Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar

Publikuar me : 11.03.2010 Ne : Kronike - 301 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

"Çeshtja nuk mund te gjykohet me aktet qe ndodhen ne dosjen e sjelle nga prokuroria dhe duhet te shqyrtohet me themel,- u shpreh gjykata


Pas vendimit te djeshem, avokati i Aldo Bares, kerkoi perjashtimin e trupit gjykues te kryesuar nga Fatmira Hajdari


TIRANE- Alfred Shkurti alias Aldo Bare, i akuzuar si organizator dhe drejtues i "bandes se Lushnjes" humb te drejten e perfitimit te uljes se 1/3 se denimit perfundimtar, nese do deklarohej fajtor per akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve te Renda.


Kjo ndodhi dje per shkak te refuzimit te gjykimit te shkurtuar nga trupa gjyqesore e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Menjehere pas publikimit te ketij vendimi qe hidhte poshte kerkesen e te pandehurit dhe avokatit te tij mbrojtes Vladimir Meci, ky i fundit me kerkese te klientit te tij, te kerkoi perjashtimin e peseshesh gjykuese, me arsyetimin e paragjykimit te ketij procesi penal.


Trupa gjyqesore e ceshtjes e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe anetaret Artan Broci, Altin Abdiu, Sokol Tona e Kreshnik Omari, nje jave pasi degjuan kerkesen e prokurorise per mos pranimin e gjykimit te shkurtuar ndaj Aldo Bares e pranuan kerkesen e akuzes. Ne kete menyre u rrezua ajo e mbrojtjes, per gjykim te shkurtuar qe i jepte mundesine Aldo Bares te fitonte nje te treten e denimit maksimal te mundshem.


"Çeshtja nuk mund te gjykohet me aktet qe ndodhen ne dosjen e sjelle nga prokuroria dhe ceshtja duhet te gjykohet me themel per te mos u shprehur me pas se ceshtja ishte paragjykuar. Si dhe i pandehuri Aldo Bare eshte hetuar ne mungese nga prokuroria"- tha gjyqtarja Hajdari e mbeshtetur nga kater anetaret e tjere te trupes gjyqesore.


Menjehere pas ketij vendimi te ndermjetem te lexuar nga kryesuesja e peseshes gjykuese, reagoi ne seance gjyqesore avokati Mece duke kerkuar nderprerjen e seances gjyqesore per dorezimin e nje kerkese per perjashtimin e trupes gjyqesore ne kryesekretari. "Sot (dje), ne daten 10 mars 2010, u njohem me vendimin e kesaj gjykate per rrezimin e kerkeses se avancuar nga ana jone.


Duke mos paragjykuar vendimin e marre nga gjykata, cmojme se ndodhemi perpara nje pengese te pa kapercyeshme per vazhdimin e gjykimit te kesaj ceshtjeje nga ky trup gjykues, ne kushtet kur tashme ai eshte vene ne dijeni te te gjitha deklarimeve te marra ne fazen e hetimeve paraprake, cka krijon premisa serioze per paragjykimin e ceshtjes nga ana e tyre.


Ne kushtet e siperme, me qellim qe te mos paragjykohet vendimi qe kjo e nderuar gjykate do te marre, kerkoj perjashtimin e trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari e te perbere nga gjyqtaret Artan Broci, Sokol Tona, Altin Abdiu dhe Kreshnik Omari nga shqyrtimi i ceshtjes ne ngarkim te te mbrojturit dhe perfaqesuarit prej meje, Aldo Bare alias Alfred Shkurti"-thuhet ne kerkesen e avokatit Mece.


Aldo Bare, i akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes, dy jave me pare kishte depozituar nje kerkese per gjykimin e ceshtjes se tij ne forme te shkurtuar, duke pranuar aktet ne dosje. Pas kerkeses se avoktatit Meci, perfaqesuesi i akuzes se Krimeve te Renda, i kerkoi trupit gjykues te ceshtjes refuzimin e kerkeses, per shkak se ishte e nevojshme thirrja e deshmitareve.


Shorti cakton serish Kurushin per Baren


Pas depozitimit te kerkeses per perjashtim te trupit gjykues te procesit penal ne ngarkim te Aldo Bares, kancelaria e Gjykates se Krimeve te Renda caktoi me short gjyqtarin Klodian Kurushi per shqyrtimin e saj.


Nderkohe, pak dite me pare, Gjykata e Larte nuk pranoi te shqyrtoje rekursin e te pandehurit Bare per shuarjen e mases se sigurise per shkak te kalimit te afateve te paraburgimit si dhe shfuqizimin e procesverbalit te seances gjyqesore te verifikimit te mases se sigurise me personin e ekstraduar nga Turqia Aldo Bare.


Nderkaq, sipas Prokurorise se Krimeve te Renda mbi te pandehurin e akuzuar si koka e "bandes se Lushnjes" rendojne akuzat e "Vrasjes me paramendim" pese here; "Mbajtje pa leje te armeve luftarake"; "Shkaterrimit te prones me zjarr"; "Krijimit te organizates kriminale" si dhe "kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale".


Bare kerkoi edhe njehere tjeter perjashtimin e Hajdarit


TIRANE- Edhe pak muaj me pare, konkretisht ne seancen e dates 9 dhjetor 2009 ka qene vete Aldo Bare me ndihmen e avokatit te tij mbrojtes Vladimir Mece qe ka kerkuar perjashtimin e kryetares se trupes gjykuese, gjyqtares Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe edhe si bashkeshortja e Azem Hajdarit.


Kjo kerkese e avokati Bare u rrezua dhe nuk u pranua, edhe pas pretendimeve se dosja e klientit te tij eshte politizuar nga maxhoranca.


"Me qellim qe si per mua ashtu edhe ne pergjithesi per opinionin, te mos paragjykohet vendimi qe kjo e nderuar gjykate do te marre, duke perjashtuar me kete rast cdo shkak, a arsye personale, kerkoj qe ky trup gjykues te mos kryesohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari",-pate thene avokati Mece ne kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Hajdari.


Pas kesaj kerkese gjyqtarja Hajdari parimisht shprehu gatishmerine duke i paraprire kesaj kerkese, qe nje jave me pas nuk u pranua perjashtimi i saj nga kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda, gjyqtari Dritan Hallunaj.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit