisionit te cilet nuk pranonin ndryshimet e mesiperme, dhe ne keto kushte, perfaqesuesit e Partise Socialiste u larguan dhe dorezuan vulen e sekretarit prane KZAZ-se nr.19.
Nga shqyrtimi i listes se votuesve te Komunes Ruzhdie qendra e votimit 3052, rezulton se per zgjedhjet e kuvendit te dates 28.06.2009, jane listuar emrat e votuesve te cilat jane 592 zgjedhes. Ne kete liste, jane shenuar me shkrim dore perbri emrave te zgjedhesve, numrat e dokumentave te identifikimit dhe nenshkrimet perkatese, sipas percaktimeve te nenit 105 te kodit zgjedhor por, pa i hequr vize, emrit te zgjedhesit qe ka votuar.
Sipas librit te protokollit te mbledhjeve te Komisionit te Qendres se Votimit Nr.3052, rezulton se me vendimin Nr.1 date 28.06.2009 ora 07:30, eshte vendosur nga komisioni hapja e votimit. Me vendimin Nr.1 date 28.06.2009 ora 10:35, prej ketij komisioni me pese anetare duke perjashtuar kallezuesit, u vendos pezullimi i votimit per shkak se komisioneret e PS ushtruan presion psikologjik mbi komisioneret e PD-se, perfundimisht u larguan duke marre vulen e sekretarit.
Me vendimin Nr.2 date 28.06.2009 ora 14:30, komisioni 3052 me pese anetare vendosi hapjen e votimit.
Me vendimin Nr.4 date 28.06.2009 ora 19:25, komisioni vendosi mbylljen e votimit. Me vendimin Nr.5 date 28.06.2009 ora 19:30, komisioni vendosi per percaktimin e personave qe votuan nga ku rezultuan 525 zgjedhes qe votuan. Nga shqyrtimi i ketij libri te protokollit nuk rezultojne qe te jene bere shenime per personat qe ndihmojne votuesit sipas nenit 108 te Kodit Zgjedhor.
Prej anetareve te komisionit Bujar Kararaj, Pellumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, eshte mbajtur procesverbali model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009.
Prej ketyre anetareve, te cilet kane mbajtur dhe proceverbalin model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, jane shkelur procedurat ligjore te votimit, ne kundershtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar me shume se njehere, duke shperdoruar detyren, si dhe duke falsifikuar listen e zgjedhesve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njekohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesia e votimit fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik Nr.829 date 27.01.2010, i ekspertimit te listes se zgjedhesve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie. Gjithashtu, nga verifikimet e bera ne sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhes te kesaj qendre votimi ne daten 28.06.2009 rezultojne jashte shtetit nderkohe qe nje numer i konsiderueshem i tyre 80 persona, rezulton te kene votuar, por qe u jane falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit.
Nga teresia e veprime hetimore te mesiperme, rezulton se prej anetareve te komisionit te qendres se votimit 3052 te pranishem deri ne fund te votimit, jane kryer shkelje te dispozitave te kodit zgjedhor, me pasoje kunderligjshmerie sipas dispozitave qe parashikon Kodi Zgjedhor dhe Kodi penal. Kunderligjshmeria e ketyre anetareve, ka filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit si dhe kane votuar dhe ne emer te zgjedhesve te tjere, pavaresisht faktit nese ishin apo jo te aferm te tyre.
Kane falsifikuar listen e zgjedhesve, duke shenuar ne kete liste perbri emrave te zgjedhesve, numra serie te dokumentave te identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit te falsifikuara. Kane hedhur ne kutine e votimit, vota per personat qe u kane falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumentave te identifikimit.Sipas rregjistrit te posacem te zgjedhjeve dhe librit te protokollit te mbledhjeve te KQV 3052 te cilat ndodheshin ne kutine e materiale te kesaj qendre votimi, rezulton se nuk ka asnje shenim, se ne kete qender votimi te kene votuar zgjedhes per llogari te zgjedhesve te tjere per shkak te kritereve qe parashikon neni 108 i Kodit Zgjedhor dhe shkelja e kesaj dispozite, sipas parashikimit te nenit 106.5 te Kodit Zgjedhor, perben veper penale, ate te Shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Ne baze te nenit 40 te K.Zgjedhor dhe nenit 2 te Udhezimit Nr.4 te Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Per organizimin dhe funksionimin e komisionit te qendres se votimit, anetaret e KQV-se, pergjigjen per zhvillimin e zgjedhjeve ne qendren e votimit, duke zbatuar detyrat e parashikuara ne kodin zgjedhor dhe aktet nenligjore te nxjerra ne baze dhe per zbatim te tij.Komisioni i qendres se votimit eshte organ kolegjal. Ai pergjigjet per admnistrimin e procesit te votimit ne qendren e votimit.
Prej anetareve te komisonit te qendres se votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ1 19 Qarku Fier, jane shkelur me dashje, procedurat e votimit ne kete qender votimi, ku dhe vete anetaret e ketij komisioni, kane kryer veprime te drejtperdrejta me dashje, per falsifikimin e rezultatit te votimit. Sipas listes se zgjedhesve, rezulton se te peste anetaret e ketij komisioni, jane zgjedhes ne kete qender votimi ku dhe kane votuar. Ne baze te aktit te ekspertimit grafik, rezulton se anetari i ketij komisioni Shezaim Kararaj, ka falsifikuar listen e zgjedhesve, duke nenshkruar per to dhe shenuar numra te serive te dokumentave te identifikimit te rreme, veprime te kryera ne prani te anetareve te tjere.
Anetari i komisionit Veledin Myftaraj ka votuar per bashkeshorten e tij Dallandyshe Myftaraj. Zgjedhesi Buran Donaj, ka votuar per bashkeshorten e tij Fatmira Donaj, pasi nenshkrimi perbri emrit te Fatmira Donaj eshte nenshkruar prej Buran Donaj .Zgjedhesi Elmas Donaj, ka votuar per djalin dhe vajzen e tij Elton Donaj dhe Aurora Donaj, duke nenshkruar perbri emrave te ketyre zgjedhesve. Sipas listes se zgjedhesve, dhe verifikimeve rezulton se prej anetareve te komisionit jane shenuar numrat e kartave te identitetit te falsifikuara dhe se shtetasi Elton Donaj rezulton jashte shtetit diten e zgjedhjeve 28.06.2009 si shume zgjedhes te tjere.
Nga shqyrtimi i listes se zgjedhesve dhe provave te grumbulluara rezulton se, ne qendren e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ Nr.19 Qarku Fier per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28.06.2009, jane listuar 592 zgjedhes. Nuk kane votuar pa u bere shenimet 67 zgjedhes, dhe prej atyre qe jane bere shenime ne kete liste rezulton se jane falsifikuar firma, numrat serie, te kartave te identitetit dhe pasaportave te 376 zgjedhesve.
Mbi bazen e fakteve te mesiperme prokurori kerkoi caktimin e mases se sigurimit personal shtrenguese "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore te parashikuar nga nenet 232.1 germa "b" dhe 234 te K.Pr.Penale, per te pandehurit, te dyshuar per vepren penale te Shperdorimit te detyres ne bashkpunim, falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Sipas gjykates, duke qene se ne rastin konkret rrezikshmeria shoqerore e vepres dhe e autoreve te saj plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta dhe te pergjithshme per caktimin e mases se sigurimit personal te karakterit shtrengues te percaktuara ne nenet 228,229,230, te kodit te procedures penale gjykata cmonte se kerkesa per caktim mase sigurimi personal duhej te pranohej per faktin se nga provat e analizuara rezultonte se ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se shtetasit kishin kryer vepren penale te Shperdorimit te detyres ne bashkepunim, Falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, Votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe Shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Se dyti, gjykata veren se ne kete gjykim nuk ka ndonje shkak padenueshmerie ne favor te shtetasve, si ne drejtim te moshes, ashtu edhe ne drejtim te gjendjes mendore. Apo ndonje shkaku shuarjeje (parashkrim apo amnisti) te vepres penale te "Shperdorimit te detyres" me shume se nje here parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe neni 169 i Kodit Zgjedhor ligji 10019 dt 29.12.2008.
Se treti, gjykata cmon se nga analiza e rrethanave me siper ekziston rreziku ikjes. Ne caktimin e mases se sigurimit, gjykata ka parasysh qe masa e caktuar vjen ne perputhje me shkallen e nevojave te sigurimit qe duhet marre ne rastin konkret, rendesine e faktit, sanksionin qe parashikon vepra penale e "Shperdorimit te detyres, Falsifikimit te dokumentave zgjedhore, per te cilat ligji material parashikon masa denimi me burgim deri ne shtate vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke per vepren penale te parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal. Ne caktimin e mases se sigurimit, duhet te mbahet parasysh dhe rrethana e renduese e bashkepunimit"-mbylleshin vendimet e gjyqtares per pese ish-komisioneret e qendres se votimit 3052 ne fshatin Ruzhdie.
____________
Gjykata: Komisioneret falsifikuan dokumentet e 376 zgjedhesve
Nje grusht personash firmosen per zgjedhesit e fshatit. Komisioneret shenuan numra kartash dhe pasaportash te falsifikuara, votuan edhe ata qe nuk ishin ne Shqiperi. Korrespondenca mes Institutit te Policise shkencore dhe prokurorise per firmat e falsifikuara qe nenshkruan ne emer te votuesve
Ne 12 shkurt 2010, Gjykata e shkalles se pare e rrethit gjyqesor Fier me gjyqtare Irena Maneku,
vendos caktimin e mases se sigurimit personal "Detyrim paraqitje ne policine gjyqesore" per ish-komisioneret e qendres se votimit 3052 ne fshatin Ruzhdie. Per te peste eshte e njejta akuze,
"Shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit me shume se nje here, te parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008", pas kallezimit penal, te bere nga anetaret e komisionit te qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, perfaqesues te PS-se.
Nga shqyrtimi i listes se votuesve te Komunes Ruzhdie qendra e votimit 3052, rezulton se per zgjedhjet e Kuvendit te dates 28.06.2009, jane listuar emrat e votuesve te cilat jane 592 zgjedhes. Me vendimin Nr.5 date 28.06.2009 ora 19:30, komisioni ka vendosur per percaktimin e personave qe kane votuar nga ku rezultojne 525 zgjedhes qe kane votuar. Prej anetareve te komisionit Bujar Kararaj, Pellumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, eshte mbajtur procesverbali model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009. Prej ketyre anetareve jane shkelur procedurat ligjore te votimit, ne kundershtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar me shume se njehere, duke shperdoruar detyren, si dhe duke falsifikuar listen e zgjedhesve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njekohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesia e votimit, fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik.
Nga verifikimet e bera ne sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhes te kesaj qendre votimi ne daten 28.06.2009 rezultojne jashte shtetit nderkohe qe nje numer i konsiderueshem i tyre 80 persona, rezulton te kene votuar, por qe u jane falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit. Kunderligjshmeria e anetareve te komisionit, ka filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit si dhe kane votuar dhe ne emer te zgjedhesve te tjere, pavaresisht faktit nese ishin apo jo te aferm. Kane falsifikuar listen e zgjedhesve, duke shenuar ne te perbri emrave te zgjedhesve, numra serie te dokumentave te identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit te falsifikuara.
Kane hedhur ne kutine e votimit, vota per personat qe u kane falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumentave te identifikimit. Nuk kane votuar pa u bere shenimet 67 zgjedhes, dhe prej atyre qe jane bere shenime ne kete liste rezulton se jane fallsifikuar firma, numrat serie te kartave te identitetit dhe pasaportave te 376 zgjedhesve.
Ekspertimi i policise shkencore ne Departamentin per Hetimin e krimeve
Qendra 3052, disa persona firmosen per fshatin
Ne shkresen e dates nr.430, date 29 janar 2010, nisur nga departamenti per hetimin e krimeve, ne Institutin e Policise Shkencore ne Tirane, Drejtori Ajdin Mborja i kthen pergjigje Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Fier, per ekspertimin grafik te nenshkrimeve. Ne dispozicion te Departamentit te Hetimit te krimeve ishte lista perfundimtare e zgjedhesve per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise, te Komunes Ruzhdie te Rrethit Fier, Qendra e votimit Nr.3052.
Perfundimet e Akt ekspertimit qe mban numrin 829 i dorezohen Prokurorise se Fierit ne 27 janar 2010.
Objekte te ekspertimit kane qene nenshkrimet (firmat) e shtetasve, disa prej tyre komisionere te djathte ne qendren 3052, si Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj apo Pellumb Myrtaj si dhe pretendimet e prokurorise per personat qe nenshkruan ne emer te votuesve me emra te tjere.
Ne raportin e tij eksperti deklaron se: "Nga ekzaminimet ne pamjen grafike te kryera nenshkrimeve (firmave) gjendur tek rekuizita "Nenshkrimi i zgjedhesit" ne listat zgjedhore, objekt ekspertimi, u nxorren dhe u studiuan karakteristikat e pergjithshme dhe te vecanta shkrimore te secilit prej tyre, nga rezultoi se: "Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person.... Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person...Neenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63), objekte ekspertimi, jape shkruar nga i njejti person.. Nenshkrimet (firmat) ne emer te zgjedhesve (shtetasve) me numra rendore perkatesisht: (vijojne numrat nga "33 deri ne 548-shenimi i redaksise) duhet te jene shkruar nga i njejti person".
Ne perfundim te ekzaminimeve te kryera, drejtori i Departamentit te Hetimit te krimeve ne Institutin e Policise Shkencore ne Tirane nxjerr konkluzionet: se. Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita "Nenshkrimi i zgjedhesit" e listes zgjedhore objekt ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person....Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita "Nenshkrimi i zgjedhesit" e listes zgjedhore objekt ekspertimi, nuk Jane nenshkrime origjianle te shtetasit Robert Myftaraj, krahasuar me modelet e sjella, ne emer te tij...nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), jane shkruar nga i njejti person, Buran Donaj.
nenshkrimet ne emer te shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63) jane shkruar nga Elmaz Donaj...nenshkrimet per numrat rendore nga numri 33 deri te 548 jane shkruar nga i njejti person...nenshkrimet ne emer te shtetasve Luljeta Binjaku (Nr.22) dhe Veli Binjaku (Nr.23) jane shkruar nga i njejti person...nennshkrimet ne emer te zgjedhesve Ylli Demaj (nr.52), Elisabeta Donaj (67), Shaban Kamberaj (nr.95), Elton Kararaj (179),Hedije Kararaj (nr.196), Myzafer Kararaj (nr.198), Rexhep Kararaj (nr.199), Petrit Kararaj (nr. 200), Adem Kararaj (nr.255), Alkeda Kararaj (nr.266), Fatmir Kararaj (nr.267), Neritan Kararaj (nr.269), Rukije Memaj (293), Mikel Myftaraj ( (379), Meleqe Myftaraj (nr. 414), Ramadan Myftaraj (nr.415), Bajam Myrtaj (nr.442), Dafina Myrtaj(nr.443), Aristir Myrtaj (nr.448), Besnike Myrtaj (nr.449), Klodian Myrtaj(nr.450), Majlinda Myrtaj(nr.451),Perparim Myrtaj (nr.452), Renato Myrtaj (nr.453), Emiljano Myrtaj (nr.456)Fatbardha Myrtaj (nr.457), Edmond Myrtaj (nr. 459), Entela Myrtaj (nr.460), Emanuel Myrtaj (nr.475), Xhaferr Myrtaj (nr.476), Minushe Veliaj (nr.545), Skender Veliaj (nr.546), mund te jene shkruarperqind