Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alarmi, nje ne dy shqiptare vdesin nga semundjet e zemres

Publikuar me : 12.06.2009 Ne : Shendeti - 806 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtori i ISHP-se, Alban Ylli, theksoi se semundjet kronike jane vrasesi kryesor i shqiptareve. Ja shkaqet kryesore


Ne Shqiperi vrasese kryesore te njerezve jane shnderruar semundjet kronike, te cilat jane ne rritje e siper. Ndersa vendin e pare ne toplisten e zeze te semundjeve qe marrin jete njerezish jane semundjet kardio-vaskulare, pasi nje ne dy shqiptare vdes nga keto semundje.


Kete e pohoi drejtori i Institutit te Shendetit Publik gjate konferences se djeshme mbarekombetare te shendetit publik. Nderkohe, ai renditi faktoret kryesore qe ndikojne ne keto semundje.


Vdekshmeria


Specialiste te Shendetit Publik theksojne se semundjet kardio-vaskulare, kanceret e te tjera si keto, kane marre shume jete njerezish ne vendin tone, te cilat lidhen me faktoret e rriskut qe sa vijne e behen edhe me te dukshme ne shoqerine tone. "Semundjet kronike ne Shqiperi jane vrasesi me i madh.

Nje ne dy shqiptare vdes nga semundje kardio-vaskulare", - theksoi drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli, duke shtuar se kanceret, gjithashtu, jane nje pasoje shume e rendesishme e vdekjeve, si edhe traumat dhe semundjet respiratore te mushkerive, etj. Nderkohe, ai shpjegon se semundjet infektive jane duke u pakesuar.


Shkaqet


Te gjitha semundjet kronike stimulohen nga shkaqe te ndryshme, te cilat per fat te keq po vijne gjithnje ne rritje. "Jane te pafund shkaqet qe ndikojne ne semundjet kronike, por si shkaqe kryesore kemi identifikuar duhanpirjen, obezitetin, alkoolin, menaxhimin e stresit, etj.

Te gjitha keto ndikojne shume mbi semundjet kronike e, si pasoje, edhe mbi shendetin e popullates",- thekson Alban Ylli. Sipas studimeve, konsumimi i duhanit po vihet re ne mosha te reja dhe numri i femrave qe e konsumojne ate po konkurron me numrin e meshkujve.


Sipas studimeve, semundshmeria nga duhanpirja ze 22 per qind te barres se semundjeve. Edhe sa i takon konsumimit te alkoolit, shifrat nuk jane aspak pozitive, pasi konsumimi i alkoolit, po sipas studimeve te ISHP-se, ze 6 per qind te barres se semundjes.


"Obeziteti shkakton nje shifer te vleresuar prej 10 per qind te barres se semundjes, ndersa pasiviteti fizik kalkulohet te jete 5.3 per qind i barres se semundjeve",- behet e ditur ne studimin e Institutit te Shendetit Publik. Nderkohe, drejtori i ketij institucioni, Alban Ylli, theksoi se edhe traumat jane faktor qe shtojne vdekjet ne vendin tone.

22 % te barres se semundjes eshte nga duhanpirja, sa i takon semundshmerise

6 % te barres se semundjes eshte nga alkooli, sa i takon semundshmerise

10% te barres se semundjes eshte nga obeziteti, sa i takon semundshmerise

5.3 % te barres se semundjes eshte nga pasiviteti i aktivitetit fizik

 

Ylli: Jo direkt te medikamentet, por duhet parandalimi

Rritja e barres se semundjeve kronike nuk do te pritet thjesht me reagime pasive medicinale, por ne programe edukimi per te frenuar sjelljet e rrezikshme tek te rinjte, si duhanin, alkoolin, drogat, kequshqyerjen, e te tjera.


Keshtu u shpreh drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli, i cili theksoi se, te ndodhur perballe ketyre fakteve, ndonese shifrat e semundjeve kronike jane te ngjashme me ato te vendeve te tjera, ka ardhur koha te pershtatim sistemin shendetesor, ne menyre qe te reagoje me mire ndaj semundjeve dhe shendetit publik, dhe, ne menyre qe te kape sa me heret dhe te parandaloje sa me shume faktore risku.


Per kete, specialiste te Shendetit Publik kerkojne bashkepunim me te gjitha strukturat perkatese.

 

 

 

 

 

 


 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit