|
Ankohen gjermanet: Pronat, pengese per investimet tona
Publikuar me : 22.10.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 303 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Bizneset gjermane po e shikojne seriozisht mundesine per te investuar ne Shqiperi, duke shpalosur nje sere projektesh ambicioze per te ardhmen, por i shqeteson nje fenomen: konflikti i prones. Kesaj dileme nuk ka mundur t‘i jape pergjigje as ministri i Puneve Publike dhe as ai i Ekonomise dhe Tregtise, te vendosur ne nje panel diskutimesh perpara investitoreve gjermane. Pas fjales se Kryeministrit Berisha, sekretarit gjerman per Ekonomine dhe ambasadorit gjerman, te pranishmit ne Forumin Ekonomik te te dyja vendeve paraqiten nje sere pyetjesh, te cilat vertiteshin rreth procesit te prones dhe problemeve qe mbart ajo ne 17 vjet tranzicion. "Sa i sigurt jam une nese prona ku po ndertoj te mos kete konflikte me pale te ndryshme? Po hipotekat, sa transparente jane ne verifikimin e titujve te pronesise? etj.", ishin nder pyetjet drejtuar ministrave te qeverise "Berisha". Ne fakt, debatin per çeshtjen e prones e hapi me pare ambasadori gjerman ne Tirane, Borchardt, i cili tha se garancia per investitoret e huaj, sidomos gjermane, eshte zgjidhja e konflikteve te pronave. Kete sinjal e kishte dhene dite me pare edhe ambasadori anglez, ne nje takim te zhvilluar me kryeregjistruesin e pronave te paluajtshme. Duke u nisur nga problematika, ministri i Ekonomise, Genc Ruli, iu eshte drejtuar investitoreve gjermane me fjalet se "nuk duhet te na paragjykoni, mjafton nje vizite ne Shqiperi per te mesuar kushtet qe ofrohen ne drejtim te investimeve te huaja". Kurse ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, e konsideroi çeshtjen e pronave si shume serioze, "por per zhvillimin e investimeve te huaja, qeveria i ka te gjitha mekanizmat per te nderhyre ne drejtim te zgjidhjes se problemit".
Pengesat
Infrastruktura dhe çeshtja e pronave u konsideruan si pengesat serioze ne zhvillimin e investimeve te huaja ne vend, ndersa sektoret paresore per bizneset gjermane mbeteshin energjetika, mbetjet e ngurta dhe ndertimi. Ne fjalen e tij, ministri Ruli tha se klima e biznesit do te marre formen e standardeve evropiane brenda tre viteve te ardhshme, duke permiresuar edhe me tej legjislacionin fiskal dhe reformen ne drejtim te reduktimit te lejeve dhe licencave. "Ne kemi shpallur krijimin e disa parqeve industriale, ku dy me kryesoret (njera ne Durres) priten te tenderohen ne nentor. Ju ftoj te merrni pjese ne kete proces si dhe ne tjera projekte qe pritet te paraqiten nga qeveria". Ministri gjeti rastin te permendte pranine e disa kompanive gjermane ne Shqiperi, si koncesionari i Rinasit dhe "Deutsche Bank", si modelin e suksesit per investitoret e huaj. Per sa i takon problematikave, Ruli veçoi çeshtjen e pronave dhe sektorin e amortizuar energjetik, te trasheguar, sipas tij, nga sistemi i vjeter komunist. "Nuk duhet te na paragjykoni per problemet qe duken ne plan te pare. Vizitoni Shqiperine, e cila ndodhet dy ore larg Berlinit dhe vendosni se ku doni te investoni. Asistenca jone per investimet tuaja do te jete falas dhe serioze", e perfundoi ministri fjalen e tij.
Disbalanca
Ajo qe bie ne sy dhe qe u vçua nga ministri Olldashi eshte prezenca e bizneseve gjermane ne Shqiperi, te cilat nuk jane ne te njejten linje me investimet e qeverise gjermane. "kemi marredhenie te shkelqyera me qeverine gjermane dhe kjo duket te investimet. Por nuk shihet e njejta situate ne sektorin privat".
Hartmut Schauerte
Sekretari Parlamentar i Shtetit ne Ministrine Federale te Ekonomise dhe Teknologjise se Republikes Federale te Gjermanise, Hartmut Schauerte, tha dje ne konference se, "ka nje interesim te madh te investitoreve gjermane per te investuar ne Shqiperi edhe ne fushen e prodhimit termik dhe hidrik te energjise, ne porte, ne perpunimin e mbetjeve urbane sipas standardeve te BE-se", etj.
Berisha-gjermaneve
"Do te ndertoj 400 hidrocentrale"
Kryeministri Berisha ka gjetur rastin qe te riktheje ne qender te debatit çeshtjen e ndertimit te centralit nuklear. Deklarata e radhes u be dje gjate Forumit Ekonomik Gjermani-Shqiperi, ku ne prani te investitoreve gjermane, Berisha paraqiti qendrimin pro ndertimit te nuklearit. "Shqiperia eshte nje vend plot me ujera dhe jane rreth 400 hidrocentrale te permasave te ndryshme, qe do te ndertohen. Njeri prej tyre po ndertohet nga nje konsorcium, ku merr pjese dhe ‘Deutsche Bank‘, ne zonen jugore te vendit. Kompani te tjera te medha, gjithashtu, po tregojne interes te madh ne kete drejtim. Ambicia e madhe e qeverise qe une kryesoj eshte qe ta shnderrojme Shqiperine ne nje superfuqi te vogel energjetike. Jane mbi 20 bilione kilovat/ore ujera per t‘u shfrytezuar. Vendi ka lartesine mesatare me te madhe ne Evrope mbi nivelin e detit dhe gjithashtu ka nje platforme ere mahnitese. Ndaj, ne mbetemi te hapur per prodhimin e energjise nukleare, si dhe per te gjitha format e tjera te energjise", u shpreh kreu i qeverise.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|