Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Alibeaj: Une kam bere ligjet e Gerdecit

Publikuar me : 02.11.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 690 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ministri i Drejtesise komenton akuzat per implikim ne tragjedine e marsit. *Sbesoj qe Bumci te kete gabuar me shkresat*

*Kam lejuar prokuroret qe te sekuestrojne dokumentet e arkivit per kohen kur drejtonte Bumci*

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ka pranuar dje se grupi hetimor i tragjedise se Gerdecit ka *zbarkuar* ne zyren e tij per te sekuestruar dokumentet qe mendohet se implikojne ate dhe paraardhesin e tij Bumci ne kete afere.

Burime te prokurorise kane shpjeguar se grupi i prokuroreve qe po heton tragjedine ka perfshire ne dosje edhe praktiken e hartimit te projektligjit nga ana e Ministrise se Drejtesise dhe kabinetit te kryeministrit, i cili i hapi rruge perfshirjes se kompanive private ne biznesin e demontimit te municioneve dhe tregtise se armeve.

Vete ministri ka pranuar dje se ka ndihmuar ne berjen e ligjeve qe krijuan Gerdecin. Madje ai ka shpjeguar me krenari qe legjislacioni kishte mangesi dhe ishte ai qe keshilloi te krijoheshin ato ligje.

Oficeret e policise gjyqesore kane shkuar ne zyren e Alibeajt dhe kane kerkuar *leje* per te sekuestruar disa dokumente qe ndodheshin ne arkiv. *Mund t'ju them qe oficere te policise gjyqesore jane pritur ne Ministrine e Drejtesise ne kryerje te detyres se tyre. Atyre u jane krijuar kushtet per te kontrolluar praktiken, arkiven e Ministrise*, u shpreh dje ministri Alibeaj.

Nder dokumentet qe jane sekuestruar ne arkiven e ministrise ndodhen edhe materialet e dyshimta te ish- ministrit Bumci. Opozita ka raportuar ne parlament se ne kete ceshtje eshte i lidhur ngushte edhe djali i kryeministrit Shkelzen Berisha. Deputetet e majte kane pohuar ekzistencen e nje shkrese te sekuestruar nga prokuroria ku ministri i atehershem Bumci shenonte ne ane te faqes se ky projektligj duhej kaluar menjehere se ishte me porosi te Shkelzen Berishes.

Vete Bumci ka reaguar ne lidhje me kete ceshtje duke thene se kjo nuk eshte aspak e vertete. Ai ka shpjeguar se shkrimi ne ane te dokumentit qe eshte derguar me pas me faks nuk eshte i tiji. Por kjo pritet qe te zbardhet nga hetimet e metejshme te prokurorise, e cila ka ne plan te vertetoje kaligrafine per te zbuluar autorin e shenimit.

Nje tjeter pikepyetje e madhe e kesaj ceshtjeje eshte edhe fakti perse duhet te ishte implikuar djali i kryeministrit Berisha ne kete ceshtje. Shkelzen Berisha zyrtarisht ne ate kohe nuk ka pasur asnje funksion shteteror dhe nuk kishte perse te informohej ne lidhje me ligjet qe do te mundesonin Gerdecin. Edhe ky eshte nje detaj qe pritet te zbardhet nga hetimet e prokurorise.

I pyetur dje nga mediat ne lidhje me kete ceshtje vete Alibeaj eshte pergjigjur me krenari se ka bere detyren e tij si jurist dhe nese do te kishte mundesine, ai do te krijonte edhe nje here Gerdecin. *Me modesti mund te pranoj qe jam nje jurist, i cili nuk pranon te kete dhene mendime te gabuara ne kete rast. Sepse ne kete rast puna qe eshte bere eshte serioze. Me kujtohet legjislacioni ne ate rast ka pasur mangesi, ka pasur vakuume qe te duhet te plotesoheshin.

Veprimtaria e nje shtetit duhet te ndertohet mbi baza ligjore. Jo nuk besoj se kam gabuar, do te jepja serish te njejten keshille*,- tha ministri i Drejtesise. Ne lidhje me faktin qe duhet te deshmoje ne prokurori ne lidhje me e-mail-et qe ai ka shkembyer me specialiste te te Ministrise se Mbrojtjes ne lidhje me Gerdecin, Alibeaj eshte pergjigjur se eshte teper i gatshem te kryeje kete gje. *Jam i cuditur qe me ben nje pyetje te tille, se a do te shkoj une ose jo?!.

Kjo eshte nje ceshtje qe nuk duhet te diskutohet, as per nje qytetar te thjeshte e aq me teper per nje qytetar, i cili eshte ne detyren e Ministrit te Drejtesise. Cdokush ne kete shtet, i cili pretendon te jete nen mbreterine e ligjit eshte jo vetem i detyruar, por duhet te ofrohet per te dhene sqarime ndaj cdo lloj procedure hetimore qe mund te behej*,- tha ministri Alibeaj ne lidhje me deshmine ne prokurori.


*Eshte raportim per punen e Ministrise se Drejtesise ne funksion te inspektimeve dhe kontrolleve qe kryen*

Ministria nuk terhiqet nga raporti per prokurorine

TIRANE- Gjate komunikimit te djeshem me mediat, ministri Alibeaj ka komentuar edhe perplasjet e fundit mes tij dhe prokurorise per ligjin e ri. *Duhet keni parasysh qe ky eshte nje ligj qe ju thoni se ka pasur perplasje, ne te vertete nuk jane perplasje individesh, nuk jane perplasje mes ministrit dhe Prokurorit, midis ministrit te Drejtesise apo perfaqesuesve nderkombetar, jo.

Perplasje ka pasur per arsyet dhe idete dhe per konceptet qe nje ligj i tille duhet te kete dhe une besoj qe kemi arritur ne masen me te madhe te zgjidhim ne menyre te arsyeshme ceshtje konkrete konceptuale qe nje ligj i tille do te duhet te permbante qe kohe me pare*,- tha ministri Alibeaj. Sipas tij, eshte triumf fakti qe nuk eshte i ministrit te Drejtesise, nuk eshte i Prokurorit te Pergjithshem, nuk eshte i asistenteve nderkombetar por edhe triumf i arsyes dhe i konceptit te respektit te qytetareve, qe cdo institucion, ashtu edhe prokuroria duhet te kete.

Ne lidhje me nenin ku Ministria e Drejtesise ka te drejte te kontrolloje punen e prokurorise dhe te raportoje mbi te ne kuvend. Alibeaj eshte pergjigjur se kjo eshte nje pike nga e cila nuk do te terhiqet. *Pa bere edhe ndonje zbulim te draftit, apo te konceptit mbi te cilin do te duhet te plazmohet ligji. Prokurori i pergjithshem ben sot nje informim, do te duhet te beje edhe nje raportim ne baze te ndryshime Kushtetuese.

Ministri i Drejtesise duhet te beje edhe ai nje raportim mbi punen e vet. Eshte raportim per punen e Ministrise se Drejtesise ne funksion te inspektimeve dhe kontrolleve qe kryen. Jemi republike parlamentare dhe eshte parlamenti organi kryesor nga i cili burojne te gjitha pushtetet qe do te thote qe parlamenti eshte sovrani dhe Ministri i Drejtesise duhet te marre pergjegjesine per te raportuar para ketij organi. Eshte detyrim, eshte sfide, eshte pergjegjesi, eshte koncepti i kontrollit dhe balances*,- tha Alibeaj.


Marredheniet me Ina Ramen

As mikeshe dhe kolege. Kam njohje. Marredheniet tona personale jane ato qe kane qene me pare. Nuk ka asnje lloj ngrirje dhe asnje lloj shkrirje ne marredheniet me Prokuroren. Ju duhet te dini qe marredheniet jo vetem personale por institucionale te Ministrise se Drejtesise me Prokurorine jane te perditshme dhe intensive.

Per ate pjese qe i perket Ministrise se Drejtesise, marredheniet ndergjyqesore me jashte pra, qe kane lidhje te drejtpersedrejti institucionale, mund te themi qe jane marredhenie vertet te kenaqshme.


Ministri ka *tradhtuar* shefin e tij Berisha, i cili ka deklaruar se nuk kishte asnje dijeni per Gerdecin

Alibeaj, ky minister genjeshtar

Ministri i drejtesise pranon perfshirjen e tij ne hartimin e akteve qe paraprine Gerdecin. Por ne asnje rresht te rregullores se veprimtarise se departamentit qe ai drejtonte dikur, nuk i jepet e drejta qe te merret me nje pune te tille. Ministri mes Shiles dhe Karibdes, ose genjen, ose ve nen akuze direkte per perfshirje ne tragjedi eprorin e tij te drejtperdrejte, kryeministrin Berisha. MAPO zbulon dokumentin e radhes.

Pas dy javesh heshtjeje, i vene nen akuze konkrete, ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj mbrohet duke genjyer. Ne nje interviste te dhene per BBC, ai mundohet te anashkaloje akuzat direkte se eshte njeri nga autoret e gjithe akteve juridike qe paraprine tragjedine e Gerdecit, duke komentuar se sulme te tilla i vijne nga nje shtyp i pozicionuar qartesisht majtas.

Dhe me pas vazhdon edhe me tej, kesaj radhe duke genjyer hapur dhe qartesisht se detyra e meparshme qe ka mbajtur, e ka detyruar qe te ndiqte dhe nje komponent legjislativ: *...atje ku konstatoheshin qe kishte mangesi te akteve ligjore apo vakum ligjor, qe duhet te rregullojne nje shtet ligjor, nje shtet qe vepron nen ombrellen e ligjit, do te duhej te jepte keshillime juridike, kjo ka ndodhur jo vetem ne kete rast, por edhe ne shume raste te tjera, gjithmone ne fokusin per te pare qe procedurat ligjore apo nenligjore lejonin shtigje hipotetike per veprimtari korruptive*. Nuk mohon pjesemarrjen e tij ne procesin e hartimit te ligjeve per Gerdecin, por shton se nje gje te tille e ka bere edhe ne shume raste te tjera.

Nga ky pohim i llojit, rregullova vetullat, por nxora syte, Alibeaj konsumon dy gafa te jashtezakonshme: E para askund ne rregulloren e veprimtarise se departamentit qe drejtonte nuk i jepet e drejta per te shkruar ligje dhe e dyta, e gjithe veprimtaria e tij detyrimisht duhej t?i raportohej eprorit te tij direkt, kryeministrit Sali Berisha.

Cka e nxjerr Alibeajn balle per balle pikerisht me te: e ka vene ne dijeni kryeministrin per punen qe bente, nderkohe qe ky i fundit, jo vetem nje here, mbrohet nga akuzat ndaj tij duke pretenduar se nuk dinte asgje per Gerdecin? Mes Shiles dhe Karibdes, Alibeaj ndodhet tani ne mes te kerkeses qe pritet te zyrtarizohet nga Prokuroria per t?u marre ne pyetje dhe merise se kryeministrit te cilit ai po i shemb alibine shume mujore, nuk isha aty, nuk dija gje!

Dokumenti i radhes, VKM e shkurtit 2006

MAPO ka siguruar vendimin e qeverise shqiptare te dates 15 shkurt 2006, me numer 94, i cili ne asnje rresht te tille, nuk i jep te drejte drejtuesit te departamentit te nderhyje, ne te gjitha rrethanat, ne procesin e shkrimit dhe hartimit te ligjeve. Ky vendim, natyrisht eshte i firmosur nga kryeministri Sali Berisha. Ai eshte nje rregullore per funksionin dhe procedurat e kontrollit te brendshem administrativ dhe antikorrupsion te keshillit te ministrave. Ka 23 nene.

Sipas kesaj rregulloreje, misioni i departamentit eshte *...te kryeje verifikimin (hetimin administrativ) e zbatimit te ligjshmerise dhe/ose kallezimeve per praktika abuzive, korruptive a arbitrare, te identifikoje punonjesit e administrates publike, te cilet me veprime apo mosveprime, kane kryer shkelje te akteve ligjore/nenligjore ne fuqi, te pergatise rekomandime per ceshtjet perfshi dhe llojet e masave ndaj autoreve si dhe te ndergjegjesoje institucionet publike ne lufte kunder korrupsionit*.

Rregullorja i jep te drejte departamentit te kontrolloje te gjitha ministrite, institucionet qendrore ne varesi te kryeministrit a ministrave, administrates se prefekteve si dhe shoqerite tregtare me kapital pjeserisht a teresisht shteteror. Departamenti ka te drejten – gjithmone sipas te njejtes rregullore – te ekzaminoje praktikat dhe procedurat e punes per identifikimin, zvogelimin dhe parandalimin e mundesive per korrupsion, te verifikoje ligjshmerine e akteve administrative, dhe te beje propozime prane kryeministrit te masave per ceshtjet e shqyrtuara. I vetmi sherbim keshillimi qe mund te bente departamenti, eshte ai per seminare me nepunes civile dhe ky, madje, ne bashkepunim me departamentin e sherbimit civil.

Ky fakt – te beje propozime perpara kryeministrit – e ndalon Alibeajn e djeshem qe te legjitimoje punen e tij perballe keshilltarit juridik te ish-ministrit te Mbrojtjes dhe ta *keshilloje* ate. Gjithe pjesa tjeter e rregullores kodifikon proceduren e kontrollit qe mund te ushtroje ky departament.

Mbrotja evazive direkt godet kryeministrin

Vetem neni i fundit i rregullores, me nje gjykim te sforcuar, mund te krijoje nje hapesire per perfshirjen e ish-luftetarit legal antikorrupsion ne ceshtjen e Gerdecit. Neni 23 qarteson se nese mbas nje akti kontrolli verehen se *vendimet, urdherat... nuk perputhen me aktet ligjore ne fuqi... ne aktkontroll perfshihet dhe rekomandimi per shfuqizimin e tyre... Rekomandimi i dergohet kryeministrit*.

Alibeaj duhet te saktesoje nese ka bere nje kontroll te tille ne Ministrine e Mbrojtjes – gjithmone te lidhur me ceshtjen e Gerdecit - dhe nese ka pasur probleme ne kete dikaster dhe nese i ka raportuar nje gje te tille kryeministrit. Duke marre parasysh ne nje rast te tille edhe faktin se ne kete menyre, perfshin direkt Berishen ne ceshtjen e Gerdecit.

Kjo rregullore qe percakton se kur vihen re probleme ne akte ligjore, *relacioni i rekomandon kryeministrit nevojen per ndryshime se bashku me sugjerimet per ndryshime ne aktet perkatese*. Formuluar ne kete menyre, gjithashtu, ne asnje rrethane nuk legjitimohet perfshirja e zotit Alibeaj ne shkrimin dhe hartimin e legjislacionit qe mundesoi shperthimin kriminal te Gerdecit.


Ministri i Drejtesise konsultonte zyrtaret e Mbrojtjes se si duhet te krijonin bazen ligjore te tragjedise se 15 marsit

E-mail- et qe lidhin Alibeajn me Gerdecin

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, eshte implikuar ne tragjedipasi ai eshte autori i hartimit dhe drejtimit te procesit ligjor qe coi ne pergatitjen e Gerdecit. Pa asnje lidhje funksionale me Forcat e Armatosura, Alibeaj konsulton zyrtare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe u ben mbledhje ne zyren e tij te dikurshme ne Keshillin e Ministrave, ku drejtonte departamentin antikorrupsion. Ish-keshilltari juridik i Mediut pyetet ne Prokurori pikerisht per keto lidhje.

Ekziston nje korrespondence e plote elektronike dhe nje numer i pacaktuar ende takimesh me protagonist Enkelejd Alibeajn dhe zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Ato jane zhvilluar ne kryeministri ne periudhen qe nis me dhjetorin e vitit 2006 dhe jane intesifikuar jashtezakonisht ne muajt e pare te vitit 2007.

Ne keto e-mail-e, nje pjese e te cilave tashme ndodhen ne dosjen voluminoze te akuzes, me gjithe gabimet e shumta drejtshkrimore, Alibeaj afronte asistence juridike dhe zgjidhje per problemin se cfare duhej bere me armet, tekniken dhe pajisjet qe dilnin nga perdorimi dhe qe ishin prone e Forcave te Armatosura. Kryesisht marresi i tyre ishte Plarent Ruka, keshilltari juridik i ministrit te mbrojtjes, me adrese plarentruka@yahoo.com.

Ishte koha kur kompania amerikane SAC kishte kerkuar te kryente demontimin e fishekeve dhe Ministria e Mbrojtjes ishte gati t?ia afronte nje pune te tille me prokurim te drejtperdrejte. Fillimisht u vu re se mungonte baza ligjore per ta kryer nje veprim te tille dhe ketu hyn ne loje vete Alibeaj.

Mbas disa takimeve radhazi ne zyren e tij ne Keshillin e Ministrave, ai i drejton ne 22 janar 2007 nje e-mail keshilltarit juridik te Mediut. Ai bashkengjit nje *relacion mbi situaten juridike dhe mundesite ligjore per implementimin e nje marredhenieje kontraktore te drejtperdrejte per rastin konkret*. Behet fjale pikerisht per menyren sesi duhej te sillej shteti shqiptar dhe si duhej te lejonte ai nisjen e aktivitetit te SAC-ut, qe me pas do te niste bashkepunimin me Albademil-in e Mihal Delijorgjit, biznesmeni tashme i arrestuar per tragjedine e Gerdecit.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit