|
Ari Han, *lufte* Hungarise: Kemi ardhur per te fituar
Publikuar me : 11.10.2008 Ne :
Sport - 365 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Shqiptaret sot mbajne frymen ne stadiumin "Ferenc Pushkash" te Hungarise, atje ku skuadra e tyre e zemres do te zbrese si kurre ndonjehere deri tani, si e para e grupit, ne kerkim te nje fitoreje per te ruajtur kreun. Objektivin e tri pikeve e ka konfirmuar edhe trajneri i Shqiperise, Ari Han, ne konferencen e djeshme per shtyp, ku edhe u ka shpallur "lufte" vendasve.
OBJEKTIVI - "Normalisht Shqiperia ka ardhur per te fituar, do perpiqemi deri ne fund, edhe pse dhe nje barazim do te na kenaqte", ka thene holandezi i kuqezinjve. Por kete ambicie te tij, Han e mbeshtet, jo vetem te fakti se kundershtari nuk eshte i pathyeshem, por me shume te gjendja e futbollisteve te tij. "Per fat te mire te gjithe futbollistet i kemi ne nje forme te mire dhe grupi ka mjaft harmoni. Jemi ne gjendje optimale perpara kesaj ndeshjeje. Ështe shume e rendesishme dhe shpresojme te bejme diçka te mire", sqaroi tekniku i kombetares, i cili e ka vleresuar rendesine e ndeshjes: "Ështe e kuptueshme qe hungarezet kerkojne me domosdoshmeri te fitojne, pasi ky rezultat eshte mjaft i rendesishem per ta. Luajne ne fushen e tyre dhe jane te motivuar. Ata jane kundershtari yne direkt ne grup, prandaj duhet te jemi te kujdesshem. Motivimi nuk na mungon dhe besojme se do ta marrim rezultatin qe na duhet".
DREJT REKORDIT
Shqiperia ka arritur 4 here te koleksionoje 4 rezultate pozitive ne seri. Ne rast te nje barazimi, apo te nje fitoreje ndaj Hungarise, kuqezinjte do te arrinin rekordin per te pesten here. Kater rezultate pozitive radhazi Shqiperia i ka fiksuar me 2 maj 1948, deri me 23 tetor 1949 (1-0 Rumani, 0-0 Hungari, 0-0 Jugosllavi, 1-1 Rumani), tre prej te cilave jane luajtur jashte fushe. Nga 29 nentor 1952, deri me 1 maj 1958 (3-2 Çekosllovaki, 2-1 Çekosllovaki, 2-0 Poloni, 1-1 RDGJ) te katerta te zhvilluara ne shtepi. Nga 14 tetor 1998, deri 28 prill 1999 (2-2 Norvegji, 0-0 Greqi, 2-0 Maqedoni, 0-0 Letoni), me dy ndeshje te luajtura jashte. Nga 9 tetor 1999, deri 10 shkurt 2000 (2-1 Gjeorgji, 3-0 Andorra, 1-0 Azerbajxhan, 1-0 Malta), tre te fundit gjate turneut "Rothmans" te fituar ne Malte.
BASTET - Edhe pse prestigji i Shqiperise pas barazimit me Suedine dhe fitores me Malten qe i dhane vendin e pare ne Grupin 1 eshte rritur shume, serish kuqezinjte shikohen nga bastexhinjte si "te vegjel" perpara Hungarise. Nje gje te tille e kane bere te njohur shoqerite nderkombetare te basteve. Fitorja e skuadres vendase ne stadiumin "Ferenc Pushkash" eshte kuotuar me 1.5, nderkohe qe 3.5 eshte kuota per nje barazim te mundshem. Per bastexhinjte qe do te deshironin te fitonin shume nga kjo ndeshje, por qe edhe mund te rrezikonin gjithçka (sipas logjikes se shoqerive te basteve), mund te zgjedhin kuoten 5.5 te fitores se Shqiperise.
KUNDËRSHTARI - Boldizhar Bodor i Rodes, Sabolç Husti i Hanoverit dhe Kristian Vados i Osasunes jane thuajse gati per ndeshjen ndaj shqiptareve, ndonese vendimi per te luajtur ose jo do te merret vetem sot, para ndeshjes. Trajneri hungarez Kuman mund te jete me i qete pas punes se bere nga shtabi i tij mjekesor. Stadiumi qe mban emrin e yllit me te madh hungarez te futbollit "Ferenc Pushkash" ka kapacitet prej 68 976 vendesh, ndersa fillimisht mbante 100 000. Sipas mediave hungareze, do te jete e veshtire qe ne stadium te jene me shume se 30 000 tifoze.
Hungari-Shqiperi
Sot ora 19:45
Stadiumi "Ferenc Pushkash", Budapest
Transmetimi
"SuperSport" dhe TVSH
Hungaria
3-2-3-1-1
Fulop - Shelesi, Juhash, Vançzak - Vadosh, Dardai - Buzsaki, Hajnal, Xhuxhak - Huszhti - Torgel
Shqiperia
4-2-3-1
Beqaj - Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli - Cana, Lala - Duro, Skela, Agolli - Bogdani
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|