Edhe kete here Nene Tereza nuk na bashkoi dot. Jo per faj te saj, por per fajin tone. Mendimet e saj megjithese i shkruajme ne banderola, nuk i zbatojme. Prandaj, me sa duket jane aq te rendesishme, sepse, edhe pse jane te thjeshta, jane te veshtira per njerez si ne. Festimet e 100-vjetorit te lindjes se saj i beme te ndara.
Sa me te ndara dhe sa me shume lavde per veten. Edhe projekti i memorialit qe u paraqit dje la shijen e hidhur te deshtimit, shije qe e pat lene qe ne zanafille, ne shkurt kur u kerkesa per nje memorial u shpall nga Qeveria. Atehere shkrova nje artikull Vendi per memorialin, krejtesisht i gabuar (Shekulli, Shkurt 2010). Por nuk eshte e thene te degjoje njeri. Pyetjet dhe gabimet jane ne seri.
Perse nuk u diskutuan disa variante per vendin e memorialit dhe perse nuk iu kerkua Bashkise nje territor?
Perse projekti nuk u shpall si konkurs kombetar apo nderkombetar falas? Sepse nga 10 apo 15 projekte qe mund te vinin ishte shume me e lehte te zgjidhje me te mirin.
Perse u ngulmua qe projektuesi te jete vetem Marin Bicoku, i cili njihet si arkitekt zyrtar me aftesi te papara, por pa asnje curriculum profesional? Perse edhe pas kesaj, projekti nuk u ekspozua per verejtje dhe sugjerime? Perse nuk u aprovua nga asnje komision apo juri arkitektesh?
Perse nuk iu dergua Bashkise se Tiranes per aprovim ne KRRT? Arkitekti Bicoku e njeh fare mire procesin neper te cilin kalon nje projekt i tille, sepse me vite ka qene anetar i KRT-se.
Kjo eshte nje veper per humanisten me te madhe shqiptare dhe duhej nje paraqitje dhe vendimmarrje serioze.
Ne pershtypjen e pare objekti mu duk shume i thjeshte, objekt qe nuk ngjall emocion. Gjysma e majte me ngjan si kapanon burgu, kurse gjysma e djathte si nje sere perimesh. Proporcionet, volumet dhe elementet kryesore konstruktive dhe dekorative jane te pagjetur. Eshte nje objekt pa tingull dhe rezonance te brendshme. Dhe ceshte me e rendesishmja, nuk lidhet me ambientin perreth.
I gjithe objekti nuk vlen nga ana artistike as sa nje nga parapetet e ballkoneve te mrekullueshme kubiste qe ndajne kolonat.
Kjo veper, si e nje diletanti demton rende gjithe ansamblin e mrekullueshem te Bosio-s.
Po vazhdojme keshtu me gjenine tone shkaterruese te bazuar ne estetiken e shemtise. Nuk na mjaftoi qe shpartalluam bulevardin me tre kullat, por tani po futemi ne cdo volum qe ka mbetur.
Objekti prish perfundimisht dhe totalisht kompozimin hapesinor.
Po te shohesh nga sheshi para Akademise se Arteve, ti kupton kete veper te paperseritshme te arkitektures europiane. Aksi Akademi, Bulevard, hapesira e peste e kolonades, me mesin e Stadiumit, mbyllet me Malin e Dajtit. Eshte nje nga mrekullite qe ka Tirana.
Ta prishim edhe kete? Dhe per cfare? Per emocionalen e Bicokut?
Ate qe ka bere Daniel Libeskindi ne Muzeun Hebraik te Berlinit 1989-1998, ajo po eshte EMOCIONALE.
Arkitektura EMOCIONALE eshte shume e veshtire dhe nuk ka lidhje me ASGJENE.
Ta shpjegoj pak ajo lloj arkitekture niset nga emocionet qe duhet ti ngjallen vizitorit duke ecur gjate gjithe vizites dhe ne kete rast primare jane keto emocione dhe jo OBJEKTET. Kjo eshte si nje lloj skulpture hapesinore ku ne ecim dhe perjetojme emocione te forta qe vijne nga vijat, volumet, ndricimi, kendi i pjerresise, vendosja jone ne hapesire.
Me nje fjale, godina eshte edhe arkitekture, edhe skulpture, edhe spiker, edhe tregues. Ti kur del prej saj, ne menyre te pavetedijshme je i mbushur me nje emocion te pashpjegueshem qe vjen vetem nga arkitektura. Kete gje arrijne ta percjellin arkitektet gjeniale.
Kurse ne kete rast kemi te kunderten objekti i propozuar kerkon te prishe gjenialen e Bosio-s.
Pastaj Plani Rregullues Francez i aprovuar nga Qeveria, nuk parashikon aty asnje objekt.
Kjo do te pengonte dhe veshtiresonte edhe konkursin e saposhpallur nga Bashkia per Sheshin Nene Tereza, sepse tani ata qe do te marrin pjese (aq me teper qe afati eshte i shkurter), nuk do te dine nese duhet ta marrin parasysh apo jo Muzeun e Bicokut.
Kam frike se edhe kjo pune do te perfundoje si Konkursi per Parlamentin e Shqiperise. Atehere, degjoja te flitej per nje argument patriotik, sikur parlamenti i ri do ti hipte siper Komitetit Qendror, pra Komunizmit. Sot kjo me ngjall idene gjeniale dhe them me vete po sikur ti hipim siper edhe Fashizmit, pra te ndertojme nje volum analog mbi Kryeministri?
Mendoj se do te ishte e udhes qe ne muze te kthehej shtepia ku ka banuar Nene Tereza kur vinte ne Tirane, afer Kishes Katolike ne Rrugen Qemal Stafa. Ai po, eshte edhe vend i shenjte deri sa ajo ka banuar aty.