Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alarmi, nje i dyshuar me gripin e derrave ne Shqiperi

Publikuar me : 12.06.2009 Ne : Shendeti - 552 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mjeket e Infektivit ne QSUT pohojne se po mbajne ne karantine nje diplomat te dyshuar me H1N1. Erdhi nga Siria dhe po presim analizat


Alarmi i gripit te derrave tashme ka perfshire edhe vendin tone. Nje zyrtar i Ministrise se Jashtme eshte shtruar ne spitalin Infektiv, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", i dyshuar me gripin e derrave dhe po mbahet ne izolim te plote.


Drejtori i shendetit publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazment Bejtja, pohon se po realizohen analizat dhe rezultatet e sakta priten te dalin brenda 40 oreve. Nderkohe, gjithe personeli i spitalit dhe pacientet e tjere jane perfshire ne panik nga gripi i derrave, duke vene maska dhe duke marre masa mbrojtese.


I dyshuari


Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine. Nje 57-vjeçar, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar dje ne sallen e reaminacionit ne spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket pohojne se kane dyshime te forta qe ai te jete prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.


Behet e ditur se diplomati po kthehej nga Damasku, ku mori pjese nje delegacion i Ministrise se Jashtme dhe ministri Lulzim Basha. Sipas te dheneve zyrtare, ky grup po kalonte ne Vjene, kur pati nje gjendje te renduar shendetesore. Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t'i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.


Megjithate, mjeket e Infektivit pohojnen se pacienti ka neglizhuar, pasi eshte paraqitur ne spital vetem pas dy ditesh, kur gjendja e tij shendetesore eshte renduar, çka e bene akoma me problematik edhe mjekimin e tij, pasi semundja ka avancuar.


Por, nga ana tjeter, zyrtaret e Ministrise se Shendetesise e konsiderojne thjesht rast te dyshimte me gripin e derrave dhe se po marrin masa qe te mbajne nen kontroll situaten. "Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar", - u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i shendetit publike Ministri.


Alarmi


I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese, sapo i dyshuari me gripin e derrave ka mberritur ne spitalin Infektiv. Pacientet e pyetur dhe te afermit e tyre qe dilnin nga spitali nuk e kane fshehur friken nga virusi i derrave, te cilet nuk kane refuzuar maskat mbrojtese qe u jane ofruar nga personeli.


"Sigurisht qe eshte e frikshme. Kemi degjuar per kete virus dhe ka marre jete njerezish",- pohon nje e aferme e nje pacienti ne Infektiv. Ndersa i gjithe personeli shendetesor ne kete spital eshte pajisur me masa mbrojtese, por edhe tek ata vihet re qarte frika nga ky virus vdekjeprures.
 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit