Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alarm kuqezi, demtohet sulmuesi Salihi

Publikuar me : 04.10.2008 Ne : Sport - 324 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Sulmuesi demtohet ne stervitje. "Kujtova se theva kemben, por per fat te mire nuk rezultoi ashtu"

Demtohet rende ne stervitje sulmuesi i talentuar i kombetares, Hamdi Salihi. Lajmin e ben te ditur per "Sportin shqiptar" vete futbollisti shkodran, i cili flet per ate cfare i ndodhi ne seancense premtes te Riedit. Nje lajm shume i keq ky per kombetaren, sepse te shtunen tjeter do te luhet ndeshja eliminatore me Hungarine, dhe nuk dihet nese 24-vjecari do te jete i gatshem.

Tejet i merzitur, golashenuesi shqiptar tregon ne linje telefonike nga Austria per momentin e keq. "Ende jam i habitur per ate cfare me ndodhi. Ishte nje kercim me koke dhe kavilja me kerciti shume keq. Si mua, ashtu edhe shokeve te ekipit, aq me shume atij qe me markonte, direkt na shkoi mendja per nje thyerje te kembes. Ishte nje cast qe nuk dua ta shkoj neper mend, por pas grafise qe bera sot (dje), shyqyr Zotit rezultoi qe ishte nje ndrydhje e kaviljes. U qetesova per momentin, por kur mendon qe ke ndeshjen me kombetaren afer, merzitja eshte e madhe.

Mjeket e ekipit me kane thene qe duhet te rri te pakten kater dite pushim. Tani duhet te bej gjithcka me stafin mjekesor, qe deri diten e ndeshjes me Hungarine te jem i gatshem. Jam shume i cuditur per faktin se ishte nje dyluftim pa pretendime. Megjithate, futbolli ky eshte, nuk ke cfare t'i besh,"- tregon Hamdi Salihi. Ai duhet te luante dje me Riedin ne ndeshjen me Matersburgun, ekipit qe gjithnje i ka shenuar. "Ajo qe me shqeteson me shume, eshte enjtja e kaviljes. Kjo me ben disi pesimist dhe nuk di cfare te them. Me ngelet vetem te shpresoj,"- shprehet sulmuesi, qe do t'i bashkohet kombetares te henen ne Budapest, kur dhe nis grumbullimi per ndeshjen me Hungarine. Ne kete fundit do te mesohet me shume per gjendjen e shkodranit.
 

Golashenuesi kuqezi, Hamdi Salihi, flet per sfiden me Hungarine. Sipas tij, duhet guxuar per me te miren

"Pse jo, te mbajme vendin e pare ne grup"

Duke lene pas demtimin, Hamdi Salihi u pergjigjet me miresjellje pyetjeve ne lidhje me ekipin kombetar. Per golashenuesin, ndeshja e rendesishme ne transferte me Hungarine kerkon guxim per te arritur nje rezultat pozitiv. Sulmuesi kuqezi eshte ambicioz, kur nder te tjera thote: "Te gjithe mund ta quajne te perkohshem vendin e pare ne grup, por une kam nje bindje qe do te jemi ne krye edhe pas ndeshjes me Hungarine." Per me tej, ja si u shpreh per "Sportin shqiptar" futbollisti shkodran:

- Duke ju uruar riaftesim sa me te shpejte, si e parashikoni ndeshjen e rendesishme me Hungarine?

- Per veten mund te perdor shprehjen e popullit qe, gjithmone pas nje momenti te keq, vjen nje gje e mire. Ndoshta edhe me mua ndodh keshtu ne ndeshjen me Hungarine. Mendoj se eshte nje perballje, ku ne duhet te bejme te pamunduren per te arritur rezultatin pozitiv. Eshte koha te guxojme per rezultatin. Futbolli ka te papritura, por ne duhet t'i bejme hyzmetin kesaj ndeshjeje, qe ne fund te mos themi: luajtem keq. Hungaria eshte nje ekip i mire, por edhe nje fitore jona nuk besoj se do te ishte ndonje cudi. Kemi lojtare shume te mire dhe e kemi treguar veten, por kete here duhet te japim me shume se 100%.

- C'do te thote per ju vendi i pare ne grup?

- Natyrisht qe kjo eshte nje kenaqesi, te cilen une personalisht e kam ndier kur u ktheva ne Austri. E kam thene edhe me pare, qe kombetarja eshte dicka shume e rendesishme per nje futbollist. Une per vete kete e mesova ketu ne Austri. Per te qene i sinqerte, te gjithe mendojne qe ky do te jete nje vend i perkohshem per Shqiperine, duke pasur parasysh skuadrat e forta qe ne kemi ne grup. Kete here kam nje bindje, se edhe pas ndeshjes me Hungarine, do te jemi te paret. Megjithate, ne duhet te qendrojme me kembe ne toke, duke u perqendruar vetem te Hungaria.

- Nje mendim per skemen e perdorur nga trajneri Ari Han, me vetem nje sulmues te deklaruar?

- Derisa trajneri e ka aplikuar dhe ka arritur rezultate pozitive, atehere do te thote qe varianti ka qene i suksesshem. Me Suedine une u perpoqa shume, por ishte e pamundur te caje. Trajneri e di me mire, por nuk do te ishte keq qe me Hungarine te guxojme edhe me dy sulmues, pasi natyrshem krijohen hapesira me te medha per ne qe luajme ne kete repart. Sidoqofte, e rendesishme eshte qe ne fund te arrijme rezultatin. Ekipit i eshte futur ne fryma e lojes ne grup dhe te gjithe futen ne fushe me qellimin per te zhvilluar nje loje kolektive.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit