KONCESIONET
Task Forca po heton ne lidhje me menyren se si i jane dhene koncesionet bashkejetuesit te Albana Vokshit. Deputetja jep shpjegime ne prokurori. Merret ne pyetje deputeti Erjon Brace
TIRANE- Njesia e task-forces ne Prokurorine e kryeqytetit ka marre dje ne pyetje deputeten e PD-se, Albana Vokshi ne lidhje me ceshtjen e dyshimte te dhenies me koncesion te disa hidrocentraleve dhe te drejtes per kerkimin e naftes per bashkejetuesin dhe babane e femijes se saj, Arjan Tartari.
Lejet koncesionare i jane dhene Tartarit ne nje kohe kur njeriu qe bashkejetonte, Albana Vokshi, ishte keshilltare e kryeministrit per ekonomine ndersa e motra, drejtoreshe e privatizimeve dhe koncesioneve ne Ministrine e Ekonomise.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ne kryeqytet. Sipas ketyre burimeve, njesia e perbashket hetimore ka filluar hetimet kryesisht per ceshtjen duke regjistruar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike; korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike; shperdorim detyre si dhe akuzat e tjera qe mund te dalin nga hetimi, por pa ndonje autor konkret.
Per regjistrimin e ketij procedimi, mesohet se prokuroria ka perdorur, shkrimet e publikuara ne Gazeten Shekulli dhe me pas deklaratat e deputeteve te Partise Socialiste, kryesisht ato te deputetit Erjon Brace.
Vokshi
E para qe eshte therritur dhe ka deshmuar ne prokurori per kete ceshtje eshte vete deputetja Vokshi. Ajo i eshte pergjigjur interesimit te prokuroreve dhe ka dhene shpjegime ne lidhje me ceshtjet ne fjale. Nderkohe prokuroret e ceshtjen kane pyetur deputeten Albana Vokshi edhe ne lidhje me deklarimet e saj se njeriu qe bashkejeton ka dhene 100 milione euro ryshfet per nje leje ndertimi.
Vete Vokshi ka pohuar se Arjan Tartari i ka dhene 20perqind te aksioneve te njeres nga kompanite e tij, vlera e te cilave shkone rreth 100 milione euro, shtetasit Dritan Avllaj. Sipas saj, kjo gje eshte bere ne forme ryshfeti per te perfituar nje leje ndertimi nga Bashkia e Tiranes.
Por ne lidhje me kete ceshtje bashkia ka pohuar se nuk eshte dhene asnje leje ndertimi ne pronen e pretenduar nga deputetja Albana Vokshi. Madje nga ana e bashkise eshte bere nje kallezim penal per deputeten Vokshi duke e akuzuar per shpifje.
Pas Vokshit, ne prokurori eshte ftuar deputeti Erjon Brace per te dorezuar dokumentet qe ai disponon ne lidhje me keto ceshtje. Mesohet se deputeti Brace i ka dorezuar grupit hetimor te gjitha dokumentet qe Partia Socialiste disponon ne lidhje me deputeten Albana Vokshi, motren e saj Mimoza si dhe Arian Tartarin.
Pervec dorezimit te ketyre dokumenteve, mesohet se deputeti Brace ka dhene deklarime edhe ne lidhje me burimin e ketyre dokumenteve zyrtare dhe dijenine qe ai ka per keto ceshtje.
Hetimet
Nderkohe, grupi hetimor konfirmoi per Shekullin se hetimet kane filluar per verifikimin e procedurave te hapjes se tenderit per koncesionet, menyren e perzgjedhjes se firmes fituese.
Si dhe hetimin per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja ekonomike e kryeministrit Sali Berisha tashme deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, per perzgjedhjen e firmes fituese, ku aksioner figuron te jete babai i femijeve te saj, (bashkejetuesi) shtetasi Arian Tartari.
Sipas vendimeve te Keshillit te Ministrave dhe te dhenave te disponuara nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, rezulton se bashkejetuesi i deputetes shtetasi Arian Tartare dhe kompanite ku ai eshte aksioner apo administrator ka perfituar kater nga gjashte koncesionet per kerkim-shfrytezimin e vend burimeve te naftes dhe gazit ne vend.
Koncesione keto te fituara ne kohen qe deputetja Vokshi kryente detyren e keshilltares ekonomike te kryeministrit Sali Berisha dhe me pas si deputete e Kuvendit te Shqiperise.
Vlera totale e ketyre aksioneve, sipas denoncimeve te PS-se, kapin shifra qindra milione dollaresh. Gjithashtu rezulton se bashkejetuesi i deputetes Vokshi eshte aksionier ne pese shoqeri te ndryshme, shoqeri keto kryesisht te ngritura pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike.
Nderkohe, opozita e ka akuzuar METE-n se i ka dhene brenda nje dite gjashte kontrata koncesionare kompanise Alba Energy Plus ku administrator eshte Arian Tartari per ndertimin e HEC-eve ne rrjedhen e lumit Kardhiq duke e favorizuar ate dukshem ne raport me kompanite e tjera, nisur dhe nga fakti qe pjese e stafit te ministrise ishte edhe Mimoza Vokshi, motra e Albana Vokshit e cila bashkejeton me Tartarin.