Sezoni i ri politik, i cili normalisht starton ne shtator, duhet te kete si kryefjale te tij nisjen e punes intensive per nje reforme zgjedhore sa me te mire duke nisur punen me sugjerimet qe kane ardhur nga nderkombetaret OSBE-ODIHR-i dhe faktore te tjere qe sigurojne parametrat te tjere te zgjedhjeve ne Shqiperi
Selia roze shpreh shqetesimin per rritjen e cmimeve
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Ahmetaj, shprehu dje shqetesimin se ne kohe krize, kur cmimet po rriten, qeveria vazhdon ti rrise taksat ne kurriz te qytetareve.
Ndersa paraqiti nje liste te produkteve te cilat jane rritur cmimet, zyrtari socialist theksoi se qeveria deri me daten 1 gusht nuk ka shpenzuar as edhe nje qindarke per te ndihmuar familjet ne nevoje me pagesat e energjise, sic kishte premtuar qe ne janar te ketij viti. Vetem nga rritja e takses se ambalazheve te disa artikujve ushqimore, qeveria do tu fuse duart ne xhepa per tiu marre 80 milione dollare.
Ne keto kushte nuk ka shenja se situata do te permiresohet per buxhetet familjare as ne muajin shtator, kur pritet qe te kete nje tjeter shtrenjtim te miellit e bukes, i cili sigurisht do te ndiqet nga rritje zinxhir e cmimeve te artikujve ushqimore, -vleresoi Ahmetaj.
Deputeti socialist vleresoi gjithashtu se ne shtator do te dyfishohen edhe cmimet e telefonise fikse, nje tjeter barre e rende per konsumatoret. Sipas tij, kriza ekonomike ka shtyre mijera familje ne kufijte e mbijeteses. Per te, pushteti refuzon te njohe krizen dhe favorizon monopolet, favorizon rritjen e cmimeve te mallrave bazike.
Pushteti vazhdon te rendoje me mendjemadhesi shqiptaret. Rrenimi i buxheteve familjare eshte nje dhurate e ketij pushteti. Rimekembja e ekonomive familjare do te kerkoje kohe, angazhim serioz dhe politika ne favor te qytetareve. Gje qe ky pushtet nuk e ben dot, -kritikoi ekzekutivin, Arben Ahmetaj.