Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alibeaj: Une autor i e-maileve per Gerdecin sepse kishte vakum ligjor

Publikuar me : 01.11.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 632 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tirane- Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, ka pranuar sot se ka nisur emaile ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes per Gerdecin, ne kohen kur ai ishte ne zyren e antikorrupsionit ne Kryeministri. Gjate nje komunikimi me mediat, Alibeaj ka sqaruar se korrespondenca e shkembyer mes internetit ka qene ne kuader te keshillimeve, pasi legjistlacioni ka pasur vakume dhe duhej te plotesohej.

*Kam nisur emaile ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes pasi kam dhene asistence juridike per ligjin qe po behej per Gerdecin. Nuk kam gabuar, pse kam nisur emailet, pasi nuk kam bere asnje veprim antiligjor. Keshillimet kane qene puna jone*- ka thene ai, duke deklatuar prere se nuk beson te kete gabuar.

*Modestisht mund te pranoj se jam jurist qe spranon te kete gabuar sidomos ne kete rast. Puna eshte bere ne menyre serioze dhe sot do te jepja nje keshille*- ka thene me tej ai.

Kreu i Drejtesise, eshte shprehur i gatshem te jape sqarime qe mund te jene te nevojshme ne prokurori, lidhur me kete ceshtje. Interesimit te gazetareve, nese eshte i hapur per te qene pjese e sqarimeve ne Prokurori per tragjedine e ndodhur, Alibeaj i eshte pergjigjur pa hezitim: Po.

*Nuk duhet te diskutohen te tilla pyetje. Cdokush ne kete shtet qe eshte nen mbreterine e ligjit, duhet te ofrohet per te dhene sqarime ndaj cdo procedure hetimore qe mund te behet. Kjo do te rrise marredhenien e besimit qe prokuroria duhet te gezoje ndaj publikut*- ka shtuar ai, duke folur edhe per marredhenien me kreun e Prokurorise se Pergjithshme, Ina Rama. Marredhenie qe ai i ka quajtur normale dhe korrekte si me te gjitha institucionet.

Dy dite me pare, grupi hetimor i tragjedise se Gerdecit sekuestroi leter-kembimet e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, me keshilltarin e Mediut, Plarent Ruka. Kete fat pesuan te gjitha shkresat dhe korrespodencat e mbajtura mes ketyre dy institucioneve nga dhjetori 2006 deri ne fillim te marsit 2007.

Gjithashtu, u thirr dhe u mor ne pyetje ish-keshilltari i FatmirMediut, shtetasi Plarent Ruko, te cilit gjate kohes qe po merrej ne pyetje i eshte komunikuar urdhri per sekuestrimin e leterkembimit me Alibeajn. Ish-keshilltari Ruko ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me takimet e bera mes tij dhe ish-drejtuesit te auditit ne kryeministri, Alibeaj.

*Takimet jane zhvilluar brenda ne kryeministri, ne ministri te Drejtesise dhe ne lokalet e qendres se kryeqytetit, ndersa sa i perket leter-kembimeve, ato kane filluar nga dhjetori i vitit 2006 dhe jane shpeshtuar jashtezakonisht ne muajt e pare te vitit 2007*,-thuhet nga prokuroria.

Sipas akuzes, keto e-maile te cilat tashme jane sekuestruar dhe administruar ne dosjen voluminoze te ceshtjes se Gerdecit, ku rezulton se Alibeaj me detyren e drejtuesit te auditit te kryeministrise, ofronte asistence juridike dhe zgjidhje te problemit se cfare duhej bere me armet, tekniken dhe pajisjet qe dilnin nga perdorimi dhe qe ishin prone e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.

Keto biseda, mesohet se jane kryer ne kohen kur kompania amerikane *Southern Ammunition Company* (SAC) kishte hyre ne negociata dhe kerkonte kryerjen e demontimit te municioneve te lehta, ku Ministria e Mbrojtjes ishte gati ti ofronte kete pune me prokurim te drejtperdrejte.

Mungesa e bazes ligjore per te kryer kete pune te kerkuar nga SAC-i, beri qe Ministria e Mbrojtjes te kerkoje asistence apo ndihme juridike nga drejtuesi i auditit ne kryeministri, Enkelejd Alibeaj. Sipas prokurorise, ne leter-kembimet mes tyre behet fjale per menyren se si Ministria e Mbrojtjes si pjese e qeverise shqiptare, duhej te lejonte nisjen e aktivitetit te SAC-it per demontim, qe me pas do te niste bashkepunimin me kompanine shqiptare *Albademil* e drejtuar nga Mihal Delijorgji, biznesmeni tashme i pandehur per tragjedine e Gerdecit.

Sipas referimit te Alibeajt, derguar ish-keshilltarit juridik te Ministrise se Mbrojtjes, Ruko, qe me pas rezultoi ne piken tre te Vendimit te Keshillit te Ministrave me nr. 138 te dates 14 mars 2007, ku autorizohej Ministria e Mbrojtjes qe *te nxjerre udhezimin e hollesishem perkates, per kriteret teknike dhe procedurat e asgjesimit ose cmontimit a tjetersimit te armeve e te teknikes se Forcave te Armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi*, qe realisht nga ish-ministri Mediu nuk u nxoren udhezimet e hollesishme dhe te detajuara ne lidhje me llojin e municioneve qe duhej te cmontoheshin.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit