Regji e padukshme, probleme me vokalin, karaktere te parealizuar dhe interpretim i mekur ne Ana Bolenen me regji te italianes Eleonora Paternit.
Ne krye te heres regjisorja foli per freski, pune te madhe me interpretimin, dhe personazhe te spikatur. Nje nivel i tille, shtron pyetjen Perse u hapen kaq lehte dyert te huajve ne Shqiperi?
Mllefe, shpirtra te tradhtuar, padrejtesi, etje per fron mbreteror dhe nje loja e ndyre e burrit te pushtetshem. E cmund te duan me teper ca njerez prej mishi dhe gjaku te ngrejne peshe nje salle teatri?
Nje shfaqje qe regjisorja e kish braktisur, ua kish besuar interpretuesve, skenografise dhe kostumeve. Ky ishte i vetmi vendim qe duhet te besoje pas Ana Bolenes (Anna Bolena, 1830) te Eleonora Paternitit, ku dukej sheshit qe nuk ishte punuar me figuren kryesore te shfaqjes, me interpretimin e disa solisteve, komunikimin mes tyre, me korin.
Anna Bolena shfaqet per here te fundit sonte, ora 19.00, ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Naten e trete spektatori mbushte vetem ¼ e salles.
Fjala eshte per mbretereshen e Anglise. Ajo perbuzet nga burri i saj Enriku VIII, qe kerkon nje pretekst per tu cliruar dhe per tu martuar me Xhovana Seymourin, nje grua e re, e hijshme dhe e perdredhur. Nje histori banale, nga ato qe shpesh te shtyn te besosh qe opera do te vdiste po te mos degjohej dhe ti jepte jete muzika e klasikeve ketyre libreteve te merzitshem.
Freskia e shfaqjes eshte shqetesimi me i madh per regjisoret e ketyre veprave.
Por Paterniti yne e kishte zgjedhur qysh heret kete problem.
Ajo kishte ardhur me nje ide te qarte per Ana Bolenen shqiptare. Ne fokus te saj do ishte gruaja ne mesjete, gruaja e shtypur nga burri, gruaja qe di ti perdore armet e joshjes.
Sapo largoheshin nga burrat dhe gjendeshin ne dhomat e mbretereshes, ne dhomat e shthurjes, aty beheshin te hidhura. Flisnin si burra, tregonin komplekset seksuale qe u lindnin gjate nates. Beheshin te egra, mblidheshin tok, trukoheshin mire. Dilnin nga ato dhoma me nje sjellje krejt tjeter. Kete doja te theksoja ne shfaqje, ka pohuar fillimisht regjisorja.
Kori i grave naten e trete te shfaqjes u shembellenin me teper vejushave qe shkojne te dielave ne kishe me fustane pis te zinj dhe shami kokes, sesa grave qe pershkroi regjisorja. U premtua gjithashtu, qe keta njerez qe i rrijne rrotull Ana Bolenes nuk mbeshtesin dhembjen e saj dhe nuk thone asgje per te.
Ana Bolena jone, ne rol sopranoja Marjana Leka, qe sapo doli ne skene, e kishte vdekjen te vulosur ne fytyre. Ishte vetem ceshtje kohe, por te gjithe e ndjenin qe do te ndodhte. Dhe pika me e forte e regjisores ishte qe nuk e kishte bere viktime Ana Bolenen.
Personazhi i provon te gjitha shqetesimin, dhembjen, poshterimin, ndjenjat e ndrydhura, inatin, meshiren. Portretin e Marjana Lekes e kishte kapluar pergjithmone fataliteti. Pa pike dashurie e priti edhe te dashurin e saj te larguar prej kohesh nga Anglia, Persin.
Dy ishin skenat kur Leka shpertheu me zerin e saj, por pa levizur gishtin ne interpretim kur Xhovana i rrefen per lidhjen e saj me mbretin, dhe ne arien e fundit pak para se ta printe fati tragjik. Interpretimi i ftohte u vu me shume ne pah ne skenen e cmendurise, kur ajo rijeton momentet e marteses me mbretin dhe te dashurise me Persin. I vetmi shpetim dhe mjet i sopranos edhe kete here ishte zeri.
Persi, i interpretuar nga Rudin Sata, ishte personazhi me keq i realizuar ne shfaqje, si ne pikepamjen e interpretimit dhe me se shumti atij vokal. Sata nuk arrinte ti artikulonte fjalet dhe e kishte pisk me notat e larta.
Dhe te mendosh qe Persi ishte nje personazh kyc ne shfaqje. I larguar prej vitesh ai vjen ne Angli per te folur me mbretin. Aty ndjen dashurine e pashijuar kurre per Anen. Sata me te njejten mimike shprehte dashurine, mllefin, shpirtin e lenduar, keqardhjen dhe brejtjen e ndergjegjes.
Tek Ana Bolena shkelqeu mexosopranoja Vikena Kamenica, ne rolin e Xhovanes.
Interpretim i gjalle, plastike perfekte, Kamenica ishte e vetmja qe dha idene e zhvillimit te karakterit, nga nje grua tinzare, bishtperdredhur, tek nje grua qe ruan akoma ndjenja dhembshurie per nje tjeter grua, e bren ndergjegjja dhe ka nevoje ta falin.
Likaj ishte linear ne interpretimin e figures se mbretit, te pushtetshmit, qe shperfill gjithkend, qe nuk e di ceshte meshira, dhe eshte per gezimin me cdo kusht te jetes.
Nje prej momenteve qe ngelet ne kujtese eshte ai i duetit mes Xhovanes dhe Enrikut ne aktin e pare te shfaqjes, nje moment lajkash, ngacmimesh, perkedhelish.
E pyetur edhe per aktoret para shfaqjes, regjisorja Paterniti nuk reshte se theni te shkelqyer.
Skenografia e realizuar nga Platon Bardhi dhe kostumet e porositura nga Sartorio-Arrigo Milano sikur i dhane pakez nga freskia qe ishte premtuar dhe qe regjisores i kish dale duarsh.
Per shfaqjen Anna Bolena sic ka ndodhur edhe me te tjera ne kete sezon, tri prej artisteve kryesore vinin nga Italia dirigjenti Marco Berdondini, regjisorja Eleonora Paterniti dhe tenori Marco Frusoni.
Duke u ballafaquar edhe me nje nivel te tille lindin vetiu pyetjet Perse merren te huajt per te drejtuar nje opere ne Shqiperi, per te interpretuar? Perse nuk u jepet shansi artisteve shqiptare por duhet nje tridhjetevjecare italiane te vije te mesoje doren ketu? Perse te huajve u hapen dyert kaq lehte?