|
Analistt: Fushata nuk ka sjell risi
Publikuar me : 31.10.2009 Ne :
Rajoni - 651 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Analistet ne Prishtine vleresojne se fushata per zgjedhjet lokale nuk ka sjelle shume risi per nga ofertat dhe premtimet. Ato premtime qe jane degjuar deri tash, sipas tyre, nuk jane te reja dhe nuk i joshin aq shume votuesit kosovare. Fushata zgjedhore ne Kosove nuk ka sjelle shume risi per nga premtimet, por me shume te reja ka sjelle forma qe disa kandidate kane zgjedhur per realizimin e fushates, thone analistet.
Sipas tyre, shkeljet me te medha verehen te premtimet e kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaçi, qe i ben ne emer te mjeteve te buxhetit te Kosoves. Analisti Belul Beqaj, ne pergjithesi e vlereson fushaten si normale. Por, njeheresh, ai i sheh edhe disa mangesi, qe vijne edhe si rrjedhoje e mungeses se nje oferte konkrete. "Mendoj se fushata eshte ne nje ekspansion propagandistik te partive kryesore, qe po mundohen me nje kozmetike mujore te ngjyrosin realitetin e zi, me nje ngjyre qe atyre po u konvenon". "Po ashtu, kundertheniet e porosive ne mes PDK-se dhe LDK-se, posaçerisht ne Prishtine, do te ngrinin tensione aq te medha, saqe ne fund do te dramatizohet dhe bartet psikoza edhe ne pjeset e tjera te Kosoves dhe do ta demtoje seriozisht imazhin e pergjithshem te zgjedhjeve", thote Beqaj.
Ne anen tjeter, analisti Halil Matoshi i konsideron si abuzime premtimet e kryetarit te PDK-se, Hashim Thaçi, njeheresh Kryeminister i Kosoves, per ndarjen e miliona eurove per komunat e caktuara. Po ashtu, Matoshi i potencon si joreale edhe premtimet qe po u behen komunave per shnderrimin e tyre ne qendra universitare. "E para, komunave po u premtohet nga ana e Kryeministrit qindra miliona. Ai realisht vetem me pese komuna e ka shpenzuar, kushtimisht thene, ‘buxhetin e Kosoves‘. Kurse, abuzimi i dyte konsiston me nje sindrome, per mua shume te habitshme ne keto zgjedhje, ku secilit qytet apo qyteze te Kosoves po i premtohet se do te behet qender universitare. "Kur dihet qe papunesia eshte ne 40 per qind, ti te besh universitete ne tere Kosoven dhe te krijosh njerez me diploma, por te papune - ky eshte absurd i llojit te veçante", vlereson Matoshi.
Ndersa nuk shihet se ka ndonje risi ne ofertat programore, analistet i shohin si risi format e fushatave qe aplikojne disa nga kandidatet. Si shembull merren ata kandidate qe kane zgjedhur reklamen negative per kunder-kandidatin ne gare, ne vend se te promovojne programet dhe idete e tyre.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|